An edition of Drita e kohës së re (2007)

DRITA E KOHËS SË RE

POEZI

  • 1 Want to read
Locate

My Reading Lists:

Create a new list

  • 1 Want to read

Buy this book

Last edited anonymously
June 27, 2011 | History
An edition of Drita e kohës së re (2007)

DRITA E KOHËS SË RE

POEZI

  • 1 Want to read

Përmbledhje poezish
"Drita e kohes se re"
Poetry - Motivation: Love, patriotizm etc.

hello,I heared that 7century.com have many books. I always go there to buy, and tell my friend,they all said the http://www.7century.com is very very good shopping.lets go to shopping now.

Publish Date
Publisher
BESA-2003
Language
Albanian
Pages
135

Buy this book

Book Details


Table of Contents

Prof.Dr.Sejfedin Sulejmani
Drita e kohës së re
poezi
Shkup - 2009
Botues
Titulli i veprës
Drita e kohës së re
Autor
Prof.dr. Sejfedin Sulejmani
Recensentë:
prof.dr. Emil Sulejmani
prof.Ferdeze Sulejmani
Redaktor
Përpunimi teknik – kompjuterik
Prof.dr.Emil Sulejmani – sociolog
Grumbullimi, kompletimi dhe përpunimi
komjuterik i materialeve
Ymrane Sulejmani.
Përpunimi artistik
scorpius_111_ns@yahoo.com
Lektura BESA-2003
Parathënie
Në fondin e krijimtarisë së bujshme të prof.dr. Sejfedin Sulejmanit bën pjesë edhe poezia. S.Sulejmani qysh si nxënës i shkollës Normale – Liria në Shkup filloi të merret me poezi. Veprimtarinë poetike e vazhdoi edhe gjatë studimeve universitare dhe më vonë. Shumë prej poezive të tija ishin të botuara në gazetat dhe revistata e atëhershme dhe shumë të tjera ishin të humbura. Në mesin e atyre të humburave ishin edhe disa poezi atëherë të botuara. Në to dominon motivi i dashurisë, patriotik etj. Pas vdekjes së këtij krijuesi të madh shqiptar, nga ana e antëarëve të familjes u ra dakord që të gjeneden dorshkrimet e poezive të S.Sulejmanit, të kompletohen dhe të botohen. Duke bërë hulumtime në bibliotekën e shtëpiake Ymrane Sulejmani (e bija e tij) vendosi që të bën gjetjen e dorshkrimeve origjinale të poezive të S.Sulejmanit dhe grumbullimin e tyre. Ajo, pasi grumbulloi poezitë e gjetura, ato i shkroi në kompjuter duke kryer punën më të madhe të këtij qëllimi. Edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të gjenden të gjitha dorëshkrimet poetike, një numër i konsiderueshëm i tyre nuk u gjetën. Gjatë përpunimit kompjuterik të poezive është ruajtur gjuha dhe stili të cilin autori i poezive e ka përdorur gjatë periudheve kur i ka krijuar ato.
Kohët pa fëmiëri
Nëpër shkretëtirat e
Vox cllamntis in desserto
Një bohem fliste
Me syt e tij të mëdhej
Botën e trondiste...
me mendjen e thellë
Ndodhitë kohore i studionte
Nga këto reprekusione
Rrënqethej dhe shqetësohej...
Sepse e vërteta anë e mbanë dëbohej.
Vlera ime gjeti strehim
Ngjështë esencën e shpirtit tim
Ngrehu thoshte shqetesohu,
Shiko, ti je përendi
Dhe gjithësi...
Mbushe vetën me
Zehër dhe tragjedi.
Ah shpirti im puthi telat e kitares
Ajo prodhon tingëllime
Pa trishtime,
dhe për shpirtin intuicion
shumë ashpër tingëllon...
më thuaj
mos je Fausti i jetës!
Që futesh thellë
në sferën e saj
ah sa vaj
ah sa vaj
shpirti im hesht, mos qaj.
Jo së shpejti do të pushoj
Madje të filloj
Botën dhe fshehtësitë e
Saj t’i studijoj.
Poemë alienacioni
Një ditë e lumtur po lindë për së dyti
Për së dyti
Nuk kam besuar se do ta priti
Prej përsonaliteti isha tjetërsua
Tjetërsua
Shpirti dhe zemra mu patën përvëlua.
Në trupin tim nostalgjia mbretëronte
Ah mbretëronte
Për gjysmën e shpirtit zemra mu përvlonte.
Ditën që u ndamë lotët në fytyrë tubuar
Ah tubuar
Substanca e dufit rrënjësisht mu turbullua.
Treni në drejtim të cakut u nis
Ah u nis
Trupi m u djeg zemra mu gris.
Ditën e parë që u tjetërsova
Qetërsova
Prej qenies sime shumë u largova.
Me u tjetërsua është shumë vështirë
Zemra të digjet vetë shkon në pahrë.
24.12.1980
Deshta
Duhej të ishim si era që të fryen
Thellë e më thellë
Shumë më thellë
Në një qenie të hyjmë
Dhe ta shohim atë botë
E pa njohur për ne gjerë sot
Të kënaqem ne thellimin
Dhe kështu duke menduar
Mendja tha ja këtu jam
Nisemi së bashkëu shkojmë
Nisemi në këto rrugë
Drejt hapësires
Si tre motra dora dorës
Atje ku duhej, nga rrugët e gjata të jetës.
Fantazia e vërtetë,
Mendja shkuan shumë largë
Hynë shumë thellë
Në kozmos
Renditje e mrekulluar
Harmoni me tinguj
Harmoni ku shkalla më e lartë
Ishte kashta yjore
Me pashpjegim jetësor.
Sa bukur
Sa bukur lyra po këndon
Emrin nj e r i
Fuqishëm me melodi e inspiron.
Njeriu ne çdo kohë do të jetojë
Vepra, drita e tij përhere do të jehojë
O ju shkenca fatlume
Shtriheni duart e kulluara
Dhe shikimin e madhërishëm
Në vendet më të largëta
Kaloni tok dhe hapësirat
Stepet, malet, fushat, himalajet, oqeanet
Dhe lartësitë e qiellit
Shndëritin me dritën e Diellit
Gjithkund vetëm të hulumtoni në çdo orë
E bukura, e mirëa, njerëzorja, e madhërishmja të
shkrihen në një dorë
mbi çdo shkencë tragjike të triumfojnë
njeriun nga e ulëta
dhe shëmtimi ta ruajnë
dinjitetin e tij triumfalisht ta mbrojnë.
Kush është ai qe të jep bukuri
Oj krijimtari
Diçka brenda ndikon në ty,
Amshim i këndëshëm
Poeti vargje ty të kushton
Lyren çdoherë të gatshme e ke
Dhe me të të këndon
Nga e vjetra të renë e zgjon
E amshon.
Galaksi...
Galaksi
Sa lart shumë lart je
E madhërishme
Por nuk e arrin dot atë
Në të cilën synon Uni im
Sepse ajo ka mbirë ne zemrën time
Në mes të natës çdoherë me zgjon
Zëri yt i qetë
Qiellin tënd të zjarrt në
shpirt e kam të kthjellt!
Nga kjo qenie e kthjelluar
Nga fryma jote visive
E lartësuar.
Je e vetmja
Je e vetmja qenie
Që kaq shumë të dua
Kaq shumë të kushtoj ndjesë
E ti asgjë nuk më thua
Së paku një fjalë të hidhur
të d u a...
shkruaj aq shumë fjalë
në shpirt dhe e them
v e t ë m një
kjo bukuri nuk është për mua
pse humbas kohë
kur ajo është
e pa charritur
atëherë zemrimi ma gjuan
çdo pore të trupit
me hidhërim të lutem
thuaj nuk të dua!
Dashuria
Ta këndoj dashurinë
Esencën e dashurisë
Që ne shpirtat tanë
I jep jetë gjithësisë.
Në një kopsht të bukur
Ku pranvera e buzëqeshur
Na shikonte
Drita e argjent e hënës
Zemrat na i pikëllonte.
Ne atë dritë të hënës
Kur fytyrën ia pash
Zemrën ma mahnite
Eja pranë meje thash.
Sa u ofrua më morri në gji
Kur më tha të dua
Dufi im u shkri?
Sa u largua
Më la në therrime
Ma mbushi zemrën
Plot me hidhërime.
Dhe zemra ime
Qante dhe nuk pushonte
Dufi im i brendshëm
Si burim vlonte.
Ndash dije ndash mos e di
Sikur të mos kisha
Marrë ti
Vetën do ta kisha
Bërë fli
Do të isha tretur do të isha shkri
I tërë ai dhè mbi mua
Sërish nuk kisha me të harruar.
Edhe pluhur të isha bërë
Dhe fryma në ajër të më çonte
Nga ty nuk do të isha ndarë
Kush s’ do te mundej të më largonte.
Me valë të më përvlonin
Si avulli i bardhë në ajër
Të ishim hedhur
Prej teje nuk do të mund
Të më largonin
Dhe rreth teje do të isha sjellur.
Sikur të kisha pasur mundësi
Të ishim hedhur në hapësirë
Qiell dhe tokë t’i bashkëonja
Diell dhe hënë t’i kishim shkri
Nga ty kur nuk do të largohesha.
Jetën do ta kisha humbur
Por edhe nuk e dua
Pse ka perëndua
Me të bukurën ma ke shuar
Dhe ç’mbeti për mua.
Ti moj manushqja ime
Syrin e ke si mëshqerre
Jetën plot me hymna
Si trëndafili në pranverë.
Lartë je e bukura ime
Dhe ke fytyrën si hënë
Në jetë mos të kesh kur therrime
U rritsh si një fidan.
Veni shko dhe i thuaj
Një asaj të dashurës sime
Ç’mendon vallë për mua
Të me mbush jetën me mallëngjime.
Shko dhe kthehu sërish e me trego
Këtë zjarr në zemër ma largo.
Dhe ti zogu i malit
Këndo në atë vade
Këndo kënga të hallit
Më shëro të shkretën plagë.
Në zemër diçka më vloj
Trupi m’u dridh si thupër
Në ujë
Kur pajtove se do të kurorëzoj.
Me sa mall u përqafuam
Në atë kopsht me lisa të rrethuar
Me një buqet lule në dorë
Më the kjo është kurora jonë.
Mos u madhëro
Toka e zezë
Mua dhe ti
Do të na tretë
Dhe do të na shkrinë
Prandaj o shokë dhe vëllezer
Nuk keni çka lypni në këtë njëmendësi.
Nuk keni pse të mundoheni
Të bëheni madhor
Të thyen kokën kinse për
Eprorë,
Pasi sikur mua dhe sikur ju
Dheu do të na tretë dhe do të na shkrinë.
Nuk na pyet cilit kemi qenë madhor
Si unë, sikur ju vallë
Është vetëm një varr.
Sa trima para nësh qenë
Cezar o fat i madh
Që Popmeun e preu
Dhe nga ai u frigua tërë një faqe dheu
Andaj Oktavijani e shumë trima të tjerë
Dhe Napoleoni u zhduken përherë.
Djali
Djali im ti ke parë përpara
Si shkojnë ushtarët si të verber
Me yll dhe shenjë në gjoks
Me një dorë të shkretë.
Djali im ti po shikon më tutje
Se si ai në luftë është verbuar
Ç’dëgjove për të tjerët
Se si mbetën
Kanë jetuar në borë, në tokë dhe në zjarr duke dhënë jetën.
Në dorën time dora yte
Qetesohu fëmiu im
Armiku kundër nesh përdori forcë
Ti ushtar e pa dorë mos me mbetë.
Në jetë ke pas një drejtim
Fytyra yte ka parë vdekje
Zemra yte pushoj
Ty djalë shpirti nuk të punoj.
I verbër ti u ktheve
Nëpër rrugët me kalderme
Pa dorë mberrinë
Dhe dera ty tu hap.
Gjithjkund dora dhe zëri
Atje ku gjendesh
Nuk ka mundur ty ushtari me të treguar
Falenderit që më ke ndihmuar.
Fjala
Shkruajta një mendim për
Fillimin e kësaj bote dhe të jetës
Por para se ta vë në letrën e bardhë
Sillej si fortun një ide
e pashpirt ,
më thonte
shiko fjala është këtu
merre për shpirti si të vërtetë
se në kokë të gjithçkahit
është fill ajo vetë...
Me habi shikova dhe thash jo!
Drita nuk vjen nga qielli
Edhe kur në kup të saj
ndodhet Dielli...
Hesht atëherë,
dhe menjëhere shiko
se fjala sjellë fjalë
me pak gjuhë të gjallë
por zrrja ndez
djeg dhe flakon
ujin e bën valë
ndoshta jetën me bukuri e vesh,
Por kur luan Hamleti ajo buzeqesh...
