Click here to skip to this page's main content.

 Hello!   The State of New Jersey is participating in our eBook lending program. Browse the growing lending library of over 250,000 eBooks!

Site Search

Site Search
We need a book cover for: L E T Ë R S I A
Last edited anonymously
February 22, 2012 | History
Cover of: A treatise on the lteratury by Ransom H. Tyler

A treatise on the lteratury
Introduction on literatury
By Ransom H. Tyler.

Published by Besa 2003 in Albany .
Written in English.

About the Book

“Kur themi kështu jemi të bindur se sikur të bashkohen të gjitha dritat e yjeve, e diellit dhe hënës, më tepër nuk do të kishin shndërit njerëzimin, se sa arsimi i shëndosh, se sa kultura dhe dituria. Tani më përfundimet janë fare të njohura dhe të qarta, njeriu i paarsimuar nuk e dallon dritën e kaltër të fatit të tij, nuk mund të realizoj vepra të mëdha që i kërkon historia e zhvillimit të shoqërisë, një arsim të shëndosh, rrënjë e së cilit i vëri renesanca, është një kusht material për një gjuhë të përbashkët të mbarë gjinisë njerëzore… për kulturën e mëndjës dhe mëndjen e kulturës, për atë që çdo njëri para së gjithash të jetë qenie kulturore. Pa mos e njohur fare gjuhën e një populli, nëpër mjet shërbimit tonë total në kulturë zbehet vlera dhe historia e atij populli.”

Table of Contents

Prof.Dr.Sejfedin Sulejmani
L E T Ë R S I A
Shkup 2011
“Kur themi kështu jemi të bindur se sikur të bashkohen të gjitha dritat e yjeve, e diellit dhe hënës, më tepër nuk do të kishin shndërit njerëzimin, se sa arsimi i shëndosh, se sa kultura dhe dituria. Tani më përfundimet janë fare të njohura dhe të qarta, njeriu i paarsimuar nuk e dallon dritën e kaltër të fatit të tij, nuk mund të realizoj vepra të mëdha që i kërkon historia e zhvillimit të shoqërisë, një arsim të shëndosh, rrënjë e së cilit i vëri renesanca, është një kusht material për një gjuhë të përbashkët të mbarë gjinisë njerëzore… për kulturën e mëndjës dhe mëndjen e kulturës, për atë që çdo njëri para së gjithash të jetë qenie kulturore. Pa mos e njohur fare gjuhën e një populli, nëpër mjet shërbimit tonë total në kulturë zbehet vlera dhe historia e atij populli.”
Nga autori
Rreth autorit
Kushe di sa e sa breza shkencëtarësh i kushtuan orë të panumërta tempullit shkencor, lëximeve të ndryshme, studimeve dhe analizime të veprave nga shkrimet e famshme, nga fjalët e folura të shkrimeve shkencore, të cilët ndikuan fuqishëm në botën ku jetojmë, krijuan përcaktimin e moralit dhe të gjitha drejtimeve dhe shkencave të tjera. Në këtë tempull të privilegjuar veprojnë edhe njëmijë ngjyra të bukura të veprave të Sejfedin Sulejmanit, të cilat kurrë nuk vdesin. Këta vepra do të ndihmojnë miliona njerëz nëpër kohët e ndryshme për të qënë në frymën e diturive.
Koha në të cilën jetoi, veproi dhe krijoi filozofi, polihistori, alkimisti dhe shkencëtari i dy shekujve në fjalë (XX - XXI) prof.dr. Sejfedin Sulejmani, ishte koha koleksionare me ngjarje të ndryshme jetësore, historike, sociale, me kolorite të ndryshimeve të mëdha shoqëroro - politike, shumëpartiake, hipokrizi, një psikologji ku ngjyrat e saj sollën zhgënjime, vuajtjet, vetmi njerëzore, ku qenies njerëzore i sollën dhe I sjellin trishtime dhe dëshprime traumatike, ku në shumë pjesë tjera të botës njerëzit jetojnë me frikën e krimit, dhunës, pasigurisë ekonomike dhe akteve terrore.
Emri këtij shkencatri është domethënës faktit i ngjarjeve, ndodhive dhe ndryshimeve radikale që u zhvilluan në meset e strukturave shoqëorore politike. Mrekullitë krijuese të veprimtarisë së tij i lartësojnë dy kohët në fjalë, me shkencën dhe krijimtarinë që ia fali kohëve dhe gjinisë njerëzore, për arsim dhe paqedashësi. Ndonjëherë është shumë vështirë ta kuptojmë se nga na shpiejnë rrugët jetësore. Sentenca jetësore thot: ndalu dhe mendo pak rrugën të cilën e ecë, ku shpesh udhëtari i mbetur në rrugë merr zemër dhe shikon një tabelë rrugore, për drejtmin e tij, që ta gjejë rrugën e duhur, rrugë e cila të shpie ndokund!
Me kujdes dhe mençuri, me këshilla, duhet shqyrtuar pasionet, zemrat e vrara që shkakëtohen nëpër meset e shoqërive tona, ku shpesh qenia jonë sociale mund të gjenden përballë tundimeve dhe presioneve, mund të jenë emocionuese, ngjarjet e ndryshme ku shkrihen në kushstet historiko - shoqërore të kohës vepruese. Poashtu, nëpër hapërimet tona paraqiten skena ndjellëse, të vrara, ndërgjegja, fajtet dhe ankth, sepse pasojat janë më aktive se gjithçka tjetër.
Prof.dr.Sejfedin Sulejmani u lind në vitin 1938 në fshatin Izvor - Kumanovë. Shkolla fillore që atëherë njihet katërvjeçe e mbaroi në vëndëlindje, e më pas vazhdon në shkollën fillore "Bajram Shabani" në Kumanovë. Kohët e fëmijërisë së tij ishin kohë të dy luftrave botërore, mbarimi i lutës së parë dhe fillimi i luftës së dytë botërore…ata qenë kohët e fëmijërisë së tij dhe për fëmijët të tjerë të jenë pa fëmijëri, kohët e Migjenit, kohët e rënda që lindën djepin e vuajtjeve të popullit tonë, kudo an e mban, e veçmas nëpër viset malore.
Koha gjatë qëndrimit në Kumanovë për të shuar etjen e tij për arsim, e ballafaqoi me Vox cllamantis in desserto. Këta janë vitet 1953, ku ngushillimi kohor nuk e ndiente dhembsurinë, që ta nxiste ta ndihmojë në rrugën që ishte nisur për nevoja të mëdha shkollore dhe arsimore - për iluminim dhe qyetërimin kombëtar. Qyteti qe një vënd i hapur pa mbrojtje dhe strehim, dhe të vetmin srehim e gjeti tek ulësja e shadervanit të xhamisë, ku qendroi plot shtatë muaj jasht. Pasi që në shkollën fillore "Bajram Shabani" nuk kishte kushte për kryerjen e klasës së VIII, alkimisti i madh mori rrugën këmbore dhe shkoi në Tetovë, për ta mbrojtur klasën e VIII, dhe këtu në këtë mes shkollor i ndriçoi diturit e tij, si një porosi kolosale: per asppera ad astra. Kthimi i tij ishte shumë i rëndë nga Tetova, në Kumanovë dhe në fshatin Izvor.
Por bindja e fortë e shpirtit të tij për iluminën e lartë për arsim, nëpërmjet peripetive rrugore të cilët i kaloi në këmbë, sërish e solli në vëndin e tij, kthehet në Izvor, ku me padurim e prista nëna e tij,
mos vallë kishte sjellë diçka: "biri im çka solle! - pyeti nëna? Nënë të solla gjerma. Si e kalove rrugën? Rruga nga Tetova e deri këtu, ishte e njëtë, siç ishte ajo e babit tim që nga Stambolli në këmbë deri në fshatin Izvor"… dhe kështu mbaron epopeja për shkollimin fillor, mjaftë i rrëpishëm, i mpishëm dhe i lodhur për fëmijërinë e këtij gjeniu kohor.
Në vitin 1953 regjistrohet në shkollën pesëvjeçare normale "Lirija" në Shkup, ku me aktivitet e tij shkollore pesëvjeçare, përmbushet me ide të mëdha qiellore të Zotit, për ide globalizuese arsmimore dhe kulturore. Në vitin 1958 e kryen shkollimin e normalës dhe përcaktohet si mësus në shkollën fillore "Bajram Shabani" - Kumanovë, ku hapën rrugët e tij jetësore përplot peripeti. Të njëjtin vit formon martesën e tij, e të shoqën e jetës Kumrijën, ku kodet e Zotit ishin qëllim kryesor për kalitejen e familjes dhe qenies së tij humane.
Në vitin 1960 regjistrohet në Fakultetin filozofik të Shkupit - student i rregullt, për të cilin ishte një mistifikum i thellë shpirtëror që ia kishte falur Zoti. Kushtet jetësore për të edhe këtu ishin shumë të rënda, pa asnjë mëshirë jetësore. Se si i ballafaqoi ata mbetën fshehtësira kohore, siç mbetën fshehtësira Kulla e Babilonit dhe Atlantida!!!
Në vitin 16.06.1962 mbrron diplomën para profesorit, filozof i madh kroat Pavao Vuk Pavloviq, i cili nuk kishte mundësi e të mos e brohoriste me një befasi suksesin e lartë që e mbrojti Sejfedin Sulejmani, "se befasi diturish të këtilla nuk kishte parë dhe janë ngjajrje shumë radha".
Sejfedin Sulejmani ishte i lindur për të krijuar shkenca humanitare të cilin e kishte bekuar Zoti, ardhmërinë e bukur arsimore, ku krahas me veprimtarinë e tij, ai ia fali miliona njerëzve, gjenratave dhe kohëve, që të ndryshojnë mënyrën e jetës. Ta zëvendësojnë urrejtjen nacionale me dashuri, të cilën shoqërit njerëzore vështirë e kuptonin dhe zbatonin. Veprimtaria e tij vëllazëroi pothuajse shumë njerëz kombëtar dhe ndërkombëtar, arsimdashës, paqedashës ku bota sot është me shumë konflikte, dhe nuk dimë se çka sjellë e nesërmja. Ardhmëria e tij ofron besim dhe tregon udhëtimin e jetës me shumë alternativa. Në vitin 31.12.1972 mbrojti disertacionin e tij fenomenal rreth Jetës dhe veprimtarisë së Naim Frashërit, dhe shpallet për Doktor i shkecave filozofike, që ajo ishte një Diell i ri dhe shpresë e ardhmërisë ku Shkronjat nuk vdesin edhe novitetet shuhen.
