Click here to skip to this page's main content.

New Feature: You can now embed Open Library books on your website!   Learn More
Last edited anonymously
May 21, 2010 | History

Nazif Dokle

15. 01.1945 -

U lind me 15 janar 1945, në fshati Borje të Komunës Shishtavec, të rrethit Kukës, qarku Kukës. Banon në qytetin e Kukësit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes 7-vjeçaren në qytetin e Kukësit, Të mesmen në Liceun artistik "Jordan Misja" Tiranë në degën skulpturë dhe Institutin e Lartë Pedagogjik 3-vjeçar Shkodër dega gjuhë-letërsi shqipe.
Ka punuar mësues i ciklit të ulët, duke dhënë lëndët: Vizatim, lexim letrar, gjuhës dhe të letërsisë shqipe në sistemin e arsimit parauniversitar në shkolla të ndryshme të rretheve Has dhe Kukës, skenograf i Shtëpisë së Kulturës dhe Krijimtarisë Popullore estradës profesioniste dhe teatrit të kukkullave të qytetit të Kukësit, drejtor i muzeut lokal, regjsor i estradës profesioniste të rrethit Kukës, metodist, inspektor e kryeinspektor arsimi për rrethin dhe qarkun e Kukësit. Ka botuar mbi 120 artikuj në shtypin e përditshëm, periodik shkencor e kulturor brenda e jashtë vendit. Ka mbajtur rreth 40 kumtesa në sesione, simpoziume, seminare lokale, kombëtare e ndërkombëtare që rokin fusha të tilla si: Etnologji, leksikologji, gjuhësi, histori, letërsi, pedagogji, teatër, kulturë, muzeollogji, kulturë materiale popullore etj. Eshtë: - Bashkëautor i skenarit të dukumentarit televiziv kushtuar pasurisë etnografike të Kukësit (1981) dhe i skenarit të dukumentarit televiziv "Tradita e një fshati në sportin e rrëshqitjes me ski Shishtavec (2000). - Skenarist dhe regjisor i dokumentarëve televiziv: "Hoxhë Bruti" (1999), "Qëndresë një shekullore" (2000), "Një jetë kushtuar skenës (2000), "Jetë mes tre shekujsh" (2001), "Në kufijt e legjendës" (2002), "Në nderim të një përvjetori" (2002), "Apostull i shqiptarizmës" (2003), "Sinomim i punës", (2003), "Një lumjan i madh" (2003), "Mrekulli që po braktisen" (2006), "Qamil Hoxha" (2008) etj. - Skenarist dhe regjisor i disa spektakleve skenike si: "Rob askuj nuk muj me u ba", "Homazh", "Jemi dhe ne", "Kungujt e berës" etj. - Autor i dhjetra punimeve në skulpturë, gdhendje druri, rrahje bakri, grafik etj. Të publikuara në mjedise publike, private, ekspozita kolektive e private etj. Autor i librave: 1. "Brigada e XXIV Sulmuese" broshurë me bashkëautorësi (1984), 2. "Dëshmorët e rrethit të Kukësit" (1984), 3. "65 vjetori i shkollës së Dukagjinit", broshurë me bashkëautorësi (1988), 4. "Dëshmorët e rrethit të Kukësit) (1990), 5. "Kukësi vështrim enciklopedik" (1999), 6. "Jehona homerike në Kukës" (1999), 7. "Muke mile" (2000), 8. "Goranski narodni pesni" (2000), 9. "Kukësi në kalendarin e tij" (2000), 10. "Për Gorën dhe goranët" (2002),
11. "Kukësi i Ri (1962 - korrik - 2002), broshurë (2002),
12. "Iz narodne goranske proze" (2003),
13. "Sevni bre ashik, sevni bre dusho" (2004),
14. "Rreth krizës së minave në qarkun e Kukësit me bashkëautor (2006),
15. "Histori të vërteta" pergatitur per botim (2006)
16. "Pakujdesia e Ermalit" (2006)
17. "Sinan pasha i Topojanit" (2006),
18. "Drejtë Shqipërisë pa mina" (2007,
19. "Fjalor nashke - shqip (2007),
20. "Vëndlindja ime (2008),
21. "Endëroj zogun e malit (përgaditje për botim) 2009,
22. "Bogomilizmi dhe etnogjeneza e torbeshëve të Gorës së Kukësit,
23. "Ditët e krizës Kosovare në Kukës (2009),
24. "Teqja e at Aliut fshat - Kukës (2009)
- Njeri prej themeluesve dhe drejtuesve të shoqërisë etnokulturore"Gora" të krijuar në vitin 19991, ideator, organizues dhe drejtues i edicioneve të kulturës së Gorës në qytetin e Kukësit. Njeri prej themeluesve e drejtuesve të gazetës "Drini" (Kukës 1992) dhe aktualisht kryeredaktor i gazetës fëminore "Jemi dhe Ne..." botim i shoqatës "ALB-AID" Kukës. Mban titullin "Mësues i merituar" (1995) dhe dekoratën pë kuntributin në zhvillimin dhe pëhapjen e kulturës bullgare akorduar nga Ministria e Kulturës e Republikës Bullgare (Sofija, 2004).

List item

List item

List item

List item

List" item

List item

1 work Add another?

Photo of Nazif Dokle
Subjects

Lists

Links (outside Open Library)

No links yet. Add one?

History Created April 1, 2008 · 12 revisions Download catalog record: RDF / JSON

May 21, 2010 Edited by 79.106.109.56 Edited without comment.
May 20, 2010 Edited by 79.106.109.69 Edited without comment.
May 20, 2010 Edited by 79.106.109.69 Edited without comment.
May 20, 2010 Edited by 79.106.109.69 Edited without comment.
April 1, 2008 Created by an anonymous user initial import