Nuk kaloi shumë kohë
Kur heshtja më kaploi
Çka tani thash
Kur nga vetja fjalën e largova
Asgjë prej saj nuk mësova..
Ju lutem
Ta duani të bukurën,
Ta bëjme shijen tonë
Ta bëjme pjesë të jetës
Dhe të shpirtit tonë
Pres nga ju
Ta ruani natyrën
Sepse ajo është nëna jonë.
Le të jetë dritë e dhuruar
Dhe hapi i parë,
Shekulli i parë
Le të kalojë hov valle në valle
Dhe të shkelqeje dielli ar
Gjithkund nëpër botë
Retë e zeza
Do të zhduken në humnëre
Jeta e re do të lind si pranverë.
Asgjëja
Me të vërtetë asgjë
Nuk kishte mbetur gjallë
Lisnajat me rrenjë ishin shkulur
Toka ishte çare aq shumë
Sa në të mund të fundosej
Një katund i tërë
Ende nuk i vinte tokës
Era shkretëtirë
Sepse gjallëresat ishin
Në zhdukje e sipër
Kjo ishte agoni e vërtetë
Sepse dushku dhe bimet tjera
Por sa kishin filluar me u vyshkur...
Mos të flas me për njerëzit
Se asnjë i gjallë nuk kishte mbetur
Unë në pahir thash
Çdo të bëj vetë...
Dhe disa krisma jo aq të medha
Dhe ja plasi një vullkan aq i madh
Sa gjithkah plasi toka
Hej sa keq
Së bashkëu me të një ere e madhe
E tërë bota
Ushtoj dhe tmerr.
Nuk vonoj as dy orë
Koha sërish u qetësua
Dola jashtë shpellës
Për të pare vallë kishte mbetur
Diçka gjallë në këtë faqe të dheut
Ose gjithçka ishte shkri dhe tretë...
U ktheva në shpellë
Shumë i shqetësuar
Dhe e përqafova po me aq mall
Me trego përendi a hyjni
Pse e zhduke këtë gjithësi?
Fromboa
Ti më pyete
Pse e zhuke këtë gjithësi
Ja po të tregoj tha ai
Dhe shikoj njëherë anash...
Monolog i Fromboes
Ta marrtë lumi shkencë
Filozofi e teologji
Teknikë e letërsi
E sidomos atomin
Qe botën po e zhduk
Dhe po krijon errësirë.
Ingjinjera e doktora
Profesor e meshtar
Sa të poshtër qe jan
Nuk njohin njeri ata të marre
(çast deshprimi)
a e ke lexuar veprën
e Balzakut “Komeida njerëzore”
më pyeti dhe vazhdoj
aty gjen, se tërë
njerëzit e kësaj botë
u dhanë pas parasë
erdhi po ajo kohë
dhe tërë njerëzimi u dha pas parasë,
askush nuk mendon
për shoqëri, dashuri
e lere më për varfëri
për një para janë bërë gomarë
u mungon vetëm një samar
por në vend të samarit
shpinën...korrizin e kanë rrafsh
dhe kalon nëpër paranë.
Mjaftë më me keta armë
A nuk u lodhët duke i cakrruar
Lere më atomin
Se botën e ka dëmtuar.
O pse flet kështu
Dhe je pa eksperiencë
Vallë nuk e din se atomi
Bëri të mundur këtë ekzistencë.
Ka të drejt në pronën e vet
Çka do bën
Kush mund ta ndaloj
Që të mos veproj,
Bota nga atomi është formuar
Dhe nga atomi duhet shkatërruar
Prit dhe mos fol ashtu...
Si nuk ke mend dhe tru
Si është e mundur ky formulim.
Vallë
Vallë a do të lirohem ndonjëherë
Prej këtij burgu
A do të lirohem ndonjëherë
Prej këtij llogori,
Ku mishin e njeriut e grijnë
Sikur mishin e viçit të njome.
Jo, jo...asnjëherë
Sa çudi, vallë sot ka njerëz që njeri tjetrin e hanë!
Po pa dyshim ka
Po kush vall janë ata...
Me përshkruaj
Fizionomin e tyre?!
Ata janë oficerë, cilësitë e përbashkëëta
Të tyre janë
Pashpirtësia, bastijaliteti, intrigat.
Ata ushqehen me gjakun e tjerëve,
Kanibalë te pashpirt e më të zinj
Se ata te kohës së pitekantropusit.
Çdo njërin prej tyre që ta shohish
mundesh t’i lexosh këto cilësi
në fytyrat e tyre me pakgjaksi,
me që janë gjakpirës
ata nuk i ngjajnë asnjë gjallërese
te planetit tonë...
të tillë nuk ke as në Mars, galaksi të kozmozit
pasi që planetet tjera nuk i duan
kanibalët me uniformë.
Toka jonë është dënuar
Prej inteligjences absolute
Që t’i mbaj këto kanibalë, te cilët nuk din
Ngopje me gjak njeriu
Por as me dheun dhe objektet
Qe toka i ka.
Toka u dënua pasi shkoi
Në deklinacionin adverziv
Ku inteligjenca absolte nuk e ka paraparë...
23.10.1963
Disa hije dhe fytyra të egra dhe të këqia
Disa hije dhe fytyra të egra dhe të këqia
Më paralizuan trupin gati
çdo natë anë a mbanë
lozin bisedojnë
në trupin tim ah dominojnë...
nganjëherë më gëzojnë pa masë
nganjëherë më hidherojnë
nganjëherë aq shumë më mundojnë
sa aq jetën ma ithëtojnë.
Më humbin në sferat e jetës
Nëpër oqeanin e pafund
Nëpër humnerën më të thellë
Në nirvane më shndërrojnë
Nëpër valet e jetës së bashkëu udhëtojmë.
Njëra u shëndërrua në korb të zinj
U ofrua dhe më tha
Eja me ne ç’të duhet kjo jetë
Ku këtu njeriu njerinë e pret...
Se kjo jetë është hiç, hiç, hiç,
Vetëm ëndërr shumë e shkurtë
Ku asnjë kuptim nuk ka
Sepse kush don jetë dhe e kërkon
Ai jeton vetëm në një iluzion...
07.05.1963
Ikanakët
Një fjalë dua ta them
vallë a nuk është problem
këto a nuk janë ikanakë...
jo kjo është demokraci
mund të shkosh në Turqi
e vallë pse jo edhe në Shqipëri.
Dhjetra miëra njerëz ndahen
Njëherë prej mëmës atdhe
Lanë vëlla e motër
Nënë e baba verbaur
E dalin në stacion
Miëra psherëtira ajri
Përzihet me to
Ata qajnë jo me gojë
Por me zemër
E treni nuk pret niset dhe shkon
Nga ngulçitjet dhe britmat ushton
Ky vaj miëra njerëz gëzoi...
Lanë gjembin e tyre
E cila do të lulëzoj
Edhe guri ujë do të qeas
Proj e plazhme te gjithë kan me bulues
Gjithçka është e keqe këtu
Është nga më e mirëa prej saj.
Kaluan tërë ata shekuj
Me radhë
Për ju nuk pati dritë
Vetëm halle, halli me hall
Tjetër nuk ka se çka me prit
Pa e duam këtë gjithësi
Çka flitni kot për këtë liri
Pse-ja pas pse-së
Ky Diell që ndriçon botën
Që i jep jetë gjithë gjallërisë
Ashtu është liria
Lart në qiellin e pakufisë...
Lart në qiell u duk
Një korb i zinj
Por ç’është pyetnin me habi
Kjo të fut në humnerë të thellë
Prej nga lart të pash
Duke të hedhur.
Po ky është grusht i madh
Kujt i themi ne ditë e bardhë
Një grushtit të ngritur kundër ne
Lart në qiell në alteri
U ngjit një grsuht kuq e zi
Ky ishte grusht i punëtorisë që i dha fund tiranisë.
Kitares
Ndodhem
Nen hijen e trëndafilit
Me kitare në dorë
Në gjembin e tij zëri i bilbilit
Më bënte shpirtin prorë.
Kitare - thash- këndo
Dhe ti shijo këtë bukuri.
Kitarja filloi te këndoj
Zëri i saj sa hidhej
Oh sa ëmbël amshoja
Kur kënga e saj dridhej.
Moj kitare ime
Më mbushe jetën plot me gëzime.
Dashuria
Ne atë kopsht me lule
Kur pranvera e buzëqeshur
Na shikonte
Drita e argjent e hënës
Zemrat na i pikellonte.
Ne atë dritë të hënës
Kur fytyrën ta pash
Zemrën ma mahnite
Je pranë meje - thash!
Sa u ofrua
Më mori në gji
Kur më tha të dua
Dufi im u shkri.
Kur u largua
Më la në gjëmbime
Më mbushi jetën plot
Hidhërime.
Dhe zemra ime qante nuk pushonte
Dufi i shpirtitit tim
Si burim vlonte.
Si të duash dije në mos e di
Sikur mos të kisha marrë ti
Veten do ta kisha bërë fli
Do të ishim tretë do te isha shkrirë
I tërë ai dhe mbi mua
Sërish nuk kisha me të harruar.
Me valë të më përvlonin
Avull i bardhë në ajër të isha hedhur
Prej teje nuk mund të largohesha
Rreth teje përgjithnjë
Do të isha sjelle.
Poezi në prozë
Fare mirëë e ndijshe dorën time
Në qafën tënde të kuplloj aq fortë
Dashurova se ma dhe besën
Qe sa te jetë kjo botë
Dhe deri sa dete të ketë
Ujë e rërë,
Deri sa te këtë fusha dhe male,
Gur e bar, njëri tjetrin
mos me u ndarë e larguar...
fjalët qe mi the të dua
thellë ne zemër më kanë hyrë
dhe janë bashkëuar
me epshete saj të njomë
janë rrënjosur përgjithmonëë
sa edhe kur trupi im don
tretet në dhè, eshtrat do të më kalben
atë fjalë që më the të dua
kurrë s’kam për ta harruar...
Kur mi preke faqet e mia
Me ata duar të bardha si bora
Ne majen e malit me erdhi një
Afsh aq i kë ndshëm
Sa që më tha - puthja syt e zinj...
Natë e qetë dhe plot mrekulli
Fol
Që atë ditë kur të pash
Më preke thellë ne zemër
Moj filize
Fol njëherë të thash
Rri këtu pranë meje
Moj sy hënë.
Çdo punë që bën njeriu
Është i lidhur ngusht me (plotësim)
Gjallëri dhe jetë ska pa ty
Rrushi im i zi.
O moj ndjenjë hyjnore
Dhe ty yll në mbrëmje
Oj vajzë eprore
Pse dashurin ma dhe.
Në shpirt të përejtova
Por me folë nuk guxonja
Si qirinj shkrihesha
Aq shumë që të donja.
Kjo natë sa është e lumtur
Yjet mbi kokat tona qëndrojnë
Në arratin e humbur
Gji me gji dy të rinj bijnë...
Një...
Një fllad i lehtë
Fashitja
Vinte prej prozhmeve të vogla
Natyra tërë me kopshte
Bilbilat ia thonin
Por njerëzit vajtonin
Kopshti i rrethuan me filiza
Lisa dhe lumi pranë
Dhe plepa me qeparisa
Shtriheshin anë e kënd
Shiu pika pika binte
Ylberi rrema, rrema
Gjurma të thella në zemër linte.
Kur mendonja për këto të mirëa
Që i kishte natyra
Lotët si gur shiu me pikonin
Zemrën ma përvelonin
Natyra ma digjte zemrën
Me bukurinë e saj
Por kur mendonja për njerëzit
E prisnja të shkretin vaj.
Thonja, një dru i thatë
I djeg njëqind të njomë
A ka pasur njëqind te that
Dhe një i njomë.
Të vetnit ju kam shpëtua
Kembe e duar u kam dhënë
Kokën plot me mend
Sy dhe veshë me parë dhe dëgjuar
Ç’është e mirëë e bekoj
E keqepërdori e mallkoj
Të gjithë keni një liri
Të drejtat njëlloj i keni
Mos të këtë armiqësi
Edhe kur dasi
Unë shoh gjithçka
Punoni...
Dhe na dha leje me besë
Na e heqi njollën e zezë
Eja me këtë turr te vetëm
..................................................
..................................................
.................................................
Sa u gëzova
dhe zemra mu mbush
me plot kënaqësi
kur pash gjelbërimin sërsih
disa njerëz rreth aty
kaluan e unë u thash
shok a mund te pyes diçka -
po si urdhëron -
thanë ata
po si shpëtuat me shpirt
po mbet me gjysmën e tij
por Zoti na e fali, na e fali edhe gjysmën tjetër...
Nuk kam qen të më leh në derë
Vetëm një dhi jam duke mjelë
fatkeqja nisi me u shterr
na shkriu zhegu more vëllezër
nuk ka ndokund lis nën hije me hyrë
na zuri kjo malari
nuk ka ilaç në këtë nahi (avli)
për vdekje të gjithë jemi shtri
në këto shkretëtira te Anadolit
i raftë bomba e atomit