Nga vitet 1962 dhe deri në periudhat e viteve 2007, në jetën e tij hapën skena nga profilet e ndryshme shoqëroro - politike, sociale, nacionale, iluministe, alturiste, me përvujatje të ndryshme politike, çështja socilae e tij ishte shumë e varfër, dhe nga tërë ky oqean ngjarjesh, prof.dr.Sejfedi Sulejmani kohës dhe shkencës i fali mbi 130 vepra shkencore: nga filozofia, nga filozofia humaniste, antropologjia, aksiologjia, logjika, etika, estetika, gjuha, poezia, romane të ndryshme dhe shumë e shumë pune tjera, me qëndrime të larta që fytyra e njeriut, nëpërmjet arsimimit dhe edukimit permamnent të jetë pasqyrë arsimore e Zotit. Ndërroi jetë në vitin 2007, ku para shkuarjës së tij në përjetësi, porosi e tij qe Zoti krijues dhe arsimues…
Post skriptum:
Që ta gjejmë përgjigjen e besueshme të frymës së arsimitit dhe të shkencës, bëra përpjekje që t'I përmbledh shkrime e herëshme dhe të pa botuara të Prof.Dr.Sejfedin Sulejmanit, të cilët i shkruajti nga vitet 1956-1965. Kuptohet, kohët që i jetoi e kishin shumë vështirë ta kuptonin fuqinë e tij krijuese si person i madh historik dhe krijues, si një univers i rregullt dhe i harmonishëm. Vepra e tij ishte vepra e perëndisë, vepër morale dhe edukuese ku zhvillohet krijueshmëria e qenies sonë njerëzore, atlurist që solli ndjeja kënaqësie dhe përforcimin e vlerave jetësore.
Shumë njerëz mendojnë se lufta është një formë e domosdoshme për vetëmbrojtje dhe zgjidhjen e problemeve. Predikimi i veprave të prof.dr.Sejfedin Sulejmanit nuk flet ashtu, por flet për dashurinë ndaj mençurisë, alurizmin i cili i shkëlqen lumturisë, këtë botë të ngatërruar mund ta kuptojmë me aspiratat Njihe vetën tënd (Gnothy seayton)!
Falë Zotit të madh për mua qe një nder i madh që mu mundësua ta vëjë në vijueshmëri këtë vepër qiellore. I qoftë lavd kohor që na i fali këto pasuri të tundëshme të Zotit.
Parathënie
Letërsia është art që na e paraqet ose manifeston botën e brendshme nëpër pasqyra konkrete, të përshkruara me ndjenja sentimentale, reale, idilike, satirike etj.
nga autori
P j e s a e p a r ë
Jul Variboba
Pas vdekjës së Skëndërbeut në vitin 11467, dhe me erdhjen e Turëqëve, gjëndja e popullit shqiptar u keqësua shumë, prandaj Turqit torturonin popullin shqiptar, ku populli Shqiptar filluan emigrimin, një numër prej 200.000 emigrnatë që ikën ose shkuan në Itali. Më vonë këta formuan seminarët e tyre ku pregatitnin meshtarë, të cilët do t'i shërbenin atyre arbëreshëve që emigruan prej atdheut të mëparshëm. Ata morën me vete tërë pasurinë (thesarrin) popullor (këngët, proverbat, ligjet dhe gjuhën).
T ë gjitha këto i pasuruan dhe i mbajtën deri në ditët tona. Pjesa më e madhe e këtyre janë tok, prandaj flasin dhe shkruajnë vepra origjinale në dialektin toskërishte. I pari që u dallua në mesine këtyre është Lek Matranga. Ky në vitin 1592 e shkruajti veprën "Kategizmi". Paskëtij shkrimtari arbëresh radhitet edhe shkkrimtari arbëresh Jul Variboba.
Lindi në fshatin Mbusat në vitin 17252 - 1730. Për jetën e tij nuk kemi shumë informata, vedtëm se përmes anegdotave. Mbaroi seminarin në Shën Dimitir në Koronë, një kolegj ku pregatiteshin për priftërinjë. Ky ishte i vetmi në familje, prandaj prindërit e tij deshtën ta martojnë. Por, ky shkrimtar nuk tregoi dëshirë të tillë, prandaj, një ditë kur kthehej në fshat ai e lajmëroi familjen e tij që ta presin së bashku me nusen e tij. Familja e tij me padurim e pritën që ta shihnin, por ai me veti kishte marrë disa njerëz ku në dorën e tyre mbanin statuan e Shën Mërisë.
Kur arritën në fshatin e tij Jul Variboba nga xhepi e nxorri një unazë dhe e vëri në gishtin e shën Mërisë, i cili tha: "prej sot e tutje unë jam martuar me këtë grua"…Si i ri Variboba shkroi dhe lëxoi vepra laike, me përmbajtje dashurie dhe reale. Pas mbarimeve të studimeve ai kthehet në fshatin e tij, ku e hapi një shkollë të vogël dhe aty i mësonte vajzat e fshatit të tij.
Më vonë përhapen disa mendime dhe fjalë të këqia, dheVariboba ishte i obliguar dhe detyruar që ta lëshonte fshatin e tij njëherë e përgjithnjë.
Më pas shkoi në Romë ku shërbeu si sekretarë në një zyrë të lartë fetare. Aty për herë të parë e shkruajti veprën e tij në gjuhën shqipe"Gjella e Shën Mërisë Virgjër".
Shkrimtari këtë vepër e shkruajti në strofa katër rrokëshe dhe tetë vargjesh. Dialekti i veprës është toskërishste . Përbënë shumë fjalë të gabuara italiane. Është poemë që ndahet në dy pjesë:
1. Gjella e Shën Mërisë Virgjër;
2. Gjella e Shën bambinit.
E para trajton dhe përshkruan jetën e Shën Mërisë, kurse e dyta të Shën Bambinit - djalit të saj (Krishtit). Përveç këtyre ka shkruar edhe parathënie ku e prezenton shkakun, për çka e shkruajti këtë vepër:
- e shkroi që të pastrohej prej mëkatave, pasi që si i ri lëxonte vjersha laike;
- që edhe në gjuhën shqipe të ketë vepra fetare…
Në këtë vepër gjenden edhe dhjetë vjersha që nuk kanë vlerë artistike, por kanë përmbajtje fetare.
Shkrimtari fytyrën e Shën Mërisë e shfaqi si një grua me formë reale, andaj kjo vepër është edhe reale. Kur asaj I lindi fëmij (Shën Bambini), ai Shën Mërinë e paraqiti si në fshatin e tij, e rritë, e ushqen, e vesh, çvesh, e lidh dhe zgjidh në djepin e drurit.
Gjithashtu edhe engjëjtë i paraqet si djem të rinj të fshatit të tij, të veshuri si për festime. Në këtë vepër kemi edhe shumë humor. Ai përdori fjalë e të folurit të fshatit të tij. Shkroi dhe përdori fjalë italishte por pa vënd, e rrallë nga një herë përdorë edhe ndonjë barbarizëm turk.
VOSKOPOJA DHE ROLI I SAJ KULTUROR
Si karakteristikë e shkrimtarëve të Jugut është se ata janë u shkolluan nëpër shkollat greke, gjithnë nën ndikimin ortodoks. Me shkrimet e tyre ata përdorën alfabetin grek dhe ata pak ndjenja që i hasim tek shskrimtarët e veriut, tek të jugut mungojnë plotësisht dhe kryesisht. veprat e tyre janë me karakter shkencor ose fill e penj fetarë.
Si qëndër kulturore në jug përmend't Voskopoja. Sot ky fshat është plotësisht i rrëmuar në rrethinën e Korçës, i cili lulëzoi si qëndër kulturore dhe tregëtare gjatë periudhave 1720-1760. Në gjysmën e parë të shekullit XVIII ajo shndërrohet në qëndër tregëtare për tërë Ballkanin, ku shërbeu si lidhje tregëtare për Evropën Qendrore, Egjyptin dhe Azinë ë Vogël. Në ato kohë Voskopoja ndërtoi ndërtesa të mëdha dhe moderne me popullsi prej 40000 banorë. Hovi dhe zhvillimi I madh ekonomik sjelli edhe zhvillimin kulturor, prandaj ështëë krejtësisht e arsyeshme që të hapje një shkollë me karakterë fetarë dhe tregëtarë.
Në Voskopojë u vendos edhe një shtypshkronjë që ishste e vetmja e këtij lloji në tërë perandorinë osmane (turke). Prej kësaj shkolle dolën mjaftë njerëz të dalluar, të cilët shërbyen si priftër nëpër vënde të ndryshme, kurse disa u dalluan me veprimtarinë gjuhësore, letrare dhe shkencore.
Më të dalluar ishin Theodor Kavalioti dhe Mjeshtër Danieli, të cilët ishin nxënës të kësaj shkolle. Kjo shkollë e formuar për qëllime plotësisht praktike nga viti 1750 - 1760 u transformua në një shkollë të lartë e quajtur "Nea akademia", ku kishte nxënës nga të gjitha anët e Gadishullit Ballkanik. Si drejtor i parë i kësaj shkolle ka qënë Theodor Kavalioti. I tërë ky lulëzim kulturor dhe eknonomik u shndërrua në gërmadha prej sulmeve të grupeve dhe çetash rebelësh.
Theodor Kavalioti
Për jetën e Theodor Kavaliotit nuk kemi informata të bollëshme. Me sigur nuk dihet se ku ka lindur dhe kur. Duke u bazuar me mbiemrin e tij Kavaliot, burimet e ndryshme flasin se ai ka lindur në Kavallo të Greqisë, e disa të tjerë mendojnë se ka lindur në Kavajë, e burime të tjera janë të mendimit se ai lindi në Voskopojë, por ndoshta me origjinë prej Kavallos ose Kavajës.
I këtij mendimi është edhe Thunmani - albanolog i famshëm gjerman,i cili duke u bazuar në disa fakte të sigurta, të marrura nga Konstatin Haxhi Xhehanit, nxënës i Nea Akademisë - në Voskopojë. Në vitin 1774 Thunmani e zbuloi se Kavalioti është Voskopian i lindur rreth vitit 1726 dhe ndëroi jetë në vitin 1789.
Mësimet fillestare ai i kreu në Voskopojë, atë të mesmën dhe të lartat në Janinë. Një kohë jetoi në Stambollë, e madje në Voskopojë (vëndë-lindje) si drejor i shkollës "Nea akademia".
Gjatë shkollimit dhe studimit ai u pasurua me dije të shëndosha shskencore, kështu që edhe veprimtaria e tij e mëvonëshme plotësisht është veprimtari shkencore. Pas veti në dorëshkrimin e tij ka lënë një logjikë, një fizikë dhe një metafizikë. Në vitin 1760, në Voskopojë botoi një Hyrje gramatikore. Të gjitha këto vepra të përmendura janë shkruar greqisht dhe me alfabet grek. Me këto punime dhe hulumtime ai i pasuroi akademit e huaja.
Për interesin e studimeve tona është vepra "Protopirija" e botuar në Venedik më vitin 1770, me anë të ndihmës sëparave të një shqiptari. Në këtë vjet edhe vet Theodor Kavalioti na paraqitet në Venedik, I cili ishte larguar sepse një vjet më parë Voskopoja ishte shndërruar në gërmadha.
