U lind me 15 janar 1945, në fshati Borje të Komunës Shishtavec, të rrethit Kukës, qarku Kukës. Banon në qytetin e Kukësit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes 7-vjeçaren në qytetin e Kukësit, Të mesmen në Liceun artistik "Jordan Misja" Tiranë në degën skulpturë dhe Institutin e Lartë Pedagogjik 3-vjeçar Shkodër dega gjuhë-letërsi shqipe.
Ka punuar mësues i ciklit të ulët, duke dhënë lëndët: Vizatim, lexim letrar, gjuhës dhe të letërsisë shqipe në sistemin e arsimit parauniversitar në shkolla të ndryshme të rretheve Has dhe Kukës, skenograf i Shtëpisë së Kulturës dhe Krijimtarisë Popullore estradës profesioniste dhe teatrit të kukkullave të qytetit të Kukësit, drejtor i muzeut lokal, regjsor i estradës profesioniste të rrethit Kukës, metodist, inspektor e kryeinspektor arsimi për rrethin dhe qarkun e Kukësit.
Ka botuar mbi 120 artikuj në shtypin e përditshëm, periodik shkencor e kulturor brenda e jashtë vendit.
Ka mbajtur rreth 40 kumtesa në sesione, simpoziume, seminare lokale, kombëtare e ndërkombëtare që rokin fusha të tilla si: Etnologji, leksikologji, gjuhësi, histori, letërsi, pedagogji, teatër, kulturë, muzeollogji, kulturë materiale popullore etj.
Eshtë:
- Bashkëautor i skenarit të dukumentarit televiziv kushtuar pasurisë etnografike të Kukësit (1981) dhe i skenarit të dukumentarit televiziv "Tradita e një fshati në sportin e rrëshqitjes me ski Shishtavec (2000).
- Skenarist dhe regjisor i dokumentarëve televiziv: "Hoxhë Bruti" (1999), "Qëndresë një shekullore" (2000), "Një jetë kushtuar skenës (2000), "Jetë mes tre shekujsh" (2001), "Në kufijt e legjendës" (2002), "Në nderim të një përvjetori" (2002), "Apostull i shqiptarizmës" (2003), "Sinomim i punës", (2003), "Një lumjan i madh" (2003), "Mrekulli që po braktisen" (2006), "Qamil Hoxha" (2008) etj.
- Skenarist dhe regjisor i disa spektakleve skenike si: "Rob askuj nuk muj me u ba", "Homazh", "Jemi dhe ne", "Kungujt e berës" etj.
- Autor i dhjetra punimeve në skulpturë, gdhendje druri, rrahje bakri, grafik etj. Të publikuara në mjedise publike, private, ekspozita kolektive e private etj.
Autor i librave:
1. "Brigada e XXIV Sulmuese" broshurë me bashkëautorësi (1984),
2. "Dëshmorët e rrethit të Kukësit" (1984),
3. "65 vjetori i shkollës së Dukagjinit", broshurë me bashkëautorësi (1988),
4. "Dëshmorët e rrethit të Kukësit) (1990),
5. "Kukësi vështrim enciklopedik" (1999),
6. "Jehona homerike në Kukës" (1999),
7. "Muke mile" (2000),
8. "Goranski narodni pesni" (2000),
9. "Kukësi në kalendarin e tij" (2000),
10. "Për Gorën dhe goranët" (2002),
11. "Kukësi i Ri (1962 - korrik - 2002), broshurë (2002),
12. "Iz narodne goranske proze" (2003),
13. "Sevni bre ashik, sevni bre dusho" (2004),
14. "Rreth krizës së minave në qarkun e Kukësit me bashkëautor (2006),
15. "Histori të vërteta" pergatitur per botim (2006)
16. "Pakujdesia e Ermalit" (2006)
17. "Sinan pasha i Topojanit" (2006),
18. "Drejtë Shqipërisë pa mina" (2007,
19. "Fjalor nashke - shqip (2007),
20. "Vëndlindja ime (2008),
21. "Endëroj zogun e malit (përgaditje për botim) 2009,
22. "Bogomilizmi dhe etnogjeneza e torbeshëve të Gorës së Kukësit,
23. "Ditët e krizës Kosovare në Kukës (2009),
24. "Teqja e at Aliut fshat - Kukës (2009)
- Njeri prej themeluesve dhe drejtuesve të shoqërisë etnokulturore"Gora" të krijuar në vitin 19991, ideator, organizues dhe drejtues i edicioneve të kulturës së Gorës në qytetin e Kukësit.
Njeri prej themeluesve e drejtuesve të gazetës "Drini" (Kukës 1992) dhe aktualisht kryeredaktor i gazetës fëminore "Jemi dhe Ne..." botim i shoqatës "ALB-AID" Kukës.
Mban titullin "Mësues i merituar" (1995) dhe dekoratën pë kuntributin në zhvillimin dhe pëhapjen e kulturës bullgare akorduar nga Ministria e Kulturës e Republikës Bullgare (Sofija, 2004).
List item
List item
List item
List item
List" item
List item
2 works Add another?
Sorted by: Most Editions | First Published | Most Recent | Top Rated | Reading Log | Random
Showing all works by author. Would you like to see only ebooks?
May 21, 2010 | Edited by 79.106.109.56 | Edited without comment. |
May 20, 2010 | Edited by 79.106.109.69 | Edited without comment. |
May 20, 2010 | Edited by 79.106.109.69 | Edited without comment. |
May 20, 2010 | Edited by 79.106.109.69 | Edited without comment. |
April 1, 2008 | Created by an anonymous user | initial import |