t’i them vetëm nuk kam dert
shumë shokë të mi janë në këtë siklet
shpesh po mblidhenn e bëjnë dert
na shkuan femia dhe mbetem vet!
E madje i kujtojme fjalët e plakut të urtë
“guri si hjeke rëndë në vend të vet
po doli prej vendit ra në kadyle”
Si doli kështu hajmedet
Mëkat të madhe paskan punuar
Tani lypset me paguar
Thellë shpirtin me e përvluar...
Më zuri malli i plakut të urtë
Së gjalli tani i këndoj rahmet
Na vrau ahti i të parëve tanë
Dhe bukën të cilën jemi duke e ngrënë.
Mendja e kokës më shqetësohet
Kur më kujtohet vendi jonë
Hija e babës përpara më vegon,
Më vegon livadhi dhe tarishtja,
Ogiqi me gjithë qengja,
Gurt e lisat më vegojnë përapara,
Shokët e madje fisi
Me të madhe vajit ia nisi
Tani të fala iu bëje vëllezërve
Mbytem mor
Shtëpi për shtëpi, s’do të më gjej
më mua dot asnjë njeri.
Lindën njerëzit
E çdo gjë e mirë
Bota u përtëri thash
Kurr nuk do të ketë nëme
Intriga e shtriga
Jo përendia nuk i don
Njerëzit jetojnë në dashuri
Njërit tjetrit
Nuk i mendojnë armiqësi
Turma u shpërnda
E hodhi gjenin e parë
Dhe krijoi farë – Unë , Fama dhe
Profeti Muhamed,
Shikonim prej së largu
Valët e ujit
Krijimin e gjithësisë
Ku ndizte ndjenjat e dashurisë...
Pas kësaj ndjenje
Do të lind një ideal me
Jetë të re
Me njerëz të ri
Që mos të ketë
Ngatërresa me tollovi.
Për admirime
Ngrehu o popull
Ngrehu sa më shpejt
Agoi mengjezi hershëm
Detyrë e shenjtë të pret.
Këndezi këndon
Jep shenjën e jetës së re
Çdo qenie të gjallë zgjon
Tokë, gurë dhe dhe...
Të zgjon nga gjumi i rëndë
Nga errësira e natës së pafaund
Tregon se para tij
Çdo gjë ka qenë humbur.
Ngrehu njëhere o popull
ngrehu ne këtë vapë
tradhëtitë, intrigat
djegi bëri hi dhe flakë.
Çdo qëllim që ke menduar
Për te ardhmen tonë të artë
Pa vakum ke desht me realizuar
Vlera yte ka qenë e lartë
Bilbili të inspironte
Dhe parolla lart në qiell
Uji që çdo këndë bulonte
Gjelbërimi në muajin prill.
E din se miëra nëna
Ne këtë muaj vajtonin
Për djemte e tyre te lidhur ne pranga
Dhe dritë Dielli nuk përjetonin.
Deshirat e spiunit
Jam spiun ore jam spiun
Sikur veriu me fortunë
Jam i poshtër dhe i marrë
As vetë nuk e di ku të shkoj më parë,
Vallë në qeveri ose ne gjyq
Që të bëj spiunllëqe.
Kudo shkova o njeri
Të gjithë më shikojnë sikur zëri
Jam i marrë dhe jam i keq
Gra e burra,femië e pleq
Asnjë te gjallë nuk dua ta shikoj
I vetmi dua të jetoj.
Dua njerëzit ti shkatërroj
Dhe me valë t’i përveloj
Madje ne qeveri
Ti spiunoj një nga një.
E maddje ç’te bëj unë vetë
Por shumë me mirë do të jetë
Vetëm këtë nuk mund me bërë
Se assnjë minut nuk e le.
T’ ia fuse grindjen të gjithë njërezise
Të ngriten kundra qeverisë.
Por sa i mjerë që jam
Një punë të lig e kam
Sikur puna mos mu bërë
Sikur njerëzija mos me shtua
Besimin kot qe ma kanë lene mua.
Kur u ngrita
Posa agoi dielli
Bota u shfaq me një pamje të re
Posa u zbardh qielli
O popull nuk ka më kush të sundoj mbi dhe.
Kur u ngita në mëngjez
Nga gëzimi donja të vdes
Nuk kishte gjë më të mirë mbi dhe
Se sa liria për ne
Erdhi një jetë e re.
Nuk ka menxyre, xhelozi e tradhëti
Nuk janë me njerëz të këqinj
Te gjithë luftojnë për liri
Te huajën nuk duan me përzi
Sërish bota u përtëri.
Klasa V-të., shkolla Normale
Ylberi
Pikat e shiut
Nga rrezet e diellit
Me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër
Si rreze të yllit.
Ky është ylberi
Që botën e zbukuron
Del në stinëne pranverës
Kur lulet lulëzojnë.
Krahas me lulen
Në shpirt më prekin
Mallin e zemrës gjithnjë ma hjekin.
Por kur më largohen
Dhe me zhduken prej sysh
Them ylber të lutem
Sërish këtu të vish.
Ah sa keq e ndjej veten time
Kur më mungon pëllumbardhi
Ah sa keq
Nuk matët dot malikonlia ime
Në këto çaste
Me asnjë peshë,
Sepse peshë nuk ka
O pellumbardhë rri këtu
Pranë meje...rri këtu
Mos më detyro të kërkoj peshë
Për matjen e gjendjeve
Te mia, mos!
Sepse nuk mund t’i gjej
As në qiell, as në tokë
As në hënë, as tek familja yjore
As në mbretërinë hyjnore.
Dialogu
O dritë e diellit
Që ngjallë shpresën time
Oj këngë e fyellit
Që mi jep këto udhëzime.
Më tregoni
Kush u solli tek unë
Ne na solli vetë njerëzia
Duke kënduar në male dhe fusha
Së bashkëu me ne erdhi edhe liria
Me pengesa nga gjithkush...
Ti moj drita e diellit
Sa minuta po von
Duke ardhur nga qielli
Në këtë të ëmbëlën tokën tonë.
As tetë minuta nuk vonoje
Edhepse aq larg udhetoje
Kurr në tokë unë mbrri
Jetë te re ne te përteri.
Një gjë më kryesore
Që shumë më bën eprore
Është se mua vjen liria
Që e kenaq tërë njerëzia.
Me trego oj dritë e Diellit
Si vjen liria me ty?-
Te përgjigjem menjëherë
Lirinë me vete e kam përherë.
Fuqia e inspirimit
Fuqia e inspirinmit tim doli
Ne shehshin e saj
Herën e parë erdhi tek ti
Sepse ti e zbërtheve!
Tani lere të lire
Te jetojë ne lirinë tënde
Mos ia mbyll dritaren natën
Le të hyjë kur të dojë
Sepse do ta arrijë kulmin e hidhërimit
Kuptoje si pjesë të shpirtit tënd
Mos i lërë hapësirë zemrimit
Bëri vend lirisë
Hapi zjarr dashurisë.
Në qiellin e lartë
Në zemrën time poshtë
Ekziston vetëm një idol
Është fryma yte
Që i thyen të gjitha rrugët e mia kryqe
Nuk të njoh si qenie që frikësohesh
Në biologjine tënde
Por si qenie që frymëzon
Jep jetë dhe gjallëron.
I pari ditar i djegur
Rri pas lumit pas shiut
Dhe verej ujin e turbulluar
Që krijon kercablat e shumta
Të dua o shi
Sepse ti pastrove një gjë të fëlliqur
O shi i pagëzuem
Më shumë të dua se të urrej.
E dyta pendë e mbushur
Mos më thoni pse nuk urrej
Sepse aty gjeje qetësinë time të vetme
O mos më thuani të urrej mirëkuptimin
Prej kujtimeve të mëdha
Dua një qetësi të vogël
O mos më thuani të urrej asgjë.
Dialog...
Ah sikur ta zbulonja
Substancën e lindjes sime
Te bëhem si ajo
Aty bte gjej strehime,
Pse te ajo nuk ka kundërshtime
Me keta kundërshtime
Ne çdo hap që bëj dhe has
Shpirti me brehet zemra me plas...
ti substancën e lindjes
si duket e kërkon
mos u mundo kot
se botës se poshtërsive,
botës magjepese
botës mashtruese
nuk don zërin me ia ndi...
lumë atë ne qetësi
me këtë kur mos u përzi
ai është shumë larg nesh
ne dhjetin kat qiellor
ku gjithçka është ne qetësi
jetë e bardhë me harmoni
aty nuk ka kundërshtime
njeriu që don me hangër njerinë
nuk e din oj e zeza ditë
se çka je duke pritur
kokën e njeriut - kokën e tij.
Nuk ka arme që
Shkakëtojne trishtime
Aty njeriu njerine nuk e han
Të gjitha te mirëat pranë i kanë
Mbret i mbretërve
Substancë e bukur
Ideali i mban lartë
Mbeturinat e asaj
Ne botën tonë kanë zënë rrenjë
Po vjetrohen dhe janë vjetrue
Ne themel botën e kanë shkatërruar...
Çka the
Mos ti je mbeturinë e saj
Mos ti je shkaktar
Që ajo ka zene rrënjë?
Kokën me të cilën mendoj
Nuk kam ndërmend ta çmoj
pasi konstatimi im
ajo është mbeturinë
ajo e prish botën
moralin e bën krim.
Sot
Sot është shekulli njëzetë
Shekulli i zjarrit dhe i flakës
I tymit të zinj
I shiut të helmuar
I borës së zezë...
Shekulli i benzinës
Që jehon flakë në maje të qiellit
Përvëlon faqën e Diellit
Sot është shekull
Që njerëzit në vend të ushqimit
Hekur hanë
Të cilin mizat e bluajnë
Sot është shekulli lufte me gjak
Është barut ku pritet vetëm një xixë
Aty vrullshëm ujërat vlojnë
Pret momente të kënaqëshme
Miliona njerëzish përvëlohen
Për kushledrën lahet flijimi
Shkatërrohet tërë civilizimi.
Sot është shekulli njëzet koha atomike
Ku fuqia nukleare
Po shkatërron dhe bën halle,
Ku bomba hidrogjenike
Tymin lart në re
E mbushi qiellin me helm
Me dorë të vetë njeriut
Ngreu trishtime
Shkatërroi civilizime.
Shkenca me të vërtetë ka përparuar
Ska kush që ia mohon
Por aq shumë ka shkatërruar
Edhe moralin njerëzor.
Kohët
Koha e mesme - kohë e fuqisë
Koha e re kohë e dashurisë
Koha e mesme është kohë kalorsisë
Koha e re kohë e mençurisë
Koha e messme koha e mbylljes
Në muret e vetëvetes
Me monologun vetjak
Koha e re kohë e daljes, kohë e dialogut
Koha e mesme kohë e teologjisë
Koha e re koha e filozofisë
Koha e mesme koha e horizontales,
Koha e vertikales
Koha e mesme kohë e zjarrit fetar
Koha e re kohë e zjarrit arbitrar.
Poetëve te vjetërsise
Koha kalon
Njerëzve u lënë kujtime
Epoka ndërron
Të mbush me mendime.
Humbëm nëpër mjegulla
Kur filloj të kujtoj
Homerin e vjetërsisë
Që Ilijaden e këndoi.
Kujtoj Anakeontin
Që këndoi këngë te dashurisë
Safon dhe Esskilin
Që mbajnë shtyllën e poezisë.
Sofokliu dhe Euripidi
Kurrë nuk do të harrohen
Na dhuruan vepra gjeniale
Që gjithmonëë këndohen.
Krenohu oj komedi
Kur kujton Aristofanin
Ky për ty ishte gjeni
Njëmbëdhjetë vepra në gji të ka lënë.
Eniusi me Pluatin
Qenë poetë me famë të vjetërsisë
Virgjili me Horacin
I hodhën themel letërsisë.
Mos u gëzoni
Ai që gëzohet
A do të vdes
Ai që hidhërohet
Vallë do të mbes?
Jo jo mos mendo
Moj qenie e gjallë
Kjo botë e kjo jetë
Është vetëm një përrallë.
Njeriu më i pasur në botë
Ka vdekur
Lavdi e mundi i shkuan kot
Edhe atij eshtrat ju kanë tretë.
Qofsh në dritë ose ne terr
Ndash trim me famë të jesh
e luftëtar
pa tjetër dheu ka me te ngrënë
Napoleon qofsh apo Cezar.
Prandaj mos lufto për karrierë
Mos e rrok te shkretën shpatë
Me marrë ne qafë të tjerë
E me pi gjak të njeriut.
I varfër qoftë ai person
Që për karrierë lufton
Pa fytyrë të len e të vret
Për interësin e vetë.
Dhëmbje
Kush më mundon kaq tepër kush më bën të them
O jetë...natyrë, natyrë pse me linde
Kjo është një shkëndi
Që zemrën ma djeg
Dashuria ...
Dal bri Vardarit i shikoj
Vallët e ujit që shkojnë si
Gjitha njëra pas tjetrës,
Më prek dhëmbja në zemër
Dhe them:
Kështu me kalon jeta edhe mua
Ty pa të takua.
Kthehem mbyllem në dhomë
Zemra fillon të nxjerr tym e flakë