Në Vendeik ai kishte rastin që të njihej edhe me krijuesin më të njohur racionalist jugosllav Dositej Obradoviqin. "Protopirija" është një abetare sipas asaj kohe. Ajo përbënë një hyrej të shkurtër, një a,b,c… të greqishtës së vjetër, një lutje drejtuar Shën Mërisë, disa mësime biblike (fetare) dhe në fund a,b,c… latine. Pjesa që ne na intereson më tepër dhe që ka të bëjë me gjuhën shqipe është fjalori tregjuhësor "Romantika - Vllehika - Albantika" (greko-vlleho - shqip). "Protoprija" përbënë një lutje fetare vllehe. Fjalori gjithsejt përbënë 1170 fjalë.
Duke i numruar fjalët shqipe numri i tyre del edhe më i madh, sepse një fjalë greqishste në shqiptim ose përkthime është me dy ose më shumë domethënie shqipe. Në kolonën e fjalëve shqipe kemi shumë fjalë greqishte, disa turqisshte e vetëm dy italishtë.
Fjalët e huaja janë të përdorura me vënd dhe fjalët që kanë hyrë në përdorim prej popullit shqiptar, fjalët më së shumti janë toskërishste, por ka edhe mjaftë fjalë sipas dialektit gegërisht. Përdorimi i fjalëve gegëishte i përdorën edhe disa gjuhëtar duke thënë se Kavalioti është nga Kavaja.
Është e vërtetë se Theodori e përfshiu fjalorin duke kërkuar ndihmë edhe nga nxënësit e tij e tij, disa nga të cilët ishin nga krahinat gege, dhe me qëllim që të përdoret nga të gjithë shqiptarët. Rëndësia ishte sepse me anë të fjlëve Kavalioti paraqitet si studius i parë i gjuhëve me metodat e krahasimit, edhe pse na ofron disa fjalë të vjetra të gjuhës shqipe por jo edhe aq sa Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi etj.
MJESHTËR DANILI
I dyti shkrimtar që u dallua në rrethin kulturor të Voskopojës pas Theodor Kavaliotit është Mjeshtër Danieli. Për jetën e tij dijmë shumë më pak se sa për të Theodor Kavaliotit. Dihet se ka qënë nga Voskopoja dhe se tërë jetën ë kaloi në vendëlindje. Data e lindjës dhe ajo e vdekjës nuk dihet, me siguri duke u bazuar në fjalët e profesorit Thunmanit, i cili thot se Mjeshtër Danieli, me siguri ka pasur dyzet vite ose më tepër dhe as sesi më pak, kur ai e botoi veprën e tij. Meqë se vepra e Danielit u botua më 1794, atëherë në hamëndje, si vit i lindjës së tij supozohet viti 1754. Po i këtij mendimi ishte edhe studiusi shqiptar Ilo Mitko Qafëzezi. Ky ishste një studius që është marrur me studimin e shkrimëtarëve të vjetër toskë që shkruajtën greqisht dhe arabisht. Nga largimi i jetës së tij mirret viti 1811. Për këtë datë studiusit u bazuan në një aktë shitjeje, ku Danieli e nënshkroi për herë të fundit në vitin 1811. Më tutje asgjë nuk dihet për të.
Ai u shkollu në Voskopojë në akademinë e re nën ndretijimin dhe ndikimin e Theodor Kavaliotit. Si shokë të shollës i kishte Theodor Haxhi Filipin dhe Naum Veqil Haxhin. Pas kryerjes së shkollës, Danieli bëhet drejor I shkollës së Voskopojës.
Veprimtaria e Danielit ishte ndjekja dhe vazhdimi i veprimtarisë së Kavaliotit. Vepra e tij me titull "Eisagogike Dhidhoskalija" e botoi në Venedik (fjalor me mësime greke), në vitin 1794. Vepra e tij pati edhe botimin e dytë në vitin 1802. Në fillim të veprës ka disa faqe të panumëruara, të plotësuar me disa distihe të përkushtuara nga të tjerë. Disa distiha ia kushtoi krypeshkopit të Pellagonisë Nektorit.
Madje vijojnë nga tridhjetë e sa faqe të numëruara, të cilat përbëhen nga një fjalorë katër gjuhëshe: greqisht, vllehisht, bullgrisht, shqip. Qëllii i fjalorit ka qënë t'ia mësojnë greqishtën vllehëve, bullgarëve dhe shqiptarëve. në këtë fjalorë dominojnë më tepër fraza të dhënura në këto katër gjuhë. Anadj, vlera e këtij fjalori të Danielit është shumë e vogël se sa ajo e Kavaliotit.
Gjithësejt përbënë 1170 fjalë e fraza. Pjesën bullgare e shkroi një prift bullgar i quajtur Stefan.
Pas fjalorit raddhitet një ligjeratë drejtuar djelmoshave të rinj, për porosinë e rëndësinë e të mësuarit. Vijojnë disa mësime shkencore nga fizika, katër veprimet e matematikës etj. Gjithashtu përbëhet nga disa modele letrash, aktesh, distamentesh etj.
Në përfundimin e pjesës së fjalorit ai e përdori po atë alfabetë, në të gjitha shënjat karakteristike për shprehjën e tingjve në gjuhën shqipe, njëlloj sikurse e përdori edhe Theodor Kavalioti. Përveç disa distiheve në fillim të vepër që u nënshkraun (romeisht) greqisht, dhe një letër falenderimi drejtuar metropolit të Pellagonisë Nektorit, shkruar në helenishtën e vjetër, e tërë pjesa tjetër e veprës është shkruar në gjuhën shqipe në dialektin toskë dhe me alfabetin grek.
Ndjenjat patriotike tek Mjetshtër Danieli ka munguar. Studjuesi Ilo Mitko Qafëzezi në një studim që e bëri mbi jetën dhe veprimtarinë e Danielit, e përmendë këtë mënyrë dhe sjellje të ndjenjës patriotike.
Madje Danieli ishtei edukuar nën frymën greke - shton Qafëzezi - duke u bazuar në vetë fjalët e Danielit, i porositi Shqiptarët, Vllehët dhe Bullgarët që t'i lënë gjuhët e tyre "barbare" dhe ta mësojnë gegërishten.
Gjon Buzuku - alfabeti latin (në Mesharin) u=y nuk dallohet Buu=y, u=v nuk dallohet nga i=j, k=ch, c ckriuem - krijuem, cher - kher; E=z, x, xh, dh, th=Э, emb=enb, e=ë ai këto shkronja nuk I dallon; h= tepër ku nuk duhet, ku janë me 2,3 orë, thash E3=u, sh=s,ch,c=g, gj, uno=ne, kl=q, gl=gj, i=y hipi zhdripi. Ndokund e humb h angër, ana, hangër, hana, nj=ng Chanca e Eonges.
format e fjalëve tek Gjon Buzuku janë popullija-populli, ablativin (rrjedhore) pa para fjalë, kohën e tanishme të mënyrës lidhore për kohën e ardhme - ai të lavdohet; lè pinjen, rasën e skajueme, gjuha është e pastër duke i përkthyer veprat, aty në Meshar ka më shumë fjalë italishte dhe turqishte, dialekti gegërisht dhe nga pak edhe dialekti toskërisht.
e punuar më (14.02.1957)
Muhamed Çami
Deri sa shkrimtarët e vjetër të veriut nën ndikimin e fesë katolike, shkruanin ose përkthenin vepra me përmbajtje fetare, duke përdorur alfabetin latin, me disa karakteristika me tingujt e gjuhës shqipe, shkrimtarët orthodoks të jugut nën ndikimin e kulturës greke, shkruajtën dhe përkthyen vepra me përmbajtje fetaro - shkencore dhe leksike (fjalorë).
Nën ndikimin e sundimit politik dhe fetarë të imperatorisë osmane, një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare e ndërruan fenë e tyre të mëparëshme dhe pranuan fenë islame. Është plotësisht e mjaftuar që edhe ndërmjet shqiptarëve misliman zhvillohej një letërsi ku shprehën botëkuptimet, ndjenjat, gëzimet dhe hidhërimet në jetën e përditëshme.
Prodhimi letërar musliman u zhvillua në mes muslimanëve tosk. Prodhimi letrarë i tyre dallohej: 1) pse veprat e këtyre shkrimtarëve janë laike, të cilat u shkruan nën ndikimin e laicizmit oriental; 2) pse ndikimet që zotrojnë mbi këto shkrime është arabo - turk. Kjo ndikesë është po aq e madhe, sidomos në fjalorë, sa qënuk mund të kuptohenmirë, që nga lëxuesit që nuk e dijnë mirë gjuhën arabiashte përveç gjuhën turke dhe persishte. 3) Pse alfabeti i përdorur nga këta është ai arabisht-turqisht. përfaqësuesit kryesor të kësaj kategorie të letërsisë janë: Muhamed Çami, Nezim Berati dhe Hasan Zyko Kamberi. Duhet theksuar se lëvizja muslimane është lëvizje e parë laike e kulturës shqiptare.
Muhamet Çami lindi në fshatin Konispoll në vitin 1780. Ishte I biri i Hamzait, i cili e la tëvogël Muhamedin. Mësimet e para Muhameti i mori në oborrin e xhamisë të fshatit të tij. Madje ai kalon në medrese të Konispollitg. Pas gjashtë viteve i ungji i tij Ymer Kuçuku, duke parë dëshirën dhe zellin e Muhamet Çamit e dërgoi në Kairo të Egjyptit për qëllime studimesh.
Në atë kohë në Egjypt ndodheshin shumë shqiptarë. Aty kultura islame ishte shumë më e kartë. Pas mbarimit të mësimeve të tij, pas njëmbëdhjetë viteve kthehet prej Kairos në fshatin e tij, ku martohet. Ai e kalon jetën duke folur dhe krijuar veprimtri, nis të shkruan vjersha shqip. Ishte me kulturë të gjerë dhe studjues i palodhur. Vdiq në vendëlindjen e tij më vitin 1843. Mbiemrin e kishte Kuçuku - Mulla Hodi ose Hajdar Gjinokastriti, që sikur ai t'ia dinte mbiemrin e vërtetë, kur e kpojoi veprën e Muhamedit, Mulla Hodi e vëri emrin Çami.
Veprimtaria
Vepra që e dalloi Muhamed Çamin si poet është novelëza e vargjeve "Erveheja", "Ervehen". Muhamed Çami filloi të shkruan dy-tre vite, pasi që u kthye nga Egjipti. "Erveheja" është novelë e parë e tij të cilën e shkruajti në gjuhën shqipe. Titulli i parë iI saj ka qënë arabisht "Revzva" që në shqiptim të gjuhës sonë do të thot Lulishte. Më vonë Mulla Hado ose Hajdar Gjinokastriti dhe Jan Vrejtua e quajtën Ervehe. Dorëshkrimi origjinal i IErvehesë me gjermat arabe ndodhet në bibliotekën kombëtare në seksionin e Albanologjisë në Tiranë. Faqet e para dhe të fundit mungojnë kështu që mbetët pa u kuptuar as autori dhe data e dorëshkrimit.