Djerëst më mbulojnë
Mendimet burojnë.
S’ mund te qëndroj në këmbë
Bie i trupuar, humbem në ëndërrime
Sikur fuqia të me ngren
Në altileri
Sërish nuk mund të gjej qetësi.
Vetëm ëndërrën që e shoh
E dashuria ime më del përpara
I ngurosur,
E kap dorën e saj të bardhë
Syt i kthej nga drita
E argjentë e hënës
Herën e parë gjuha ime
Ndiejti kënaqësinë
Sikur bleta që thith
Nektarin e lules
Ajo thithte nektarin e dahsurisë.
Më mbetet parasysh si hëna
Kjo virgjireshë
Me zhduket si fantazma
Kjo hyjneshë.
Por kur me zhduket
Me lenë me një shpresë
Me thotë bashkëë do të jemi
Deri sa të vdes.
Si mund që të jetë
Mbushur me mallëngjime
Deshirën kush s’ma pret
Mbytem në kujtime.
Kopshti me lule
Siç më duket djaemeria
Aq e ëmbël ne këtë jetë
Kështu dhe kopshti me lule
Në shpirtin tim gjithnjë ka prekë.
Ah aty aty kërkoj
Kohën e lirë ta kaloj...
Ne atë kopsht duke qëndruar
Miëra kujtime më vijnë
Sipër lulet duke lulëzuar
Me tepër me përterijne...
Aty kërkoje gjithnjë të mbes
Në gjirin e tyre të vdes.
Dashuria ime flen në krahërorin tënd
E mbushur me erëra lulesh
Që shtrihen anë e kënd.
Oh sikur Zoti të me këtë dhënë fuqi
Vallë a do ta linja
Natyrën në qetësi.
Qiellin dhe Tokën do ta bashkëonja
Vetëm prej teje
S’do të largohesha.
E nëse ndahemi ndonjëherë
Plagën kush nuk ma shëron
Përveç lules manushaqe
Që në dhomën time lulëzon.
Ah moj lule manushaqe
A e din se sa të dua
Shpirt dhe zemër mi kënaqe
Po eja me mua.
Eja pranë meje
Dhe së bashkëu të rrimë
Dhe erën leje
Gji për gji të bimë.
Por, lulja nuk beson
Si më digjet zemra
Dhe fillon me i mbyllur të
Shkretat gjemba...
Kur mi dhurove ca shenja
Moj shtat selvi
Ne dritaren e dhomes
Syt e tua të zi.
Unë do te shkrihem
Tjetër gje ne botë nuk dua
Gjithnjë do te mbes
Yll për ty
Shtat selvi...
Tëra këto vepra
Që po t’i shikon syri
T’i kam kushtuar ty
Shtat i bukur shtat selvi.
Po ti shkruaj këto vargje
Po ti shkruaj këto vargje
Me ngjyrë të kuqe
Që asnjëherë nuk shuhet
Po t’i shkruaj këto vargje
Me gjak të venave
Që ta përcjellë vetëm
një porosi -
shpirti, zemra dhe
fryma jote
të jetojë në përjetësi.
Ngadal zgjohet agimi
Ngadal zgjohet agimi
Zemrën time e pushton
Ngadal më kthehet besimi
Në gjithësine që e krijon.
Ah, nuk kam fuqi e të flas
Me zjarr të zemrës të thërras
E të them se të dua
Asgjë nuk të ndan prej mua...
Lësho frymën tënde le të vlojë
Gjakun tënd dhe timin ta bashkëojmë
Harro gjithçka që të mundon
Që të mbush me dhëmbje
Dhe të shqetëson
Kujtom mua në këtë jetë
Që pikoi gjaku tim dhe
Në zemër gjithnjë më ke mbetë.
Pse më urren,
Pse
Nuk përgjigjesh,
Dhe heshtë
Pse në ty shoh gjak
Por jo të rëndom
Pse
Sërish heshtë,
Të lutem fol, pse nuk më flet
Tani e shoh qiellin e buzëve
Tua që ngadalë filluan të qeshin
Por sërish më urren.
E unë kam atë fuqi
Ta zhduk granitin
E asaj urrejtje
A thua ku paska qenë
Kjo gjasë e lindur
Se të dua
E me te fluturoi mbi qiejt e qiejve
E ti nuk je e bindur
Për bindshmërinë time ndaj teje.
Drita e kohës së re
Pranvera e njerëzimit filloi
Shndëriten rrezet e para
te epokës së re, agoi drita e bardhë e cila tha:
Bardhësi do te jetë
Drita do ta shndëritë mjegullën
E kohës së mesme..
Dhe sa po shndëritnin rrezet e Diellit,
Çka të gjejnë në tokën e mesjetës:
Te gjithë qeniet
Në heshtje të frikshsme,
Të zbehta, pa jetë të kthyera nga Qielli,
Mezi diçka peshpëritshin:
Ndihmë, dritë...je!..të... shumë... luftëra,
Vobegësi,
fanatikët e kishin marrur ne dorë fronin...
Nën gërshëret e rënda
Të inkuzicionit ende kishte njerëz
Që flisnin për rrotacionin dhe
Revolucionin e Tokës,
Flisnin dhe kërkonin jetën,
Liri dhe te mirë në tokë.
Në fllim Drita e kohës së re tha:
Pse kështu paske qenë ti?
E madje iu drejtua vetës:
Vështirë e kam ta pastroj zabullimen,
Por ju që jeni drejtuar tek Unë,
Ja ku jam, ejani pas ne..
Kështu nisi koha e re, lokomotiven me ecjen e saj.
Drita e kohës së re njeriut i tha:
Eja pas meje ne një botë te re.
Vendlindjes
O shpend që andej fluturon
Din diçka për Voksanin tim
Ku mua zemrën me përvelon!
O shpend kur të shoh ty
Me lindin kujtime
Për ata kodra,
Përmbi malet rreth katundit tim.
Ata kodra me plot blerim
Mes luadhet përplot me lule dhe bar,
Yjet natën levizin pa u ndal
Uji i burimit sa ëmbël gurgullon
Aty shtrihet gjithë përjetimi
Çastet e jetës triumfojnë.
Kodra ime Voksani
Trendafilet ku lulëzojnë
Lule të tjera anë e kënd
Zemra ime shumë i donë
Sepse të katundit tim janë.
Bilbilat këndojnë dhe natyra buzëqesh
Tingujt në shpirtë mëp jehojnë,
Në ideale jetën ma vesh,
Këndo vetëm këndo o bilbil
Mbushma zemrën plot tingëllime,
Këndo të lutem mos pusho
Vajtimin mbylle në përjetime.
Ruaje therrën
Ruaje therrën tënde
Se ajo është dritë dhe shpresë
Parajsë, lule kënde kënde
Shpirtin ta mbush plot me mbresë.
Në substancën e saj
Fshehin të mirat dhe të këqijat
Gëzim, dëfrim e vaj
Që natyra i krijon.
Atdheut
Atdhe i dashur nëna jonë
Me qindra vite
Ne robëri ke qëndruar
Dritë e bardhë për ty
Kur nuk ka pas aguar.
Por që o atdhe
Nënë e dashur koha kalon
Te kaluarën tënde
Brezave të rinj në
Zemër ia ke lënë
Të keni lumturi në të ardhmen
Ju ke thënë
Porosia u realizua
Errësira, mjegulla poshtë u hedh
Vite te gjatë për ty gjak u derdh.
Ranë fatosa dhe fatose
Me gjakun e tyre
Lart u ngrit ylli pesekëndesh
Valoj nëpër hapësirën e pafund
Që çdo errësirë prej tij u tund.
Pas këtij gjaku që u derdh
Lindi dita e re
Mbi ty atdhe
Uji shndëriti me shkelqim argjenti
Të pruri lilri e ditë
Hov gjallërie i dha çdo gje sendi
Popullin time çliroi nga terri
Dhe i solli dritë.
Nëna
Ne dritë ju nxjerra
Ju bijtë e mi
Që sot erdhi dita
Të më lerni në vetmi.
Prej syve te mi bij
Natë e ditë rrjedhin lotë
Dita që do të vij
Dhe s’do t’ju shoh më dot.
Sa fusha, male dhe kodra
Keni me kaluar
Unë do te qëndrooj ne votër
Me sy te verbuar.
Por nëse jeni të mbarë
Një fjalë të mabni në mend
Kudo që te shkoni vallë
Shqipen tonë me e përmend.
Deri sa te qëndroje ylli i mbrëmjes
Kombin ta njihni
Dhe gjuhën e nënës
................................... (plotëso)
Poemë
Krahët
“siguel il tuo corso e
lascia dir le genti” K.Marxi...
Një moto
Kënga I
Lashtësinë e kombit tonë
Historia nuk e mbanë në mend
Vetëm aty këtu
Mbeti ndonjë legjendë...
Për periudhen më të largët
Kjo legjendëë
Luften greko-trojane
E përmend.
Thotë se heroi më i madh
Akili
Ne këtë luftë
Ushtarë shqiptarë ai thirri.
Kjo legjendë vallë është ose jo
E vërtetë
Por një shembull shumë të mirë
Ajo na e jep.
Tregon historinë e kombit tonë
Me më të vjetrit
Popuj e krahason.
Pellazgët qenë fis ynë
I parë
Që në jug të Greqisë
Qenë prejardhë.
Helenet rënë në luftë me ta
Anë e kënd vendit
Ky fis u shpërnda.
Disa që mbeten atje
U greqizuan u bindën
Shmë prej tyre
Ne veri të Epirit
U dynden.
Madje zuren vend anë e kënd
Ne Ballkan
Dhe e mbajten emrin
ILIRIJAN.
Për kombin
Kombësia e shqiptarëve
Po prishet
Si lulja e këputur
Që po vyshket.
Për sa para këtë
Nënë e ndërroni
Me fjalë të plotë vetës turk
I thoni.
Më dëgjoni vetëm një fjalë
O vëllezër
Me padie mos e
Ndërroni këtë
Kombëtari.
Kjo kombëtari
Është e para në histori
Që lindi si shtet me emrin
ILIRI...
Themelues i se cilës
Qe ILIRI
Dhe në emrin e tij
Shtetin e thirri.
Pas tij përmenden
Edhe shumë të tjerë
Që në shesh
Kombin e vetë
E kanë nxjerr.
De jur - flaka e dashurisë
Atëdhe...ku të lash...pse?
Në zjarr ne flakë Atdhe
Të lash...pse?
Ja për të tjerët i detyruar isha
Flakë në shpirt kisha
Por e kufizueme me zbërthy
Nuk bënte gjë
U detyrova u pajtova më në fund
Me humb me u tretë ndokund
Në shkretëtirë larg teje
Me u tretë me u shkri...
Atëdhe madhështi altnore
Krenar kam qenë çdoherë me ty
Do të kthehm sërish
Sepse ty je nëna ime
Në ty kam lind...
Një mendim
Që atëherë atë mollë nuk
Na e kishin ruajtur
Që atëherë punëtor
Deshta me të quajtur
Gjatë tërë veres plaku i shkretë
Njëhere nuk shkoi tek molla e vetë.
Edhe pse shkoi kthehej pa takat
Sepse fryte nuk kishte aspak
Plakut i shkonte ndërmend molla
Me plot mendime te holla,
Kështu i zemruar plaku i ngratë
Kishte fjalosur
Por, me kë?
U kthye në shtëpinë e tij
Gjeti te shoqen duke pastruar
Dhe pranë saj u ofrua...
Punë mbarë plakë të qoftë
Ty fytyra t’u ndriçoftë
I tha plaku shoqes së vetë
Dhe vazhdoi me fjalë mprehtë,
Tha pa dëgjo moj plakë
Zemra po me digjet flakë
As në tokë e as në qiell nuk gjendem
Madje as gjumi nuk me zënë
Puna mbarë nuk më vjen.
Pa titull
Ne atë çeshme djaloshi kur ka shkuar
Gjen një vashëz duke vajtuar
E pyet çke moj vasheze që qanë
Mos vall nuk ke baba ose mëmë.
Unë baba e mëmë kam
Por kulshedra tash do t’mi haj
Kështu zakon ajo e ka
Vite për vite nga një vajzë e han
Pra, sot rendi më erdhi mua
Ne barkun e saj të me haj mua.
Krosi vajzen mirë e shikoi
Nga vajtimi e qetesoi
I tha - hesht mos qaj
Se prej kushledres unë të shpëtoj.
Një ushtimë e tmerrëshme vjen
Një gazep e një kijamet
Shi e breshër pa ndërprerë bie
Rrufeja sa mund vret...
Një errësirë e madhe tokës i ri
Me sy nuk shihej asgjë.
Pas pak kohë u qetesua
Kushledra aty u ofrua
Kur e pa krosin edhe vajzën
Jashtezakonisht u gezua
Me një këngë duke kënduar
isha me një u bëra me dy
dhe fare afër u ofrua.
Ajo vashëz fare nuk priti
Menjëhere tregoi
Se ai djal që rrin aty
jetën më ka shpëtuar
I vetmi qe që me një shigjetë
E shkatërroi kushledrën vetë.
Kur e panë krosin aty
U turrën që të dy
Me nderim para i dilnin
Dhe në pallatin e tyre e merrnin.
Ne atë natë me nuk kishte kohë
Qe mendimet të bluhen
Mbreti dhe e shoqja e tij
Kishin deshire me te të ulen.
Me ne fund u rahatisen
Vajza me krosin u ujdisen
Një natë gji me gji kanë fletur
Dhe në mëngjes të dashuruar
heret janë ngritur.
Vjeshta
Kohët nëpër verë po kalojnë
Dielli i fortë më nuk ngrohë
Qiellin, retë e mbuluan
Erë e bukur tokës i vjen.
Pra, kjo është stinë vjeshtore
Stinë më e bukur e motit
Kohë e vjelljes frutash
Mbledhja e frutave të vitit...
Kështu
Kështu mbi ty oj nënë e dashur
Që atëherë
Janë ndarë te varfër dhe të
Pasur menjëherë...
Në këto fise paraqitet
Riferene
Luftë njëri me tjetrin bëjnë
Për ekzistencë
Është fund i shekullit IX
Kur Ballkani u mbush me Sllavë
Anë e kënd
Që atëherë shumë shete
Sllavët themeluan
Me ushtri të forta
Qe atëherë
Me shtete tjera kanë luftaur
Çdoherë…
Të lash
Te lash o vend i dashur
Oj nënë ime,
Sa larg teje ndodhem
I larguar prej njërezimit
Lotët shpërthejnë nga zemra
E ime.
Nga zemra e tij e njomë
Vrulloheshin vargjet
Te cilët çdo kënd e sentimentalizonin...
Te lash o vend i dashur
Oj nëna ime
I vetmuar prej njerëzimit,
Dhe në këto përjetime me trishtime
Por gjurmat e mia
Në gjirin tënd të kanë mbetur
E këto gjurma kurr nuk
Kanë për të vdekur...
E tani ku ndodhem tani
Këto idhëtira
Më brejnë zemrën
Si këto shkretëtira.
Toka është shumë e madhe
Qe ta ecish me këmbë
Dhe krahë nuk ke me fluturuar
E cila ishte ndarë për
Tridhjetë vite
Tërë ditën e ditës Dielli ia
Poqi kupën e kokës.
Dhe qëndro –
Fakti se kjo është tokë e Jemenit!
Solilokonte me veten
Kur lodhej kohë pas kohës
Mendohej...
Se kështu kalon jeta ime...
Jeniçar jetë e jeniçarit
Është shkurtaur si këngë e gjinkallës
Madje vëri dorën ne zemër
Dhe vazhdoi
Jam Shqiptar...
Ne zemrën time është rrënjosur
Ky emer i shndritshëm
Dhe sikur të më rendoje
Ne shpirtin tim
Këtë botë që po ma shikon syri im
Ky emër kurrë nuk shkëputet prej shpirtit!
E lere më Turku katil
Zemër keqi i cili nuk don
Me e dëgjue emrin e ndershëm
Patriot shqipëtar.
Herojeve tanë
Nëpër livadhe shkëlqente bari
Sikur të ndodhte ari
Rreth disa krojeve te kthjellta
Varret qëndrojn fare qet
Te thurrura si lule fushore
Aty ngrihen përmendoret.
Në ato varre
Një fllad i lehtë
Me vapë dashurie
Vinte prej prozhmeve të vegjël
Natyra e mbushur me kopshte
Bilbilat ia thonin (plotësim!!!)
Bilbili në dimër
Bora bie plot fjolla fije
afër mua një bilbil
jeton me hare e gëzim...
tingujt e tij oh sa të dlirë
te ben t’i thuash këndo, këndo
bilbili im më shoqëro.
Me këngën tënde
o sa thellë me preke shpirtin tim
e unë pa ty nuk mund të jetoj
jetë ajo këngë është vet
flas me të ditë e natë
e pres me padurim
sa i thekshem është ne cicërrim.
Shumë e dua këngën tënde
urime i dergoj çdoherë
më e dashur ne këtë jetë
është ajo që të gëzon
të ben te ëmbël e të plotë
edhe shpirtin ta liron
dua të jem kënga yte
urime gjithnjë o bilbili im.
Soneti
Bilbil që të shoh me sy
Shpirt dhe zemër m’i ke shkri
Kënga yte është larg prore
Me origjinë hyjnore...
Aty ku ti bilbyl këndon
Anë e kënd lulëzimi shtrihet
Si gejzer uji bulon
Çast i vdekur përtrihet.
Koha e djelërisë
Këngët me mall i shijon
Bashkë me këngën tënde
shije të bukur krijon.
Bilbili qe këndon
Bilbili që këndon e zemrat i lëndon
Jetën e idhëton
Aq sa na gëzon...
O pesimizëm rritu dhe zgjohu
Shumë je larg nga unë
Të lutem ofrohu...
Ofrohu me këngën
Behuni vëlla e motër
Në zemrën time gjeni votrën.
Pritni këngët e bilbilit
Pse shpejtoni, ku shkon?
Thyeni qafat
Sepse nuk kam pse të iu dua
Tek unë mos u afroheni
Zemra ime ghjen si ju sa të doje
Ajo sot që qanë
Nuk gëzohet bien në buj
Gjithmonë kërkon ditë të zeza që të vuaj.
Kombi
Posi lulja në pranverë
Dhe si vesa e mëngjesit
Për çdo kënd dhe kudo të arrije
Të shiojnë brezi brezit...
Për çdo njërin nga ne
Je i shenjtë o komb shqipëtar
Të takojnë me plot dashuri
Mijëra ngjyrash lule prore
Sa është emri yt i mbar,
Në përjetësi dhe botën e mbare.
Kombit
Më e ëmbël se jeta nuk ka
Por kombi njëqind herë më i ëmbël është
I njohur nga çdo njeri
komb duhet te jesh ti.
Me nderime je
I mjeruar është ai qe nuk të din
Emër të flakte ke
Njeri para nuk të vjen .
Për shqiptarin
Si ushtarët shqiptarë s’ka dot më
Luftuan dot pa pra.
Sulltani thoshte: nuk jan shua
Ekzistenca e tyre nuk është ndërrua.
Jan bijtë e Skëndrbeut
Japin kokën për nder të atdheut
Por mos e lëvdroni veten kot
Se nuk bëni gjë dot.
Shumë herë në luftë me ta kam dalur
Jo i merrnja si janiçar
Sikur trimat shqipëtarë
Askush në luftë nuk ka dal.
Ushtria e tyre nuk dëgjon
Edhe luftës ia fillon
Kujton se lehtë do të shpëton
Në burg shqiptarët do ti dërgoj...
Kur filluan luftë me shqiptarinë
Me tërë atë kalorësi
Por se thyen dot
Lavdi iu shkoi kot.
Si më parë nuk qenkam më
Si nëpër mjegulla qenkam vra
Shqiptarët u bashkuan
Dhe lirinë e fituan.
Shkolla të reja themeluan
Diturinë e përvetesuan
Ne nuk deshem t’iu japim liri
Thonin turqit e zi.
Sot...dialog me S...
Çfare ideal ke o S
për te ardhmen e kësaj rinie
ma trego substancën e tij
xixat revolucionare
që kahere shkrepin dhe
dalin jashtë membranes saj
nuk vonojnë shumë e zhduken
para syve tanë mbeten vetëm
shenja dhe simbole, mbushin
zemrat me plot ndjenja dhe melankoli
e me mbresa të thella mbushin
zemrën time, mbresa të fuqishme
me muzikë e melos të kulluar
të Mocartit
ujera të kthjellta të ujit të bardhë
shndërisin si argjendi
mahnitin zemrën time
inspirojnë çdo gjë dhe çdo mendime.
Shkoni edhe ju - nëpër rrugët e jetës
Nëse resh bora dhe frynë
Veriu i tërbuar,
Armikun do ta zënë në rrugë
Do ta mbuloj të gjallë
Pra do ta largojë anë e kënd.
Zgjohuni dhe shikoni
Mëngjesin e freskët
Fshatrat që i pushton
Erë e fortë shpërthen anë e kënd
borë e freskët me fije të saj
gjithçka në natyrë mbulon
Duke i thënë këto fjalë
................................. (plotëso!)
I përqeshi fytyra
Tek e cila vihej re dhe
Një karakteristikë
Edhe natyra nuk e do armikun...
Mëshira e fatit kujton për ne,
Nënkuptohet për tërë popujt tanë
Të cilët me shekuj te tërë nuk i kanë parë
Rrezet e shkelqyera te Diellit...
Me shekuj mbreteroi errësira
Na i mbuloi edhe syt
e tani nuk dimë se nga shkojmë
Edhe sikur të më pyeste ndokush
Cila është gjeja me e vlerëshme
Ore plak i urtë?
Unë i përgjigjesha:
Gjëja më e vlerëshme për mua
Është liria dhe nderi...
Do të jetoja
Në një fuçi si Diogeni,
Veç kur të dilnja prej saj,
Të mos m’i pengonte ndokush rrezet e Diellit.
Kjo është përgjigja ime -
U tha Cam Bali dy djemeve të tij
Nikës dhe Petrulit.
Dhe ra ne mendime...
Qetësi e pakapshme dhe e pambarueshme.
Pas një mnedimi të shkurt
Plaku i urtë ngrejti kokën...
Syt e tij berin me kuptua
Se shpejti do te zhduket errësira
Dhe mjegullat do të fluturojnë në ajr!
Oh bijtë e mi - vazhdoi,
Kam dëgjuar këngë popullore,
Legjenda dhe përralla të ndryshme
Se ai njeri qe vdes
Ne fueshën e luftës për t’i mbrojtur
Interesat e shoqërisë
Emri i tij kurr nuk harrohet
Gjithnjë brez i brezit i trashëgohet,
Vdekja e tij është lule Beldemi me nder...
Me bien ndërmend një fjalë e urtë popullore
Vdekja me nder është gjeja më
E vlerëshme për njeriun...
Djema pra - vazhdoi plaku i urtë -
Unë kam mësuar shkollë dhe nuk
Me është hequr errësira prej sysh...
Si djema që ju rrita
Dhe në dritë ju nxorra
Dua që të ma largoni nga unë këtë errësirë
Edhe pse trupi juaj o fatosa
Shkrihet dhe tretet në tokën e zezë,
Emri juaj si memoar do të rrënjoset
Në zemrën e çdo brezi të ri...
Por nëse ktheheni
Me fitore çdo kush ju pret me lule
Shumëngjyrëshe
Dhe me ta u thurrim kurorën e fitoreve.
Sot gjithë nga malet dhe fushat
Duken zi
Çdo kush ka marre ne dore ndonjë vegel punë
Shata, tërfurkë, sopata
E çdo njëri prej tyre
hidhet ne flakën e zjarrit.
Edhe ju me gjithë se jeni akoma të vegjël
por sërish ndihmoni diçka.
Nëser këtupar kalojnë
Ardhat tona fshatare.
Prandaj nëse ma plotësoni deshirën mua
shuheni flakën e zemrës - shkoni
Edhe ju.
Mengjesi i takoi ne Gurin e zi...
Miko - i tha Petruli te vëllait...
Shikoi partizanët, anën tjetër edhe çetnikët...
Ja si vinë që këndej...
Rende Miko dhe lajmeroi fshatarët.
Miko se bashkëu me vëllain e tij
U zhduk pas kodrës pa e hetuar
Prej asnjë çetniku dhe partizani...
Dhe ora më e zezë tingëlloi për fshatarët...
Anë e kënd ishin rrethar nga partizanët.
Thirre Mikon tha kryeplaku
Nuk kaloi një kohë Miko u duk para kryeplakut.
Urdhëro plaku im?
Miko, shko ne Brodec
Lajmëroi fshatarët tjerë me këtë letër.
Posi mizë blete humbi pas kodrës...
duke iu ofruar katundit
krahun e tij të njomë e kapi
një njeri me këmishë të kaltër!
Ç’je ti voc?
Djaloshi pa u menduar mirë,
i’u përgjigj
Jam patriot i vogël
patriot...
ke diçka?
Po, vazhdoi djali
nxorri letrën nga gjiri dhe ia lëshoi në dorë.
Armiku pa asnjë mëshirë naj femisë
Grisi letrën dhe
Voglushin që ishte dritë ardhmerie
Me një të rënë shqelm
E hedhi për toke dhe në vend e shtriu...
Dhe ti Herkul
Ngrehu ndej hynore
Shpëto Promethen
Qe ne zinxhirë është lidhur....
Këndo o Ofre
Zbuti sirenat
Kafshët e njerëzit
Malet dhe fushat...
Zeus si urdhërove këtë urdhër
Qe Promethen këtu ndjej hyjnore
Ne shkretëtirat e Kavkazit
Duart e lidhur me zinxhir.
Këndo Ofre
Zbuti suirenat
Kafshët dhe njerëzit
Maet dhe fushat.
Dhe ti oi Teze
Te Labirinthi
Vraj Minatourin,
Vraj këtë egërsirë
Dhe shpëto njerëzinë.
Heronjëve
Nëpër livadhe shkëlqente bari
Sikur te ndodhte ari
Rreth ca kronjëve të kthjellta
Ato varre qendrojnë shumë të qeta.
Thurrur me lule fushore
Aty ngrihen përmenddore.
Ne ato varre ne atë bukuri
Trupi i herojve flen aty
Qenë ngritur kundër mizorisë
Për çlirimin e njërezisë.
Thurrur me lule fushore
Rreth e përqark ato varreve
Tërë vendosen rreth një pylli
Aty ngrihen përmendore.