Duke marrur parasysh kthimin e tij nga Kairo pas njëmbëdhjetë viteve, ku dhe nisi të shskruante dy-tre vite, sipas kësaj periudhe jetësore kuptojmë se poeti me siguri ka pasur tridhjetë e katër vite. Me hamëndje Ervehenë ai nisi ta shkruante nga viti 1814.
Dorëshkrimi i Muhamedit ka prozë dhe poezi. Pjesa prozaike në veprën e tij është më e madhe. Poezia shqipe zënë hapësirën me 87 (tetëdhjetë e shtatë) faqe, kurse ajo turqisht 73 (shtatëdhjetë e tre) faqe. Gjithësejt dorëshkrimi përbënë 278 përbënë 120(njëqënd e njëzetë) faqe, dhe aty ndodhet edhe "Evreheja".
Kjo pjesë fillon me një prozë arabishte, me hydbet që i këndon në xhami, në ditën e premte dhe kremtime ose festa të tjera. Këta hydbete janë autoktonikë origjinale e autorit. Në njërën nga hydbet përmendët edhe emri i sulltan Mahumutit të dytë, që sipas ligjit (kanunit) hoxha ishte i obliguar që atë ta përmendej. Që nga kjo, pasi që sulltan Mahmudi në fron ishte nga vitet 1808 - 1839, nekuptojmë se dorëshkrimi i shkrimtarit nuk është para vitit 1808. Në pjesën e parë ka një hybde pa titull dhe në gjuhën shqipe, i cili e shkroi më vitin 1826.
I kënaqur nga zbërthimi I revolucionit grek kudër sundimit otomona, Muhamed Çami e shkruajti këtë vjershë tetërrokëshe prej (176) njëqënd e shtatëdhjetë e gjashtë vargjesh, ku më së tepërmi flet për zaptimin e Misollongutnë Greqi. Më vonë ai shskruajti edhe një vjersshë tjetër me (420) katërqinde e njëzetë vargje. Një vjershë që i kushtohet revolucionit grek është poezi epike por pa emërin e autorit. Madje rradhitet edhe jë vjershë fetare me (348) treqindë e dyzetë e tetë vargje me datë të caktuar dhe emrin e tij:
…Njemi e dëiqëin senja
edhe tridhjetë mende vjet
I binda hëna Muharren
bejêt i shkrova me kalem
-----------------------------------------------------
Bejtet i fala me sheriatë
sa që munda paç takat;
jam edhe brenda Kanispoll
emrin e kam Muhamed.
Në këtë vjershë fetare autori mallkon ata muslimanë që pinë verën dhe rakinë. pas vjershave të lartëpërmendura, në dorëshkrimet e tij radhitet Erveheja, e cila zënë (17) shtatëmbëdhjetë faqe. Me këtë dorëshkrim marrin fund poezitë shqipe.
Nga viti 1830 dorëshkrimin e Muhamed Çamit, e mori në dorë kushuriri i tij Sulejman Ymer Kauçuku,i cili ia shton edhe një vjershë tjtetër të Çamit "Torq-ul dovot", ai që lënë të falurit dhe ai që nuk falet. Kjo vjershë ka (416) katërqënd e gjashtë mbëdhjetë vargje dhe është përkthyer nga gjuha turke.
Në fund arabisht është shkruar edhe emri i Sulejman Ymer Kauçukut:
"E shkroi i varfëri, i përbuzuri…Sulejman Ymer Kauçuku, nga fshati Konispoll në vitin 1245 (hiçiret - quhet dukja e Muhamedit prej Meqës) - 1830.
Pjesa e dytë e dorëshkrimit përbënë dyezetë e tre (43) faqe dhe është plotësuar me vjersha shqip, nga të cilat disa prej tyre janë edhe shumë të këndëshme. Aty përfshihen disa kënga të Nezimit, dy këngë fetare (ilahi) të Hysein Efendi Shkodrës, një këngë dashurie e Ymer Sadedin efendiut dhe disa vjersha të tjera që nuk mund të kuptohet të kujt janë.
Të gjitha këto vjersha u shkruajtën në dialektin toskërisht, me përjashtim të atyre të Muhamed Çamit që i shkroi çamërisht.
Alfabeti i Muhamed Çasmit është i përpiktë siç ai i Nezim Beratit dhe gjuhë çamërie, ku është zbutur dhe shumë e ofruar toskërishstë, gjë e cila flet se ai do ta kishte lëxuar dhe përdorur më së shmëti toskërishten, ndoshta edhe Divanin e Nezim Beratit.
Ky alfabet është ai turko - arab. Meqë se alfabeti araba i përbënë (28) njëzetë e tetë shkronja, kurse Çamit i duheshin (36) tridhjetë e gjashtë shkronja, i cili i huazoi disa nga Persishtja e Turqisë, duke i përdorur disa shënja për ssprehjen e tingujve të gjuhës shqipe.
"E R V E H E J A"
"Ervehehenë" nisi ta shkruaj nga viti 1826. Ndikimi i letërsisë orientale prezentohet në këtë novelë - poezi. Ai e shkruajti në vargje tetë rrokëshe. Këtë novelë në formë poezie për herë të parë e botoi Jan vretua në vitin 1888 në Bukuresht. Protagonistja kryesore e kësaj novele është Erverheja. Muhamed Çami tregon përe Erverhenë se ajo ka qënë e martuar. Burri I saj largohet nga shtëpia, ddudke e lënë Ervehenë që ajo të kujdesej për vëllanë e tij - kunatin e Ervehesë. Kunati I cili ishte I dehur nga bukuri e saj, ia kërcënon nderin. Duke mos ia arritur qëllimit, ai me dëshmitarë të rrejshëm, arrin që ta përvetësoj nga vetja edhe kaddiun. Erveheja u dënua si dëmtuese dhe shkatërruese e moralit. E mbuluan me gurë.
Në rrugë qëllon një kalimtar bujar, i cili më pas që dëgjoi të bërtiturat e Ervehes, e nxorri nga gropa e gurueme, e mori dhe e shpuri në shtëpinë e tij. Tek ai Erveheja shërohet dhe bukuria i shtohet edhe më shumë. Meqë se kalorsi - burri i cili e shpëtoi ishte i martuar dhe kishte edhe një djalë, ai sërish dashuroht në Ervehenë dhe deshti t'i propozonte martesë:
Një ditë i lutet dhe i tha:
"Nuk vje të martohemi
të ëmbël të shkojmë mot,
sa të rrojmë dhe të jemi…
Erveheja nuk ndan mendim të pajtuar, dhe i përgjigjet:
"S'kam bërë të ligë kurrë
ishte turp në gjithë botë,
që të marrë burrë mbi burrë"
Bujari pasi e pa dhe u bind se Erveheja nuk don të martohet, I kërkoi falje:
Ani i thot Ervehes:
falm'u e lutniu për djalë
ti që paske kaq besë
perëndija të ma falë!"
Edhe shërbëtori i cili punonte tek bujari mendonte për Ervehenë, por edhe ai nuk arriti që ta përfitonte. Shërbëtori nga zemrimi i saj e therri djalin e bujarit - të zotit të tij, dhe fajin ia lënë Ervehesë, mirëpo, e vërteta zbulohet ku Erveheja doli e pafajshme.
Bujari ervehesë ia jep 400 (katërqindë) flori dhe e përcjellë për në rrugë. Me ata të holla Erveheja shpëton nga litari i një vjedhësi, i cili kishte qënë i dënuar me vrasje, sepse i kishte vjedhur (400) katëqënd florinj na arka shtetërore. Edhe ky i mahnitur dhe i prekur nga bukuria e Ervehesë i propozon martesë:
"Ti që më shpëtove mua
andej nga s'shpëtoj kurrë
ua dhasht zoti si thua?
Dua të më maç dhe burr.
Pasi që Erveheja edhe atë e rrefuzoi, ai nga hidhërimi i madh, ia e shet si robëresh një kapitenit të anijës Në anije mundohen t'ia kërcnojnë nderin jo vetëm se kapiteni por edhe marinarët tjerë. Për fatin e saj fillon një stuhi, ku përmbyset anija, mbyten që të gjithë dhe shpëton vetëm Erveheja. E veshur si mashkull ajo shkon në një mbretëri. I shëron të verbërit.për të mirat që ajo ia solli kësaj mbretërie, mbreti e ofron dhe e bën trashigimtare. Ajo si (mbret - mbretëreshë) e përmirëson dhe ndihmon situatën e shtetit. Një ditë ajo vërren se në oborrin mbretëror vijnë disa të verbër: I shoqi saj, kunati, bujrai, shërbëtori dhe vjedhësi (hajni).
Pasi që ata i pranojnë gabimet e tyre, ajo i shëroi dhe fronin e saj ia lëshoi të shoqit.
Çami në këtë novelëz e pikturoi ddhe përshkruajti jetën e pikëlluar të një gruaje solemne (grua e prekur në nder), e cila i përejton ngjarjet më të dhembsura dhe të prekura, me të cilat është mbushur një pjesë e jetës saj të vështirë. Nderi i saj që është aq i çmuar dhe e valvit nëpër valët jetësore, të cilave iu përballon çdoherë, e pathyer duke qëndruar me një kreshnikëri të pashembullt idealist ndaj besës dhe nderit.
Mëveshjen artistike Muhamed Çami me pikturimin dhe manifestimin e kësaj gruaje të Çamërisë nuk e këmbësoi aq sa duhet. Këtë e bëri shkrimtarja e njohur Dora d'Istoria (Elena Gjika). Në veprën e saj "Kombësia shqiptare mbas kangëve popullore" që e shkruajti nga viti 1860. Ajo flet mbi nderin e njëbije të Çamërisë - Erveheja, e cila është marrë si prototip i një gruaje besnike, e cila është e pregatitur dhe është në gjendje të rreket me të gjitha llojet e rreziqeve vetëm e vetëm që ta ruaj nderin e saj.
Zgjidhja e disa problemeve në novelë është plotësisht naive p.sh., pajtimi i katërqind (400) florinjëve që ajo i pranon, shpëtimi i Ervehesë nga fundosja e anijes, paraqitja e saj si mashkull pranë mbretit, shërimin që ia bën të verbërve, hypja e saj në fronin mbretëror dhe kthimi I të shoqit të saj me të gjithë protagonistët e novelës.
Fytyra e Ervehesë është simbol e një gruaje ideale, e përshkruar sipas romantizmit të kohës, por gjithnjë nën ndikimin e letërsisë origjinale.
Kunati i saj është dhënë si njeri me karakter të shëmtuar dhe të dobët, i cili për t'I plotësuar idetë dhe epshet e tij shtazore, Ervehes - shoqës së vllaut të tij ia kërcnon nderin.