Sikur lulja pranverore
Qëndrojne tani ata lapidare
Guxim për atdhe ata shprehën
Brezi brezit ti kujtohet.
Gjaku i përzier
U ndalën mijra mizorë bullgarë
Me dhjetë partizanë
Ne Luginëne Malit te zi
E për bri.
Lufta plasi anë e kënd
Me dhjetra partizanë
E mijra ushtarë bullgarë
Te gjithë si gomarë....
Oh sa e ashpër ishte lufta
Gjaku këtu lum formoi
Deshtën, fituan me hovin e parë
Dëm të madh
Anë e kënd shkaktoi.
Balladë për Abaz Aliun...
Qe atje qetesohet, qetesohet
Nënhijen e atij trendafili
Qetesohet trupi i te riut
Trupi i Abaz Aliut.
Varri yt o Abaz Ali
Kurorezohet me lule
Bri një kroni ne Voksan
Me përmendorën pranë...
Pse ati te kroni i ftohet
Ku leshohen valet e ujit
Te goditi plumbi i shskrete
Dhe te largoi për jetë...
Ah mor plumbe i armikut
Shumë njerëz nga kjo botë ndajte
Edhe sot Abaz Aliun me plumb e vrajte.
Emri i tj s’ka për te vdekur
Sa do te këtë male dhe fusha,
Se bashkëu me shoket qe ishin
Ne ato beteja
Ngrite flamurin te valoj
O Abaz trim bir i popullit tim.
Kreshnik mbete me besnikerine e fjlas se dhënë
Ndertove vetes përmendore
Nga luftat qe ne kokë ia dole.
Ku?
Djali im ti po sheh me tutje
Se si ai ne lufte është verbuar
C’dëgjove ti për te tjerët
Se si kan mbet
Kanë jetuar ne borë, ne tokë dhe ne zjarr
Duke dhënë jetë.
Ne dorën time dora yte
Qetesoheu femiu im
Armiku kundra nesh ka përdorur forca
Ti ushtar e pa dore mos me mbet.
Ne jetë ke pas një drejtim
Fytyra yte ka pare vdekje
Zemra yte pushoiiiii
Ty djale shpirti nuk te punoj
I verber u ketheve
Nëpër rrugët e kaldermes
Pa dore mberrine
Dhe dera ty tu hap.
Gjithkund dora dhe zëri
Atje ku gjendesh
Nuk ka mundur ty ushtar me te tregua
Falenderes qe me ke ndihmuar.
Lule trendafilesh
E përgjakur dhe e flakosur
Me ngjyrera ylberi dhe dashurie
Janë lulet trendafilesh
Nga kurorat e saj linde agimi...
Inspirimi i agimit te bardhë
Shfaqi Diellin rrezear,
Qendron lapidar i pathyer
Me bukurin e krijuar.
Simbolike për titaniket dhe herojt
Për hiresine dhe bujarine qe
I dhuruan me te bukuren jetën
Nga Zoti i bekuar
Folen trendafilet e skuqurrosura
Për brezërit e rinj
Te rriten ne hapësirën e lire.
Poemë...
Qindra yje vizellojne
Ne natën e erreshme
Dhe ne qiellin e pafund...
Ne epshet e zemrës time
Ndizen brengat te shoqeruara
Me ndjenja te nxjerrura
Nga thellësia e shpirtit
Lotet e idhura nga syri yt i shkrete
Qanin te kaluaren e erreshme
Me te zezen jetë.
Ndryshime
Si ka qenë popull shqiptar
shkollë te vete s’ka pase me pare
ka qenë gjithnjë sherbetor
te huajte e i ka pasur epror.
Kur zaptoj Turku Ballkanin
Rroku ne dore jataganin
Vrau njerëz pa meshirë
Thoshte te keqijt janë dlirë...
Vrante njerëz te pafajshëm
Kerkënd s’kishte te dashur
Veç veten e tij e donte
Sepse ne kurriz te huaj jetonte.
Kur sulltani hypi ne fron
Tha dua një dy fjalë t’i them
Kush është ai qe Shqiptarët i zapton
Vetëm ai nuk me don.
Vajtimi
Ku je shtrire o shqiptar
Ty te shkelin si demat nëpër arë
duke luajtur e qesh me ty
Qe ta futin kokën nënhi.
Je shqiptar je shqiptarë
Askush për ty nuk e ka gajle
Për mbi ty barbari po shkel
Po te përbuz dhe përqesh...
Kur te zgjohesh ne mengjez
Te huajt ty te bëjnë fajtor
Nëpër punë te renda pa pagu
Për qejfet e barbarit me punu.
Me sa mund mundohesh
Prej punës se rende do te sakatatohesh
Ose e drejta ose tjetër jo
Do te vijnë kohët qe do te arsyetojne.
Këngët e pakënduara
Prishe veten e bere derr
qe ne Det te Zinj Hektorin e gjuajte
prishe moralin tënde
Andromaken kur e grabite.
A nuk mendlove për Agamemnoninnn
qe te gjitha te drejtat i gëzon
ta merr gruan ne vatren e zjarrte
te lene me plot halle
te ben te mendosh a te jetosh a te vdesish
ai ben dasem e terhek vallë...
Akil more haj, haj
kur e grabite Andromaken
e ndiera e mbushi botën me plot vaj
për lulen e pare
për bonjakun djale.
Por ty ju fale mëshirës
Dhe keq nuk te erdhi
Veprove kundër deshires
Ore fytyr dredhaki...
... dielli zemrat i poqi
lufta Trojen e dogji
trojanët ah sa vuanin
kembe jashta portes nuuk luanin.
Akili i ashpër
me syt e tij botën e hante
dheun me gjak e lante
Ty Zeusi qe te fali
Me dinjitet te larte
Te poshteroi idealin
Kur fillove Ilionin ta shkatërrosh
Te vrajsh bijt, nënët ti përvelosh
Ty Zeusi, me i bere keta te keqia
Në botë nuk të dërgoi
Me gjak njeriu
Me ma të vogëlat vija
Me mbush edhe proje
Patraklin kur ta vran
Akil pse te erdhi keq
Sepse krahun ta than
E ti shpirterisht vuan e heq
Ti u nise i pa pritur
Zemra hyri ne zemrin
Afekte te ashpërta
Zemra mezi i priti
Por shigjeta e Paridit
Ne thember e godati.
Te me përmendish
Te me përmendish
Sa te mundeni këtë vepër
Mos me e lexuar
Se shumë prej ju
Keni me cmendur.
Zoti gjithçka krijoi
edhe te parin trup qiellor
Ai gjithnjë ka ekzistuar
Kohën vete e ka krijuar
dhe konstruktuar.
Sot miliona njerëz ne botë besojnë
Se Zoti natyrën me te gjitha
Te mirëat e krijoi
Edhe sistemin planetar
Hënë dhe Diell i ndricoi.
Krijoi botën e gjallërise
Beri te mundur jetën
Me te gjitha te mirëat e kësaj hapësirë.
Kjo punë na beri kiklopa
E njerëz me bishta
Me dy sy ne ball
Na verboi në këtë halle...
Të poshtër qofshin marrinat njerëzore
Qe çdo çast e minut
vetes i sjellin errësirë,
ne këtë errësirë nuk jetohet
e ne vuajtje oh sa mirëë
qorromania e saj prodhohet
ah sa e pres me deshire...
errësira prej duraku prodhohet
kurse vuajtja prej jetës
njëra tjetres si afrohet
aq sa jeta vdekjes.
Kësaj errësire erë baruti
I vjen dhe askush nuk e don
Kurse vuajtjeve te zemrës sime
I vjen era arome...
Eja qyqe, eja te lutem
Eja pranë pse me largon
Kënga yte mallengjyese
Këtë semundje ma sheron...
Sot- kënga e parë
Ngrehu njëhere o Homer
vajto Trojen e shkrete
dhe Hektorin e Prijamin
jepi Uliksinit kuroren fame.
Edhe Agamemnonit, Andromaken me djale
qe shkretoi Ilionin fund e kokë me moral.
Le te fluturon Herosi
te gjuan shigjeta nëpër lisa
te djeg bime, kafshe dhe njerëz,
vajza, djem te ri si filiza.
O Demodok sjelli lirës tënde
ngrite zërin deri ne Qiell
prej Shtilles e deri ne Hiros
çdo zemër zhigos.
Se bashkëu me këngët qe i përcjelle një ze
po te porosis vet:
le te mbledhet gjithçka
la mbrojme botën e shkrete
o Demodok ngrite liren tënde
mallko qiej dhe tokë,
mallko ç’te mundesh me gjet
mos le drunjë mos le flete
mos lene asgjë pa shkatërruar
mos lere zemra pa përveluar.
Apolonin me Aferditën
dhe Minerva me Moranin
sa bukur liren e priten
sa ndere te madhe i bene.
Ngrehu Uliks thyje qafen
i thane ata me shpejt ik
largoje njëhere atë trapen
Posejdonin mos e prit.
Sa ushtime e madhe ndihej
deti lëkundej anë e mbanë
toka çahej edhe grindej
njerëzit njeri tjterin duke ngrënë.
kush qe fajtor për këtë gjë
vallë Zeusi qe i fal
tërë keta punë te këqija me i bërë
Nuk ka mjet në botë që mund t’i ndalë.
Poemë
Me rastin e këngës
...Dy tre ditë para Shën Gjergjit
Orfe i popullit shqiptar
Zemrat tona i mblodhe
Ju qajte halle dhe halle
Ngjyre madhengjimi na hodhe.
Ngrehe zërin deri në qiell
Vajtoi shqiptarët e ndier
Qe harrojne komb dhe atdhe
Mallkimin (namin) e babës, vëlla e motër
Fisnikeri me zemër votër.
Harrojne besën kreshnike
Vyrtytet e babës Ilir
Heroizmin, djepin e trimërisë
Çerdhen e njëres
Por që sot është në agoni
Humbet shpresë e harmoni.
Ushtron treni
Dhe jep lajmin e parë
Niset për ne Turqi
Me plot shqiptarë.
Kur lajmin e dytë e flete
Njerëzit përqafohen
Çdo njeri duke bertitur
Se me kurre nuk takohën...
Ofre i zemrave tona
qe mahnit zanat e malit
zgjon dhe gjallëron
Aromen e ererave
Dufin e amshon.
Lotet pikojne si gur kroni
Kur zëri yt tingëllon
Hekurin e thyen
Kuku-kat qyqja për vëllazërin e vet
Mal e kodra mallengjen.
Ofre dridhe qiellin
Ne stacion kur te shkosh
Aty gjen mia zemra
Te coptueme ne grima
Te shkatrruara ne ndjenja
Njerëzit me vale përvelohen
Nga avulli i bardhë kufr dilte
Dy-tre fjalë i përcjellte
Pasionet brenda digjeshin
Kur njëri - tjetrin përqafohen
Dhe kurr me nuk takohen.
Vetëm ty
Vetëm ty
Zëri yti oj hyjni
Nuk ka shok as sesi
Ashk e zemër m’i ke djeg
Dhe m’i ke shkri.
Shpirt i bute sentimental
Syri yt rrush i zi
Ne përjetime ndjenjat mi ke ndez
Oj hyjneshe oj bukuri.
Vetëm ty... vetëm ty...vetëm ty...
Tjetër subjekt ska përmbi.
Keq kush flet te jesh e bindur
Vetëm flet për zili
Zemra ime bashkë me tënden
Janë sublime
Dhe çdo njëra prej tyre janë tret e shkri
Këto vargje dhe dufi im
Te kushtohen vetëm ty,
Vetëm ty dhe vetëm ty
Ty Zambaku i mengjezit
Muzike e shpirtit tim
Telat e zemrës sime
Thellë m’i ke preke dhe
Mi ke mbushur me përjtesime.
Ti oj Përendi
Ti oj Përendi substance madheshtore
I plotfuqishem
Ti oj Përendi vetëm Një je
Vetëm Ti vetëm Ti
Jeton ne Alteri
Asgjë sendi s’ke përmbi.
Me dëgjon oj Përendi
Unë jam nda ne besimin tend
Nëse ndonjë here
Me duhet me negirue
Atë askush nuk mund ta bene
Atë e bëje vetëm unë sa për ekzistencë
Dhe flas me gjysem goje
Me shpirt dhe thelbin e zemrës
Besoj se ke me me arsyetu...
(28.07.1963)
Tinguj kumbonesh
Larg ndokund nëpër hapësirë
Hovshem dëgjohen tinguj kumbonash
Nëpër errësirë
Flet gjuhë e qetësise.
Tinguj kumbonash hovshem tingellojne
Gjallëri dhe jetë inspirojne
Shpirti thot ik
Dhe mos debato...larg ne pyjet e panjohura
Tingujt e saj pa pashuim me ftonin ne ndjellim
Çdo tingull formonte notat me imponim...
E përzier me ehot bilbilash nëpër fushat e paemerta,
Me foli gjuha e paqarte e tingujve
Nëpër errësirat e pakapshme
Te solli si engjell përball mua...
Ky ispirim qe është kurreshtar krijoi jetën e re
Me tinguj kumbomnash ku hovshem i sjellnin njëra tjetres
Errësirën e pakapshme e krijoi ne horizonte jetësor.