I shqoi i Ervehesë është një burrë i ndershëm, i beson vëllaut të tij, e don dhe e rrespekton të shoqën e tij, i ndishëm. Atij i dhembset Erveheja, prandaj edhe e shpëton. Tregohet i dobët, ku përveç gruas së tij ai kërkon të martohem me Ervehen. Paraqitet i drejtë dhe i arsyeshëm pasi ia kupton ngjarjet e Ervehes.
Shërbëtori i bujarit është një tipi ndyrë dhe i poshtër, i cili nga zemrimi i rrefuzimit të saj, ai i therrë djalin e pafajshëm e të zotit të tij, duke fajsuar se atë e bën Erveheja.
Vjedhësi gjithashtu është me një karakterë të keq, imoral dhe i dobët. Ai nuk ishte i lumtur me atë që Erveheja e ndihmon që të shpëtoj nga litari, por me mospranimin ofertës së tij, ai ia shet Ervehen një kapitanit të anijës për (100) njëqind florinj.
Kapiteni së bashku me marinarët e tij poashtu janë të dobët, të pamëshirshëm dhe pa karakter.
Erveheja e Muhamet Çamit nga ana teknike ose nga veshja e jashtëme nuk lartësohet. Vargu është tetërokëshe dhe popullore.
Ervehesë nuk i mungon as gjykimi letërar. Shkrimtari italin Luigji Loreçio në vitin 1904 duke e anlizuar dhe bërë një studim estetik për "Ervehenë", shkruajti se Erveheja është një kuptim artistik i zgjedhur dhe i ndishëm. Ai e vijoi dhe e krahasoi Ervehenë ndokund me njërat nga novelat e Bokaçios. Ai i përshkruajti ngjarjet e Marakizanës të mëparëshme….? Luigji shton: sikur ta kishte lëxuar Petraka "Ervehenë" me siguri njëherë kishte për të qarë për mjerimet dhe torturimet që e mbuluan atë, ashtusikur që qau për rasën e Grizeldës dhe ndoshta sot ddo të ishte gjetur që të përkthente në gjuhën letrare novelën e Muhamed Çamit, sikur që bëri për novelën e re Vokagios në përkthim të latinishtës.
Albanologët e njohtuan Hahenin (austriak) dhe Pavolinin (italian) ku folën për letërsinë e gjuhës shqipe me alfabet arab. Për gjuhën shqipe atas e bazuan edhe veprën e Muhamed Çamit.
Profesori Rasolin Petraka në veprën e tij "Popolo Zingua" për literaturën albaneze, në faqën në faqën 246, shkruajti se "Erveheja" nga pikëpamja letërare është një novelë e brishtë, tërhekëse, e pasur përplot me shprehje të bukura, përfundon për kreshnikun e kësaj novele, duke thënë se është person i gjallë dhe humanitar, plot me bujari dhe nderime.
Edhe Jan Vretua kur e pastroi nga barbarizamt turke, arabishte dhe persishste, ku e bëri pregatitjen përnë shtyp. Në parathënien e novelës e dha gjykimin e tij. Në mes tjerash Jan Vretua shkruajti: "përralla e Ervehes" nuk tregohej si përralllë e pabesuar, për përshkrimin e kohës me përplot besa të nderit dhe mirësi të njerëzimit" duke i marrur parasysh qëllimin moral të novelës.
Jeromin De Rada
Ideologu dhe shkrimtari i shquar kombëtar Jeromin De rada, u lind në vitin 1814 në Maki të Kozencës. Jeta e shkrimtarit të madh qe shumë modeste. Shkollimin e kreu në Kolegjin e Shën Andrianit dhe shkencat juridike i mbaron në Napoli të Italisë.
Pas mbarimit të studimeve punësohet punësohet në Kolegjin e Shën Andrianit si mësues. I armatosur me dituri dhe ide revolucionare të cilat ishin në kundërti më regjimin e kohës së tij, shkrimtarin e largojnë nga puna. Gjatë viteve 1868-1878, emërtohet udhëheqës i gjimnazit italian në Koloriaano të Kalabrisë, ku më vonë e largojnë nga puna.
Jeromin De Rada përjetoi dramacitet shumë të mëdha jetësore (i vdesin gruaja dhe djemtë e tij), ku tronditjet shpirtërore ishin shumë të mëdha, por vullneti i flaktë i mbikaloi dhembjet shpirtërore. Ai ndërroi jetë më 28.03.1903 në një mjerim dhe vetmi.
Vepërkrijuesi krijoi një sërë artikujsh ku bëri trajtimin e çështjeve kompleksive të kohës që ai e jetoi dhe veproi.
Veprimtaria dhe thellimi kontenplativ në vargjet e poezive racionale, sjellin stil të qartë dhe fjalë të thellë kmbuese. Romanet poetike "Milosao", "Skenderbeu i pafat", janë të klasifikuara në folkloriko - etnologjike, historiko - antropologjike, linguistiko - seizmologjike, publicistiko - sociologjike, letraroro - estete dhe filozofike.
Burimet themelore krijuese të De Radës është poezia popullore, antika dhe romantizmi. Elemente përbërëse të krijimtarisë së tij janë me përbajtje socialo - filozofike dhe estetike. Gjithashtu duke i studiuar veprimtarinë revolucionare të tij konkludojmë se ai sa ka qënë estet aq është edhe filozof. I vetëdishëm se krijimtaria popullore është thesarë i çmuar, De Rada ishste edhe përmbledhës i folklorit nga e cila lindi vepra e tij etnologjike "Rapsoditë e një poeme shqiptare", i cili është melos i ëmbël arbëresh, rritja e vetëdies popullore janë bazamentët e rendësishme të Rapsodive.
Nga karakteri antropologjiko - historik janë veprat "Skëndërebeu i pafat" e përbërë nga tridhjetë e dy këngësh, "Katër histori të Shqipërisë" dhe "Një pasqyrë e shtegëtimit njerëzor" Vepra e Skenderbeut është emanacioni i veprës të popujve të robëruar, i cili nuk vepron vetë por me të tjerët. Prandaj, kryehero
është tërësia e fuqive progresive i cili vepron drejtë realizimit të përgjithëshme të popujve të shtypur, që ia imponon fuqia e huaj.
Nga kjo përfundojmë se roli i kryeheroit të historisë është i madh ku ndikonnë procesin e fizionomisë së kushteve, të cilën e kërkojnë koha dhe marrëdhëniet shoqërore. Realizimi ideal për fitore kombëtare kërkon angazhimin e fuqive të përgjithëshme, durim dhe vetmohim të subjekteve:.
Në rrëfimin e Gjon Kastriotit flet ky kushtrim:
"Pra, o burra, shkëmb qëndroni
Djemëve, që shpejt do t'ju riten
Vepra e shëmbëlla t'ju lini
Siç ju lamë ne juve
Tek kjo botë e pasosur."
Më tutje që të realizohet idea për liri është atdheu, jeta në atdheun e robërua është vetë robëri,, por me bashkimin efuqive të mëdha progresive të popujve të shtypur pa marrë parasysh përcaktimin dhe përkatësinë arrihet qëllimi:
"Sot një besëlidhje e gjerë
Hungarezësh dhe Molldavësh,
Vllehësh, Sllavësh dhe Bullgarësh
me Polakët ishin lidhur
Për ta dbuar Turkun qen"…
Gjurmim themelor në qllimet e De radës ka qënë çështja linguistiko - semaziologjike. Nga kjo lëmi shkrimtari nuk shkruajti shumë, megjithatë shtroi disa aspekte të shqyrtimit mbi problemet gjuhësore. Duke komparuar fjalë të vjetra greke, sidomos me ata hyjnore me ata të gjuhës shqipe, De Rada erdhi në përfundim se origjina e dhe prejaardhja jonë është nga Pellazgët. Nëpërmjet komparacioneve semaziologjike të disa shprehjeve të gjuhës sonë me ato greke, për shembull mool - mollë, mola - molla, vochelh - i vogël, bott-deltinë, shkrimtari erdhi në përfiundim se ekziston analogji në mes dy gjuhëve. Gjithashtu flet se vjetërsia në mes dy gjuhëve aproksimatisht është e njëjtë.
Në punimin"Pellazgë dhe Helenë" mes tjerash thot:" nga gjuha greke kemi shkrime dhe monumenete nja trimijë vjetësh… por në tërësisnë e gjuhës shqipe dihet diçka që është gati më e vjetër se koha e monumenteve të gjuhës helene"…Fjalët që i gjemë nëpër këto monumente sipas De Radës janë: borë, det, nëmë, dyll, yll, shi, Pelja, Hjima, Teemp, Thesali, Farsalia, Krimea, Athena, Dhemetra, Urano etj.
De Rada është publicist dhe njohës i madh rreth çështjeve sociale ku mjeshtria publicist, veçan dallohet në revistën "Fiamuri i arbërit", të cilën e udhëhoqi vet shkrimtari. Artikulli "Kolegji arbëresh i Shën Andrianos", De Rada lartë e vlerësoi shkollimin dhe arsimin në transformimin e kushteve shoqërore. I entuzizmuar nga hapja e shkollave në gjuhën shqipe, nga shoqërit e ndryshme kulturore në vënd dhe jashtë vëndit, shkrimtari këtë ndryshim e quajti "erdhi dita e bardhë për gjuhën tonë". Fenomenët shoqërore të kohës së tij i shqyrtoi edhe nga çështja sociologjike ku krijimtaria e tij refleksive dhe eksplikative ku deshifron kuptimin e kohës dhe shpreh gjenealogjinë e saj.
Kjo shkollë kishte dy qëllime: mësimin e mjeshtrive për të siguruar mundin e jetës atje ku të shpie fati; pas këtyre mësoheshin edhe vyrtitet e heronjëve të Edhadhës dhe Romës, zotëri që ndryshuan veprat e pasura të tyre. Duke mësuar gjuhën të rinjtë arbëresh fitonin dituri dhe virtite kombëtare.
Vepra më e madhe nga të gjitha aspektetet letrare, estetike, filozofike është poema "Milosao". Në të në mënyrë ididlike përshskrehen të gjitha nyansat jetësore të Milosaos dhe bijës së Kallogresës, tek të cilët dashuria rritet së bashku me ta, ku të gjitha elementet strukturale dhe kompozicionale marrin pjesë në këtë poemë ose roman poetik.
Analiza e poemës "Milisao" fillon me dashurin e dy të rinjëve e cila lind në mënyrë spontane:
'Si lule t'hapura liri,
që n'i tund, i trazon era,
n'atë ninull ere qeshin"… ku afër burimit tek kroni takohen së bashku Milisao dhe bijë e Kallogresë, i cili kështu i drejtohet:
"Vajzë, a më jep një pikë ujë?
- "Sa të duash bir bujari".
Sa lartësohet nga ideali i tij Milosao po aq edhe nga vetëdia, ideali dhe morali i së bijës së Kallogresë. Milosao e lë të dashurën dhe shkon në luftë kundër Turqëve, lufton deri në fund dhe vdes për atdheun.
"Të marrsh pjesë me t'Arbëreshët
kundër t'huajit"
Të marrsh pjesë me t'Arbëreshët kundër t'huajit"
"Do të mblidhen shokët mbrëmjes
mbrenda vatrash në atdhe".