Sonete kushtuar dashurisë...
Sikur fusha dhe male te digjen
sikur gure ne këtë botë mos te mbetet
sikur dete dhe liqej te treten
dashuria për ty nuk me shuhet.
Sikur fusha dhe male te shemben
sikur çdo send ne këtë botë te fshehet
sikur oqeanet nëpër tajfunë shkunden
dashuria për ty gjithnjë
ne zemër do t’me mbetet...
Dhe ty moj dritë e yllit polar
dhe ju engjejt e shenjte
larte prej kupes se qiellit
ne mua e lindet dashurin si vala përmbi vale.
Por, vallë si te bind
gjaku shpirtit i vulosi dashuri për ty
dhe ne rrufene e forte
e shkruajti dashurin vetëm për ty.
Lotëtet
Miera yje xixellojne e vizellojne
Natën e erreshme e gjallërojne
Qiellit te pafund epshin e zemrës
Time ia dhurojne...
U ndezen brenga
Te shoqeruara me ndjenjat
E thella shpirterore,
Nga lotet e idhura
Nga syt e përlotur e te shkrete
Qe pandashem e
qajne te kaluaren me te zezen jetë.
Nga të dashurit e mi
Kurr nuk marre
letër prej të dashurve të mi
shkrihem si lulja
në vazen e bukur pa ujë...
Rreze dielli
Ca rreze dielli
drejt më shkëlqejnë
tërë kupen qiellore
dhe botën e përterijnë...
Nga rrezet dielli flakë digjte
flakë flakonte
për të drejtat që ky popull
nuk i gëzonte.
Yjet në terrin kohor
Nuk shiheshin në asnjë ane
Se nuk ndërrohej ligji i diktatorit
Për rininë e popullit tim
Të cilët i shkelnin dhe përdhunonin.
Mbret ose tiran
posht fashizmin tuaj
plot egërsi dhe pamëshirësi
poshtë gjakepirësi genjështar
rroftë vigani atdhetar.
Vendlindja ime - Izvori
Atje ku linda dhe fëmie isha
gëzime dhe hare unë dinja
ajo është vendlindja ime ku jetoj
një jetë te lumtur e kaloj.
Kur në të u rrita
dinja vendin dhe luginat t’i nderoj
në të punoja pa pra,
se kam dëshirë të madhe për te.
Nëpër kodrat e blerta dhe pyje të gjëra
gjatë natës së errët aty shndëritë hëna
fryn flladi i lehtë mbi këto kodra të gjëra
aty i kaloj verimet e tëra.
Ajri i pastër noton si oqean
nëpër kodrat ku shetitem shpesh
burimet që kalojnë nëpër tokën nënë
tërësinë e zbukurojnë.
Ato fusha të gjera me gjelbërime
me lule fushe duken zbukurime
livadhe dhe pemishtet dallohen
të gjitha nga njerëzit shfryhtëzohen.
Që nga poshtë dhe nga bregu
rrjedh një lum i kthjellët
burimi i së cilit është shumë i qetë
simfoni jetësore krijohet gjithnjë.
Rreth e qark lumit dallohen
kronat me ujërat e kthjellëta
dhe të ftohëta, rriten lulet për bukuri
jetë idilike mbretëron aty.
Dhe kroni i fshatit tim
qe është simbol bën ujëvaren
dhe natyrën e jetëson.
Këtu me kashtë thekër
së paku shpirtin e mbani
e atje ku jeni drejtuar
edhe dhè s’keni të hani...
Le t’i marrë lumi disa punë të tjera
disa pedant e disa gangstera
nga levizin, dëme te mëdha
shkaktojnë
vrasin, presin, therrin
njerëz s’ kanë mëshirë
miëra zemra përvlojnë
sheti për ta as që përmason.
Pse, ata janë njerëz
të ndershëm e nuk bëjnë gjë
masa marrin për shokun tim
që për njerëzi punojmë pa pra
punon për te mirën e njerëzimit
dhe jo për dëmin e saj...
haj e zeza jetë haj
atij që i bën keq
me gjithë zemër të don
aty që i bën mirë
me shigjeta të gjuan dhe të përvlon.
Sot
Dita qe kaloi, qiriun ndezur e mbanim
Para masës me gishst ngritur dalin
“Ne dimë”, ne mësues jemi
diploma të maturës fusin në xhep
dhe nisin me arsimu
popullin me kulturu
deshirë është kjo sikur fjala
të jetë bollë
edhe vepra te t’lum rat.
Bëhet mësues i vendit
Që me popull të bashkëëpunon
U dahet prej tij
Jashtë kufijve të botës jeton.
Pse ai nuk është i njerëzisë
Joshjet i dalur prej gjithkujt?
Prej qiellit pikoi
Të mbinatyrëshme
Tu ngjatë jeta o zoti mësues
I thuan katundarët
Atij vetëm buzët i levizin
E me te holla i shet fjalët
Shkollat i hapin tre ditë punë
Pastaj me javë të tëra me
Gëzim dhe vallëzim i kalojmë,
kur vjen koha e rroges
thikat, thyejne dritaret
cilët prej tyre t’a merr rrogën se pari
ky është prodhim qe e
japin mesit tonë
kah lumejte e fjalës
popullin tonë e çojnë.
Vetëm atë që natyra e krijon
Të mirëë dhe e mbron
Ai gjithnjë përçdo kënd
Mbetet jo...
Të tjerët që nëpër duart e tyre
Kalojnë sa herë dora dorës
Do te bëhen gangstërë
Edhe ata rrugaçë shkojnë
Gjithkah dhe bëjnë krime
Para syve të popullit
Çdo hap sjellin plot trishtime,
Pra, nëse ky është prodhim
I mësuesit me arsimi
Çdokënd arsimin e shkel ne këtë drejtim.
Skicë
Vitet kaluan me rradhë
edhe jeta së bashkëu me ata
në bregun e lumit na afruan
po ne ç ‘na lënë
vetëm kujtime dhe kujtime
sot çka është sot
sot ndahem prej kujt,
vallë prej kujt?
Prej bankave shkollore
qe për mua shkëlqenin si
gur xhevahiri
dhe jetë ylli.
Dërrasa e saj e zeze ishte
por vetëm ngjyra e jashtme
që të shkruaj me shkumës të bardhë
me vlerë me plot arë.
Nëpër dritaret e saj
shikonja botën që me rrethon
thitha ajrin e pastër të rinisë
vallë çka ishin lojërat...dhe me kë
me shokët qe si një trup i madh ishin
po diç tjetër mësuesi
mësonte të kuptoj jetën
kudo që krijon...
O moj shkollë sa e lartë je
ndoshta në esencë të krijimtarisë
bën të mundur jetë mbi dhe
krijon harmoninë në mes të njerëzisë.
Por, kush i ngriti njerëzit epror
prej nga heronjtë legjendëarë
ngriten kurorat e njerëzimit
po t’i kush të ngriti
pa përgjigju shkolla vetëm shkolla.
O ju që dëgjoni
gjithnjë qofshit të lartësuar dhe
ditë të lumtura të gëzoni
lamtumirë më e dashura shkolla ime.
Biografia e prof.dr. Sejfedin Sulejmanit
Prof.dr.Sejfedin Sulejmani ka qenë filozof,poet, tragimtar,dramaturg , novelist, estetikan, eseist, publicist, politikan, kolumnist, humanist dhe patriot. Është i lindur më 30 maj në vitin 1938, në fshatin malor Izvor të rrethinës së Kumanovës në një familje me gjendje sociale të rënduar. Shkollën fillore e kreu në Izvor dhe Kumanovë ndërsa atë të mesme të mësuesisë në shkollën normale Liria në Shkup, në vitin 1958.
Pas kryerjes së normales punoi dy vite si mësues në shkollën fillore Bajram Shabani të Kumanovës. Në vitin 1960 regjistrohet në fakultetin filozofik në Shkup në të cilin diplomon në një afat të shkurt prej dy vitesh, më 1962. Pas diplomimit do të ligjëron lëndët filozofike në gjimnazin Goce Dellçev të Kumanovës. Ishte profesor i pare dhe i vetmi shqiptar i punësuar në këtë shkollë. Kjo nuk ra në sy të mirë para shovenistëve, nacionalistëve të brendshëm të shkollës të cilët me përbuzje shikonin në Sejfedin Sulejmanin, nën preteks të konceptit injorues dhe mohues se shqiptarët nuk mund të jenë profesorë ose me arsimim sipëror. Por, Sejfedin Sulejmani e dëshmoi të kundërtën dhe e bindi palën tjetër se jo vetëm që mund të të jenë profesorë të diplomuar por janë shumë më të aftë dhe më punëtorë se ato. Ky veprim i këtij profesori të talentuar theu mitin sllav se shqiptarët nuk janë të aftë të kryejnë studime sipërore e as të jenë profesorë në një institucion me renome siç ishte gjimanazi në atë kohë.
Në vitet 1962-68, ushtroi edhe postin e kryetarit të rinisë në nivel regjoinal. Në Kuvendin komunal porpozoi që në vend të postit të një zyrtari të “lartë” shqiptar komunal, mjetet finasiare të këtij posti të destinohen në stipendi për nxënës të shkollave të mesme dhe studentëve me qëllim që të ketë sa më shumë kuadro të arsimuara shqiptarë. Ky propozim stratëgjik u mirëatua. Ky potez ishte kontribut shumë i madh për ecjen e proçeseve përpara dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat balafaqoheshin të rinjtë shqiptarë. Në vitin 1968 së pari organizoi program solmnen për kremtimin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, e pastaj vendosi flamurin kombëtar në shkollën fillore Bajram Shabani të Kumanovës. Në ketë vit ishte i zgjedhur deputet nga Komuna e Kumanovës në të cilën bënte pjesë edhe ajo e Likovës. Në Parlament propozoi që honararin të cili e merrnin deputetët të destionohet për burse dhe stipendi për studentë dhe nxënës. Deputetët në atë kohë nuk kishin rrogë të rregullt në Kuvendin republikan por vetëm honorar. Ky propozim shkaktoi nervozizëm të madh në në qarkun e deputetëve dhe nuk morri përkrahje. Po në këtë vit shkroi dhe botoi nëpër gazeta dhe revista poezi me motiv patriotik dhe frymë iluministe. Gjatë kësaj periudhe për deri sa ishte në Kumanovë organizoi kurse për zhdukjen e analfabetizmit të masës më të gjërë shqiptarë. Pas përfundimit të këtyre kurseve kandidatëve iu jepej e drejta për punësim. Këto aktivitete nuk shiheshin në sy të mirëë në organet më të larta partiake. Vendosën ta largojnë S.Sulejmanin nga Kumanova. E dërguan si punëtor politik në KQ-LKM pa ndonjë detyrë me peshë. Qëllimi i tyre ishte që ky personalitet të izolohet dhe pasivizohet në veprimin politik dhe shoqëror.