Veprimtaria themelore e Jeromin De Radës është riprodhim njerëzor, vitalitet dhe pavdekshmëri mbi të vërtetën dhe krijimtarinë e një kombi.
Fan Stelian Noli
Kur flitet për kulturën, krijimtarinë artistike dhe letrare të një populli janë vlerat shpirtërore që përcaktohen në baza të kualitetit dhe kushteve që ndikojnë në formimin e krijimit të atij kualiteti.
Një prototip dhe polihistor kombëtar që e përfaqësoi kombin është Fan Stelian Noli, i lindur në Ibrik - Tepe të Andrianopojës më 06.01.1882. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kryejti në Andrianopojë ku tregoi suksese të shkëlqera. më pass shkon në Konstatinopojëe madje në Athen. Nga Athena shkoi në Egjipt dhe në maj të viti 19O6 arrin në Amerikë.
Këtu Fan Stelian Noli mbaron studimet, zhvillon aktivitetet e tërëanëshsme arsimore, kulturore dhe politike. Zgjidhetkryetar I "Vatrës" ku si delegat merr pjesë në Lidhdjen e kombëve më 19.12.192, ku pas fjalimit të tij Shqipëria pranohet si anëtare r Lidhjës së Kombëve. Më 17.06.1924 emërohet Kryeministër dhe mbetet në pushtet deri në rrikthimin e Ahmet Zogut.Më pas ai shkoi në Gjermani dhe në vitin 1932 ai shpërngulet në Amerikë, ku tërhiqet nga jeta politike ddhe deri në fund të ëjetës së tij ai mbeti kryetar i kishës autoqefale. Në vitin 1965 ai ndërron jetë.
Krijimtaria Noliane është përfshirë nga shumë sferat jetësore. Ata janë të shumta me ngjyra të ndryshme poetike, historike, politike, sociale ligjërime, introdukta, muzikologjike, dramaturigjike etj.
"Mojsiu në mal", "Marshi i Krishtit", "Krishti me kamxhikun","Shën Pjetri në Mangall", janë koncepte themelore të poezisë së tij. Më tutje poezit e tjera "Kirenari", "Kryqëzimi", "Kënga e Salep Sulltanit", "Syrgjin - vdekur","Shpell' e Dragobis", "Rent' or Marathonomak", "Jepni për nënën", "Plak topall dhe ashik", "Fryn moj erë", "Anës lumejve". Prozat dhe dramat nga përkthimet e veprave të shkrimtarëve të mëdhenj të Shekspirit, "Armiku i popullit" nga Ibseni, "Rubairet" e Omar Khajamit etj. Poezit "Brënga e lot", "Historie Skenderbeut", nga muzikologjia "Bethoveni dhe Revolucioni francez", dramaturgji "Israelitë dhe
Filistinë". Pra, duhet thënë se krijimtaria madhështore e Nolit është shprehje e kushteve objektive të marrëdhënieve shoqërore të kohës që jetoi poeti ku meriton shqyrtim nga gjërësia e saj.
Analiza e veprave të Fan Stelian Nolit
Poezia sarkariste e Nolit diti t'i deshifrojë dhe zhveshë të gjitha tiparet e shoqërisë anarko - feudale duke persifiluar edhe rëndin e vjetër shoqëror duke e nxjerrur dobësit e sistemit në pah. Gjithashtu nëpërmjet krijimtarisë së tij mund ta lëxojmë gjendjen e kohës së tij.
"Moisiu në mal" është poezi në të cilën ftohet liria, ku poeti i sheh dimensionet e pengesave, pasojat që kanë për ecurinë e lëvizjeve demokratike. Fuqit konservative (skllevë - bij) nuk e duan lirinë. Moisiu ngjitet lartë malit Nebo që të bisedoj me perëndinë për atdheun e tij, i munduar prej një pyetje: psae me tjetrin të bisedohet për tjetrin dhe tjetri të vëndos për tjetrin (këtu zoti personifikohet në njeri). ku ndihet mungesa e një vetëdie të lartë për ta fituar lirinë:
"Arin në majë lart i kapitur
dhe shpirt - këputur për dhe përmbyset"…
"Me lot në sy me zemër të ngrirë
Ajme sa vrer, sa keq e sa zor"!
"Marrshi i Krishtit" simbolizon veten e tij për ngadhënjime që do të rezultojë nga lufta për realizimin e ideve demokratike. Njeriu - perëndi, i lirisë Mesi ngritet kundër torturave që ia bëjnë vegjëlisë dhe ia arrin që t'i dëbojë padrejtësit tek njerëzit dhe pasojat e tyre. Ai madje qëndron mbi fron dhe qiell dhe porosit:
"Shtroni udhën me lule, dafinë e hurma
Brohoritni trumbeta, timpana zurla"…
"Krishti me kamxhikun" bën fjalë për ndodhit e lëvizjeve demokratike të Revolucionit të qershssorit të vitit 1924:
"Nderq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin
se shpirt - robi s'çlirohet askurr pa drurin", ku sipas këtij qëndrimi lirinë e kushtëzon fuqia:
"Jesu Krishti s'dëgjoi dhe s'e mori vesh mikun,
Dhe me lot i penduar e hodhi kamxhikun
Dhe i tha: se ka fajin kurrizi, po truri,
Se lirin` e sjell drita e mendjës dhe jo druri"….
Këtu poeti trajton problematikën për të pashpirtët, gënjeshtarët, sarafë, rrëmbyes ku nëpërmjet kanunit përhapnin urrejtje, përçarje dhe armiqësi nëpër mese të ndryshme të masave popullore:
"Vegjëlia për ta batërdisën dhe vritën
Dhe kështru parasitët gjakëpirës po rriten"…
"Dhe e kapnë kamxhikun sarafet për fenë
Dhe e shempnë çlironjësin, fen' e atdhenë".
"Shën Pjetri në mangall" është poezi ku shprehet idea e frymës revolucionare të poetit. Motivi saj është bazuar nga motivacionet biblike dhe është përpunuar me ngjyerën e marrëdhënieve shoqërore të kohës së Nolit. ndërmjet tyre ndodhën dy strofa me brendi të thellë satirike, drejtuar njerëzve të ulët që nuk zgjedhdin mjete për t'i realizuar qëllimet e tyre egoiste, flet për regjimin e rëndë që ia bënte regjimi regjimi i Zogut lëvizjeve të reja demokratike pas dështimit të Revolucionit të vitit 1924. Shën Pjetri, më në fund i bindur për veprimtarinë e allçakut, duar - lidhur vajton:
"Tri her' e mohoj pa gdhirë
faqe - nxirë".
"Marshi i barababajt" poeti e pikturon më çeltas regjimin dhe e fuqive konzervative në kokë me mbretin,m sepse kudo që shkel këmba e Zogut rruga shtrohet me hithëra, çdo kund vëhen zinxhirë dhe flet kamxhiku:
"Allalla o rezil e katil, allalla"!
"Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe
Ti na çthure, na çkule, na zhduke çdo fe,
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba".
Në pjesën e dytë të kësaj poezie manifestohet mallikimi i Nolit, ku ai shpreh protestën kundër autarkisë të një vullneti të pafrenuar, ku për interesat vetiake harron çdo kufi dhe shkel çdo njeri:
"Në bodrum, nëpër llom' e kufom' u mallkofsh,
Në skëterrë, katran e tiran u harbofsh,
Me tam - tam e allarm' e me nam' u shurdhofsh,
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba"!
Në "Marshin e kryqëzimit"poeti flet për tërbimin e njerëzve përparimtarë (vet Noli dhe idhëtarëte tij), ku regjimi bën tentime që t'ieliminojë të gjhithë ata që e duan populli të lirë, e në radhë të parë të vritet Jesu dhe Mesi (Noli), sepse sipas tye ata nuk e duann popullin, rininë, patronët e shstetit dhe e lufton varfërinë, papaunësinë, paditurinë, padrejtësinë:
"Vraeni se përunjë dhe përmbys pasurinë
Pasuron dhe çliron dhe forcon varfërinë
Se lëngatën shëron, se ndriçon verbërinë…"
Në poetikën e tij "Kirenari" Noli i hyn psikologjisë së njeriut i cili edhe pse e din se ç'janë të këqiat dhe të mirat me fuqit e tyre përcaktohet nga njëra nga këto tipare. Këta tip njerëzish nuk kanë pikëpamje të tyre, vetëm për ta ruajtur pozitën e tij, harron maksimat nga i cili ka pas përcaktim më parë:
"Je i pir` e s'mban dot anë
Për çlironjës a tiranë".
"Salep Sulltani" është satira më e fortë dhe kritike e poetit ndaj institucionit (mexhlisit) dhe reaksionit në Shqipëri, ku duke hyrë më thellë në studimin e kësaj lirike manifestohen shumë fytyra negative të përfshirë në aparaturën e Salep Sulltanit, ku aparatura shtetërore është zgjedhje me dekret autokrat të tij, ke me një firman kusari, sadrazem bëhet firari:
"Se ç'na u gëzue xhani,
Se ç'na preu Ramazani
Se ç'na pin Italiani
Rroftë pra Salep - Sulltani!"
Pasi që Zogu shpallet mbret gjëndja në Shqipëri vështirësohet dhe njeriu i klasës së ulët varfërohet edhe më shumë. Lirika e fuqishme"Anës së lumejve", flet se krijimtaria e Nolit është realizëm, koncept dhe gjykimi i thellë i poezisë së tij:
"Pranë sofrës i pangrë
Pranë dijës i panxënë
Lakuriq dhe i dregosurt
Trup dhe shpirt isakatosur!"
Poetikë e tij gjithashtu na ofron tipa heronjësh të cilët krijuan platformën e proceseve të reja të fuqive demokratike, rrugë të reja të zhvillimit, të vetëdishëm që do të bien viktima, ku edhe ashtu ngjau:: më vitin 1925 ithëtarët e Zogute vranë Bajram Currin - heron e popullit kombëtar në shpellën e Dragobisë.
Elegjia poetike "Syrgjin - vdekur" dhe "Shpellë e Dragobisë" është afirmativë e madhe dhe monument historik kohor, ku të parin e quajti shpirtëmadh, gojëmjaltë, zemërhekur, Vigan e Liberator, madje Dif, Dragoj, trim-tribun i vegjëlisë, Legjendar Ante etj.
Si në poezi ashtu edhe në prozë, Noli ishte realist dhe reformator jo vetëm i gjëndjës së sistemit, por edhe iformave të vetëdies nacionale të popullit shqiptar. E luftoi regjimin e vjetër sepse "i skeli liritë e popullit pa vënd e pa kursim, s'kujdesej as për bukë e as për shëndet, e as për arsimin e popullit" (Ligjërime dhe introduktat), që dotë thot se shkrimtari nuk qe vetëm teorist por edhe njohës dhe studiues i situatave sociale. Gjëndjën e rëndë sociale ku ballafaqoheshin këta fuqi Nolit i ishin të qarta."Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjithë", e prandaj fuqit socila e zhvillohen dhe realizohen shumë vështirë.
Drama "Iraelitë dhe Filistinë" është motivacion nga lëgjendat e vjetra biblike të lidhura me Samsonin i cili luftoi me Filistinët. Drama ka shumë ide filozofike e cila zhvillohet rreth çthurrjeve dhe thurrjeve të ngjarjeve që zhvillohen në skenën jetësore: fuqia bën arritjen e qëllimit por dinakëria është më e madhe, sepse këtu fshihet mëndja edhepse nuk është akt moral. Samosoni qe me fuqi të mbinatyrshme por atë e fitoi dinakëria e Dalilës, e cila në gjumë ia preu flokët, i cili ka qënë burim i fuqisë së Samsonit. Më pas Filistinët e robëruan, e verbuan dhe i bërën shumë tortura. Prandaj, jeta nuk është pa vështirësi dhe të këqia. Nolit nëpërmjet gojës së Samsonit thot:"Rahil, s'e kisha atë fuqi, t'a linja këtë botë, që m'i mori sytë, që m'a mori fuqinë, që m'i prishi gjith' ëndërrat e mia"…
Bukurit e jetës janë të amshuara:"E dua, e dashuroj, moj Rahilë, këtë Botë me gjithë fuqinë që humba, me gjithë mërinë dhe mërzitjen t'ime, me gjith mundet, pra me gëzim do t'i këmbënjaj syt'e shpirtit t'im me ata që m'i doqnë, po vetëm t'a shikonja për herë të fundit këtë Botë kaq të mirë(fq.83).
Noli është një shkrimtarë dhe krijues më të dalluar të qyteyërimit tonë. Ai hyri në psiqikën e karakteristikave të thella të kohës së regjimit Zogist, dhe me moral të lartë gjeti zgjidhdjen erudiciste kohore në të cilën krijoi dhe veproi ai.
"Anës lumejve…
Arratisur, syrgjinosur
Raskapitur dhe katosur
Po vajton pa funt, pa shpresë
Anës Elbës anës Spressë.
Ku e lam e ku na mbeti
Vat-vatani e mjer - mileti
Anës detit i palarë
Anës dritës i paparë,
Pranë Sofrës i pa ngrënë,
Pranë dijjës ipanxënë,
Lakuriq dhe i dregosur
Trup dhe shpirt i sakatosur…
Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur çaratosur
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shënj' e pres një dritë
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u - mplaka
Se ç'u - çora, se ç'u mplaka,
larg prej vatrës dhe prej punës
Anës Rinit, anës Tunës.
Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatite,
Se tirani lebetitet,
Se pëcet, kërcet furtuna
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini
Dridhet bru dhe zengjini
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmbon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypuni,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!"
Konstantin Kristoforidhi
Një ndër lauretët e mëdhenj të gjuhës shqipe, i cili tërë fuqit e tij i shkriu për të mirën e saj, është edhe fytyra e shëndritur letrare Konstatin Kristoforidhi. Shkrimtari jetoi po në ato kohë kur popullin shqiptar e rrethonin dhe rrënkonte nga shumë sundime të huaja. Në njërën anë nga perandorija turke, e pagonin me gjakun e popujve të Ballkanit, nga ana tjetër Greqia e atëherëshme, e cila duke përdorur fenë si mjet çkombëtarizimi ia kishin zënë frymën lirisë njerëzore.
Një nga këto veprues që vëri veten në rrezik, ku me shpirtërisht u mudua që ta shpëtonte popullin shqiptar është Konstatin Kristoforidhi. U lind në Elbasan në vitin 1827. Ai nuk kishte mundësi ta shijonte një kohë të gjatë dashurinë prindore, pasi ata shkrimtarin e lanë tepër të vogël, ku dhe jetoi dhe u edukua tek motra e tij, me dashuri dhe mirëkuptim familjar. Ishte i biri i Anastas Nelkos. Sa i përket mbiemrit të tij Kristoforidhi, nuk kemi informata nga e mori këtë mbiemër, por kemi parasupozime se këtë mbiemër atij ia imponuan grekët, kur ai mësonte në shkollën e mesme të Zosimesë ose në shkollën fillore të Elbasanit. Mësismet fillestare i morinë Elbasan, kurse ato të mesmët në Zosinë të Janisë. Ai vazhdoi edhe mësimet e larta në Maltë dhe në Londër. Shkrimtari vallë i mbaroi studidmet në Londër nuk kemi shkrime të mëtejmë.
Qëndrimi i tij në Maltë ka rëndësi tepër të madhe, sepse Konstatini këtu u njohtua me një konzul anglez, i cili kishte pasë qënë një miku i ngushtë i familjës së tij dhe më vonë, me ndihmën e këtij kishte mundësi që t'i vazhonte mësimet e larta. Ishte tepër inteligjent dhe më vitin 1851 ai bëhet mësues i gjuhës shqipe i albanologut të shquar Johan Haut, për të cilën gjë kishte meritë të madhe në përgjithësi. Nëvitin 1853 Kristoforidhin e hasim si mësues i gjuhës greke në Tiranë. Flitet se shkrimtari nxënësve i ka folur tinëzisht për rastin e gjuhës shqipe. Me detyrë zyrtare ka qënë edhe në Tunis, si profesor i gjuhës greke dhe latine. Këtu njohtohet dhe martohet me një greke. Gjithashtu nga vitet 1853/54, me ndërmjetësimin e konzulit anglez, mori pjesë si komentues(përkthyes) për gjuhën shqipe në Krinë, me rastin e luftës Ruso-Angleze, për arsye se në këtë luftë morën pjesë edhe shqiptarët nga ana e anglezëve. Qëndrimi i Kristoforidhit në Krine ia përmërësoi gjendjën ekonomike.
Domethënë se shihet qartë se Kristoforiddhi të shumtën e jetës së tij e kaloi jashtë atdheut tëtij. Bredhja e tij nëpër vënde të huja ia zgjëroi shumë dipazonin e tij. Nëpër vëndet e hauja ai gjithashtu u pais me kulturë dhe dije të shëndoshë. Me gjithë se ai shetiti shumë, nuk e harroi vëndëlindjen e tij, dhe në fund sërish në Elbasan, ku në vitin 1895 ai ndërron dhe shuhet një dritë e fortë e letërsisë shqipatre.
Së bashku me temperamentin e këtij patrioti shqipar lindi edhe prirja për krijimtari. Gjithashtu është marrur edhe me përkthime nga gjuhët e huaja, linguist dhe letrar i shquar. Vepra me vlera të mëdha që e bëri të pavdekshëm Kristoforidhin është "Fjalori shqip - greqisht", i cili është i përbërë nga (40.000) katërdhjetë mijë fjalësh të mbushura plot frazelogji. Ky fjalor ka rëndësi të madhe, pasi që është edhe gurthemel i linguistikës shqiptare, i cili i hynë në punë dhe i shërben shumë albanologëve dhe shkrimtarëve të ndryshëm për hulumtimin dhe studimin e gjuhës shqipe. Simbolikisht të shprehem se fjalori është si një lloj xhevahir i gjuhës shqipe, pa të cilën nuk do të kishte qënë e mundur që të punonin asnjë nga linguistët.
Fjalori i këtij puristi të gjuhës shqipe u botua pas vdekjës së tij më vitin 1904 në Athenë. Përveç që është i pasur me frazeologji, ai e tregon edhe vëndet nga është bazuar dhe janë marrur ata fjali të ndryshme. Prandaj rëndësia gjuhësore e Kristoforidhit është shumë e madhe. Përveç fjalorit, Kristoforidhi krijoi edhe një gramatikë (1882), e cila më tutje i shërbeu shumë shkrimtarëve shqiptarë.
Po ashtu vlerë e rëndësishme për Kristoforidhin është si përkthyes. Përkundrazi, në këtë lëmi ai aq shumë kontriboi për zgjimin e ndenjave kombëtare, për mbrojtjen e kombit si dhe gjuhës së tij. me përkthimet e tih për të cilin mendoi se do ta luante një rol shumë të rëndësishëm për zgjimin e ndjenjave kombëtare. Kristoforidhi i shërbeu shumë gjuhës shqipe, sepse shkruante në të gjitha dialektet. Ai mirëfilli i njihte dhe dinte dialektet gegërishte dhe toskërishte. Në vitin 1872 bëri përkthimin e "Dhjatës së re". Nga veprat e tjera që bëri përkthime janë: "Pllasteri", "Puna e apostojve", "Histori e shejtes shkronjtare", "Të berët dhe të dalët" etj. Këta dy librat e fundit e përktheu në dy dialektet e gjuhës shqipe. Në përkthimin e tyre përdori mjaftë arkaizma, të cilat i nxorri nga veprat e Gjon Buzukut, Budit, Bardhit dhe Bogdanit.
Ai në këtë pikëpamje e vazhdoi e vazhdoi rrugën ë Theodorit, ku më tutje e vazhduan Papa Kristo Negovani dhe Fan Sotir Noli.
Kristoforidhi i cili qe shtylllë e patundur e letërsisë shkruajti edhe shumë pjesë të tjera, si për shembul "Sistemi diellor", mbi De Radën dhe Jan Gutembergun. Këtij tëfundit ia shkruan me titull "Jeta e njerëzve të ndriçmëm" dhe shumë pjesë tjera të pabotuara "Plastori I gramatikës shqipe", abetare e dy-tre dialekte "Abetare shqipe" - gegërisht "Alfabetari" shqip - toskërisht".
Tiparet e Kristoforidhit janë me ide shumë përparimtare, patriot i zjarrt. Ai dëshironte që të vëhet në përdorim alfabeti latin i përbërë nga 36 gjerma, i cili edhe u miratua në Kongresin e Manastirit në vitin 1908. Ai donte këtë duke thënë se alfabeti latin përdoret tek shumë popuj evropijanë. Qe kundërshtar i rreptë për aplikimin e alfabetit grek në gjuhën shqipe.
Gjithashtu, Kristoforidhi është marrur edhe me krijimtari letërare. Njëra nga krijimet letrare është tregimi "Gjahu i malësorëve", "Tregimi i parë në letërsinë shqiptare" këtej Adriatikut.
Kur flasim për krijimin letërar "Gjahu i malësorëve" duhet thekësuar se në hartimin e tij Kristoforidhi ka merita shumë të mëdha, i cili me punën e tij të palodhur njëzet vjeçare (20), letërsisë shqiptare i dhuroi tregimin e parë me plotëkuptim të fjalës artistike. Duke e njohur mirë gjëndjën, temperamentin, zakonët dhe jetën shqiptare në përgjithësi, ai dinte aq bukur të bënte pikturimin në tregimin e tij, saqë kur e lëxon përjetimin e ndien po sikur të kishe qënë në pjesëmarrjen e gjahut. Elbasanasi shetiti katund më katund, qyete në qytet dhe kodër në kodër, për të gjetur fjalë të reja shqipe, ashtu sikur bleta që shetit lule më lule për të mbledhur nektarin e saj.