Sejfedin Sulejmani nuk u pajtua me këtë status. Dha dorëheqje nga KQ i LKM dhe u emrua drjetor i Dramës shqipe në Teatrin e Kombësive në Shkup dhe njëkohësisht ishte në Kishillin redaktues të revistës mujore letrare-artistike Jehona në Shkup. Në këtë revistë ai do të boton një numër të madh punimesh filozofike dhe letrare dhe do të boton tri dramat e shkruara:“Rrugët e fatit”, “Shkëndijat e para”, që kishin të bënin me arsimimin dhe emancipimin e shqiptarëve, dhe “Abelardi e Heloiza”, e shkruar në frymën volteriane të iluminizmit francez. Përveç dramës, ai shkroi edhe një duo-dramë mjaft interesante “Dilalog me S...” Por, përveç në këtë revistë Sejfedin Sulejmani kishte shumë punime të botuara në revista dhe gazeta shqiptarë:Fjala, Rilindja, Flaka e vëllazërimit, Jeta e re, Përparimi etj. Në vitin 1970 botoi veprën e parë filozofike “Disa aspekte konteplative mbi filozofinë e jetës”. Pas kësaj pasuan edhe shumë të tjera. Në vitin 1971 Sejfedin Sulejmani emrohet profesor në Fakultetin Filozofik – katëdra e filozofisë-sociologjisë dhe do të ligjeron drejtimet filozofike: filozofinë, etikën dhe estetikën. Paraprakisht, në vitin 1970, së bashkëu me prof. Eshref Saraqinin ishin iniciatorë të parë për themelimin e Shkollës së lartë pedgogjike dyvjeçare në të gjitha drejtimet lëndore dhe drejtimin klasor në gjuhën shqipe. Në vitin 1972 emërohet kryeredaktor i Flakës së vëllazërimit, gazetë e vetme e cila botohej në gjuhën shqipe. Detyra e parë e tij ishte që këtë gazetë, e cila botohej një herë në javë, ta boton tri herë në javë. Pasi e arriti këtë qëllim atëherë gazetarëve, poetëve dhe shkrimtarëve nga Maqedonia, Kosova dhe Lugina e Preshevës ua hapi dyert që ta ushtrojnë detyrën e tyre dhe të kontrubuojnë në avancimin e proçeseve kombëtare. Gjatë këtij mandati revistën mujore “Jehona” e futi në kuadër të gazetës. Në vazhdën e këtyre viteve ishte iniciator dhe njëri prej themeluesve të Normalës në gjuhën shqipe në Kumanovë. Vullnetarisht i ofroi shërbimet e veta si profesor pa pranuar kompensim as për orët e as për harxhimet rrugore.
Gjithë ky kontribut nuk e kënaqi Sejfedin Sulejmanin. Bëri edhe një hap të guximshëm dhe ua hapi portat edhe gazetarëve dhe krijuesve të Shqiprisë të viozitojnë edhe Shkupin edhe qytetet tjera të banuara me shqitarë në kuadër të bashkëëpunimit në mes intelektualëve shqiptarë të këtuit dhe të Shqipërisë. Me ftesën e Institutit Albanologjik të Shqipërisë, në vitin 1972, Sejfedin Sulejmani formoi delegacionin të cilit i priu si kryetar dhe morri pjesë aktive në Kongersin e Unifikimit të gjuhës shqipe në Tiranë. Për vizitë në Shkup e ftoi edhe prof. Eqrem Çabej, i cili me ftesë të veçantë ishte musafir i Sejfedin Sulejmanit. Deri s a ishte kryeredaktor morri guximin dhe botoi veprën e dr.Ali Hadrit e cila hapi polemika të zjarrta në kuadër të fedreratës Jugosllave. Në vitin 1973 do të doktoron në Universitetin e Prishtinës në tezën e disertacionit të doktoraturës: Mendimi filozofik në veprën e Naim Frashërit. Do të bëhet doktor i parë shqiptar në Maqedoni.
Organet e vendimarrëjes nuk ishin të qeta ndaj këtyre veprimeve patriotike të Sejfedin Sulejmanit. Vendosën të marrin poteze të reja për ta pasivizuar. Fare pa qenë i informuar,në vitin 1974,e emruan anëtar në Këshillin Ekzekutiv të Maqedonisë duke ia lënë sektorin e urbanizimit, sektor me të cilin nuk kishte asgjë të përbashkëët me profesionin dhe aktivitetet e tij. Por, Ai nuk rrinte i qetë. Njëra prej arritjeve kapitale e veprimit të tij politik ishte që morri pjesë në grupet punuese në draftin për hartimin e Kushtetutës të vitit 1974 në të cilën populli shqiptar ishte element shtet formues. Në vazhdën e veprimit politik në njërën nga seancat qeveritare ngriti iniciativë për themelimin e Fakultetit Albanologjik në kuadër të Universitetit Shën Qiril dhe Metodij në Shkup. I përkrahur edhe nga përfaqësuesi i nacionalitetit turk dhe miqëve që kishte krijuar brenda qeverisë dhe më gjërë, në Parlamentin e atëherëshëm kjo iniciativë kaloi dhe u themelua një institucion arsimor sipëror shqiptar. Kabinetit të qeverisës së atëhershme këto gjëra dhe shumë veprime tjera nuk iu pëlqyen. Pasi i skadoi mandati 4 vjeçar nuk ia vazhduan tjetrin. Më 1978, e destinuan në Kuvendin Republikan pa kurrëfarë detyre vendimmarrëse. Kishte në shfrytëzim vetëm privilegjitë sekondarë: legjitimacionin dhe disa gjëra tjera. Gjatë kësaj periudhe katërvjeçare Sejfedin Sulejmani tanimë kishte botuar shumë vepra filozofike dhe nga arti, dhe për krijimtari të bujshme u dekorua Laureat i çmimit 11 Tetori, i cili jepej për krijmtari ose veprime të dalluara në nivel shtetëror. Përforcoi edhe më shumë bashkëëpunimin me studentët e Universitetit të Prishtinës pavarsisht trysnive politke që vinin edhe nga Maqedonia edhe nga Kosova.
Liderët jugo-komunistë nuk e lejuan të qëndron në këtë institucion të lartë shtetëror. Vendosën që t’ia marrin të gjitha privilegjitë dhe ta dërgojnë në një nivel edhe më të ulët se ku ishte. Më 1982, e emruan këshilltar pa detyrë të caktuar në Këshillin Ekzekutiv të R.M., vetëm sa të merrte një rrogë. Në këtë periudhë, një vjet më parë sapo i kishin filluar protestat apo demostrata në Kosovë. Organët e brendshme të R.M. gjatë kësaj periudhe më të egër të skenës politke komuniste filluan përndjekjen e intelektualëve shqiptarë. Në mesin e tyre ishte edhe S.Sulejmani. Në fillim e akuzuan për nacionalizëm për shkak se kishte marrë pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe në Tiranë. Nuk patën argumente të qëndrueshme që ta burgosin, sepse lejen e vulosur dhe të nëshkruar për të shkuar në Shqipëri e kishte marrë nga kryeministri i atëhershëm. Kështu nuk patën mundësi ta mposhtin. Kurdisën kurthe komplote dhe intriga të ndryshme politke që të krijohet një imazh negativ për Sejfedin Sulejmanin. Shumë qarqe antishqiptarë i ndihmuan kësaj dukurie të shëmtuar. Në vitin 1982 për shkaqe dhe trysnisë së madhe politke jep dorëheqje nga Universitetit i Prishtinës nga i cili prodhoj shumë kuadro të afta për shoqërinë shqiptarë dhe më gjërë. Nga kjo gjendje politikisht e krijuar kundër tij filloi të ballafaqohet me shumë sfida,obstrukcione, dhe probleme të karakterit politik e shoqëror. Pas kësaj filluan shpifjet dhe shpekulimet dhe shumë të pavërteta t’i mveshën Sejfedin Sulejmanit. E gjithë kjo kampanjë e pandershme ndihmohej edhe nga shqiptarët e instrumentalizuar dhe të instaluar në qarqet antishqiptarë. Qëllimi ishte që të diskreditohet ky personalitet i madh shqiptar, Me veprime të këtilla përmes akteve të kryera dhe inskenimeve edhe ndaj personaliteteve tjerë shqiptarë qendra sllavo-komuniste lehtë pastaj e kishte të manipulonte me shqiptarët dhe ta arrinte qëllimin dhe realizimin e projektit të draftuar antishqiptar.
Gjitha këto shpifje dhe shpekulime disa deputetë shqiptarë, e sidomos të PPD-së, i përdorën dhe shfrytëzuan për diskriminimin e personalitetit dhe autoritetit të Sejfedin Sulejmanit edhe në shoqërinë pluraliste. Qëllimi i vetëm ishte konkurenca politke dhe pozitat e larta qveritare. Këta politikanë nuk zgjedhën as mënyrë e as metoda për ta sulmuar diskredituar Sejfedin Sulejmanin. Kritikat kaluan në ofendime të rënda. Paradoksale me këtë, në takime të fshehta, disa deputetë po të njëjtës parti kërkuan ndihmën politike të Sejfedin Sulejmanit, por vetëm në katër sy. Pavarsisht shpifjeve,shpekulimeve dhe ofendimeve që vinin po nga kjo parti, Sejfedin Sulejmani këtyre deputetëve do t’u shkruan edhe referatë edhe elaboratë.Në atë periudhë S.Sulejmani tanimë ishte ndihmës ministër i kulturës.
Këto trysni të vazhdueshme e detyruan atë që të largohet nga kjo ministri dhe rikthehet në Fakultetin Pedagogjik Shën Kliment Ohridski me titullin profesor ordinar. Po në këtë kohë studentët shqiptarë nuk u pajtuan me statusin e tyre në këtë fakultet. Kërkonin që të gjitha lëndët të ligjërohen në gjuhën shqipe. Filluan protestat studentore. Ato erdhën deri në kulminacion sa që dekani i Fakultetit Pedagogjik Nikola Petrov dha dorëheqje, dhe me dorëheqjen e tij ishte gati t’i vëhet çelësi këtij fakulteti. Për ta shpëtuar mbylljen e fakultetit situatën në dorë e morri Sejfedin Sulejmani. Kërkoi pranim te kryeministri i atëhershëm Branko Cërvenkovski dhe pas atij takimi u gjet marrëveshje që të funksionon ky fakulltet. Sejfedin Sulejmani në tetor të vitit 1998, emrohet Dekan në këtë fakultet. Pranoi dhe realizoi të gjitha kërkesat e studentëve shqiptarë duke punësuar profesorë shqiptarë për të gjitha lëndët të cilat ligjëroheshin në fakultet. Hapi portat për qindra e qindra studentë shqiptarë që të studjoinë dhe të riarsimohen në këtë fakultet. Me potezin e tij shpëtoi shumë studentë të ri që mos të mbetën pa arsimin sipëror këtu në Maqedoni.Në anën tjetër, PPD bënte trysni politke që në këtë post dekani ta emronte prof. Xheladin Muratin por nuk ia doli. Pasi i skadoi mandati si dekan, i vazhdoi ligjëratat në lëndët filozofi dhe logjikë edhe në gjuhën shqipe dhe atë maqedone deri në pension, edhe më pas me anagazhim.
Prof. Dr. Sejfedin Sulejmani ka qenë mjeshtër i madh i penës. Krijimtaria e tij është e bujshme dhe me zhanre të ndryshme. Gjatë jetës së tij shkroi dhe botoi 90 vepra nga filozofia, arti, logjika, sociologjia, etika, estetika, dramaturgjia, kultura, politika. Bashkëpunoi me shumë revista dhe gazeta të ndryshme në të cilat shkroi me qindra e qindra punime, artikuj, studime, ese nga sferat e ndryshme. Me këtë krijmitari dëshmoi se, shqiptari jo vetëm që mund të jetë krijues i veprave të lëmive të ndryshme shkencore, filozofike, artistike e shumë lëmive tjera, por ai mund të jetë edhe t’ia tejkalon ose të jetë i pakalueshëm nga pala tjetër. Me këtë krijimtari kaq të madhe përfundimish theu mitin dhe dëshmoi se edhe shqiptari vërtetë mund të gjendet në piedestalin e krijuesve të mëdhenj. Sejfedin Sulejmani vdiq në Shkup, më 24 Shtator të viti 2007, në moshën 69 vjeçare.

Edition Notes

Bibliography: p. 283-285.

Published in
Skopje

Classifications

Library of Congress
B53. S92, B53 S92

The Physical Object

Format
Poetry
Pagination
288 p.
Number of pages
135
Dimensions
30 x 20 x 5 centimeters
Weight
200 grams

Edition Identifiers

Open Library
OL19045578M

Work Identifiers

Work ID
OL6156559W

Community Reviews (0)

No community reviews have been submitted for this work.

Lists

Download catalog record: RDF / JSON