Titulli i plotë i trgimit është "Gjahu i malësorëve - hija e Tomorrit". Tregimin e gjejmë të botuar në shumë libra, revista dhe antologji të ndryshme, por jo të tëra nga të gjitha këta që deri mëtani I përmenda. Ky tregim për herë të parë figuroi në revistën e përkohëshme "Kopshti letërar” (Elbasan) në vitin 1918. Nëpër antologjit dhe veprat tjera kemi pasur rastë që të lëxojmë vetëm gjysmën e këtij tregimi , nga kemi pasur mundësi deri ndokund që të njihemi me aftësitë artistike të Konstatin Kristoforidhit në prozën shqiptare.
Gjithashtu në vitin 1884 Kristoforidhi hartoi edhe verzione me kryedijalektet e gjuhës shqipe: atë toskërishte që botohet në vitin 1902, në revistën e përkohëshme "Albania" e Faik Konicës, nga e ribotoi të tërën në antologjinë e tij "Albanicches lesebuch" profesori Maximilian Lambertz-i në Lapcing (Leipzing), nga e cila e mori dhe e botoi "Jeta e re". Ky botim ka rëndësi prioritete dhe rëndësi të veçant, pasi që deri sa në hartimet tjera të nëndijalektet të gegërishtes së jugut (ose Elbasanishtës), është diç më tepër se gjysma. Përkundarzi, ky botim i profesorit Maximilianit në toskërishte është i tërë tregimi "Gjahu i malësorëve".
Dashuria, përshtypjet që ai ia dhduroi dhe la popullit, ia ringjalli ndjenjat për të ja kushtuar një tregim siç është ai "Gjahu I malësorëve". Tregimi e përfshin këtë ngjarje: më (15) pesëmbëdhjetë kallnor një grup gjuetarësh pleq dhe të rinjësh, duke parë kohën fortë të bukur, ndonëse akoma ishte dimër, ata vëndosën që të dilnin në gjah në rrënzën e Tomorit - malit legjendar të tyre, pasi që ky mal ishte mjaftë i pasur me kafshë të ndryshme. Pas një kuvendimi në mes gjuetarëve, ata zgjedhin si të parin e tyre Markë Shalë Gjati, i cili qe një burrë dhe trim i guximshëm nga të gjithë gjuetarët e vjetër.
Pas një kuvendidmi ngrihen të gjithë dhe derdhen nëpër shtëpitë e tyre ku ftuan edhe gjuetarë të tjerë të fshatit të tyre. Të nesërmen ende pa zbardhur mirë dita, të gjithë dalin në "Kodrën e kuqe" ku e pritnin shoku-shokun. Vijnë njëri pas tjetrit ku i pari ishte edhe Mark Shalë Gjati Gjithashtu, këtu marrin pjesë edhe shërbëtorët, të cilët e presin edhe urdhërin e kryetarit. Pas pak kohe ata e porositën njëri tjetrin që kur të arrijnë në mbrëmje ta marrin gjuhun e vrarë. Pasi që u mblodhën dyzetë deri pesëdhjetë gjuetarësh, ata i drejtohen malit lëgjendar Tomorrit, kurse shërbëtorët kthehen në fshat. Ky grup i grumbullt gjuetarësh duke udhëtuar nëpër mal i angazhojnë të rinjtë me kënduar këtë këngë:
"As na këndo, ti o vashë!
Një këngë me zë të trashë!
Që ta dëgjojmë me veshë,
Ashtu gëzuar të jesh!
Kush është ai burrë që po vjen,
si hën e plotë kur shkëlqen,
Vesh e ngjeshë nd'ar e nd'argjent,
Armatosurë kënt e kënt?
Skendërbeg luftëtari
Trimi i madh shqipatri".
Pasi që e mabruan këngën pleqtë ishin shumë të gëzuar dhe i falenderuan të rinjtë. Gjithnjë duke ecur Tomorrin krenar, të cilin e kishte mbuluar mjegulla u qëndronte dhe i priste gjuetarët. Ata thanë që "rinë zoti, hija e tij na mbuloftë, na i ruajtë dhe na i zbardhtë armët. Këtu deklarojnë me njëri - tjetrin se "Tomorrit i shërbejnë shqipet, e prandaj ne na thonë shqipëtarë. Atje ku kane ngrehë foletë shqipet, nëpër ata shkëmbinj, kemi ngrehë edhe ne malësorët banesat t'ona, e prandaj jemi të fortë".
Gjatë këtyre fjalëve arrijnë në vëndin e duhur. Ata aty mënjëherë shpërndahën, të gjithë i zënë pritat e tyre dhe presin urdhërin e Mark Shalë - Gjatit. Pas pak kohe dëgjohet zëri i barabanit. Atëherë nisin të krismat e pushkave të ndërsyemit dhe të lehurit e qenëve. Kafshët trazohen prej strofullave të tyre. Duket një derrë i egër i cili duke ikur i kishte nxjerrur dhëmbët e mëdha duke kërkuar rrugëdalje, porgjithçka ishte e kot, sepse pushka e Nikollës e qëllon rëndë dhe e rrëzon për dhe. Në anën tjetër duket një drerë, i cili bien në flakë të pushkës së Anderut. Pak më tutje doli edhe një kaproll, një ujkë ku e shqyenë qentë. Më tutje pak më vonë Filipi vrau një dhi të egër. Në anën tjetër Gjergji bëri kacafytje me një arushë, së cilës ia nguliti thikën në zemër. Më tutje u paraqit edhe jë dhelpër, e cila me bishtin e saj gëënjëu shumë shenjëtarë të mirë, ashtu siç ishin toska, gega dhe arbëri. Këta asnjëri nuk patën mundësi me qëlluar, por vetëm kur së bashku shtyrën menjëherë, atëherë e gjuajtën tej për tej dhelpërën dinake.
Më në fund pasi që vranë shumë bisha të egra dëgjohet brini. I pari i tyre i fton që të mbledhën në vëndin e caktuar. Pas mbarimit të gjahut vijnë edhe shërbëtorët me njëzet kuja dhe ngarkojnë gjahun e vrarë. Kthehen në katund ku vëllazërisht e ndajnë gjahun dhe e hanë me zemër të mirë. Me kthimin e gjuetarëve në fshat mbaron edhe tregimi i Konstatin Kristoforidhdit.
Vlera e tij letërare është se në hartimin e këtij tregimi ai i përdori të gjitha fjalët shqipe. Pra, në përpilimin e kësaj vepre shihet aftësia e këtij mjeshtri të madh për krijime letrare. Nga zbukurimi (stilizimi) i fjalëve dhe nga modestia na bënë që të dyshojmë se me siguri këtë tregim ai e shkruajti për fëmijë, i cili është i mbushur përplot figura të bukura, sinonime dhe me alegori. Kristoforidhi e prezenton akterizimin e tij që në fillim të tregimit, u duke e përshkruar bukurit kohore, madje hijet edhe hijet e Tomorrit. Qëllimi kryesor i këtij tregimi ishte që ai t'i përbledh dialektet e ndryshme në shkrime, si disa fjalë të reja në të folurit.
Në pikëpamje gjuhësore shkrimtari është purist ku ai i trashigoi disa fjalë dhe trajta arkaike. si për shembull, në përdorimin e nd-ës dhe mb-ës. Madje, Gjithashtu, ai dy fjalë i shkruan në vëndë tënjëjtë. Këtë gjëndje siç e pamë ai e trashëgoi nga shkrimtarët e vjetër të veriut. Përdor gjithashtu fjalë të cilat duken sikur të kishin qënë shumë reale edhe në kohën të cilën e jetoi ai.
Mirëpo, tregimi ka edhe shumë anë pozitive nga ato negative. Përveç trajtave që e bëjnë tregimin interesantë këtu zënë vënd edhe humori i pjesërushëm. Figura më interesante dhe e bukur është ngjarja e gjahtarit me arushën. Gjithashtu, humorin e hasim tek dhelpëra e cila duke ikur vëren shejtarët e bishtin e saj, duke ia turpëruar armët. Siç duket Kristoforidhi me anë të dhelpërës e përshkruan armikun e popullit shqiptar - turkun. Që të dëbohet njëherë e përgjithnjë nga mëmëdheu I tyre, ata mund t'ia arrijnë qëllimit vetëm nëse bashkohen, me të cilën qëllim e figuron ftesën, pasi dëshirë e tij e flaktë ka qënë bashkimi I shqipëtarëve.
Shkrimtari me këtë tregim bëri përshkrimin e vuajtjeve, traditat dhe lashtësinë e popullit shqiptar. Gjithashtu, në këtë treim nëpër mjet krahasimeve të ndryshme, trimërinë shqiptare e përshkruajti dhe tregoi kur Gjergji, fare pa shtyrë me pushkë vrapet dhe kacafytet me arushën, duke e therrur drejtë në zemër, ku shkrimtari e vënë dhe pikturon në dukje mjeshtërinë e malësorit - gjuetarë.
Për rëndësinë dhe prioritetet e këtij shkrimtari, patriotit të madh vlera e të cilit nuk harrohet, ai nëpër mjet krijimtarisë së tij, e spikati dhe ringjalli tërë jetën e përvuajtur të malësorëve shqiptarë, me ligjet (kanunet) tipike, burrë siç ishte edhe vet Kostantin Kristoforidhi.
Naim bej Frashëri
Ideologu i Rilindjës sonë kombëtare, Naim Frashëri ishste një mendimtar dhe poet i madh. Jetoi dhe veproi në kohën kur më së tepërmi ndihej nevoja për dritë arsim, kulturë dhe liri, ku ai me zjarr të madh i këndoi lirisë dhe luftës heroike që e bëri populli shqiptar kundër robërisë shekullore të Perandorisë Osmane.
Idet e mëdha humaniste, iluministe dhe atdhedashëse të Naimit për liri dhe pavarsi i vëri në flakë edhe atëherë kur kushstet historiko - shoqërore ishin shumë të rënda për ndërmarrje të tilla.
Në kohën kur jetoi dhe veproi poeti ntek populli shqiptar vepronin dasia fetare, partikularitetifisnor, tendenca për asimilimin e kombit me anë të fesë. Naim Frashëri i luftoi këto tendenca dhe i demaskoi qëllimet e tyre. Gjithashtu ishte konsekuent për zhdukjen e analfabetizmit dhe prapambeturit tek populli shqiptar. Naim Frashëri u lind më 25 maj të viti 1846 në fshatin Frashër të Shqipërisë. Mësimet e para i mori nga hoxha i fshatit në gjuhën turqishte dhe arabishte. Që në fëmijëri lëxonte në gjuhët orientale.
Pas vdekjës së babait të poetit Halit Frashëri, ata shpërngulën në Janinë, ku fillon periodë e re e rëndësishme për jetën dhe formimin e Naimit. Gjithashtu, regjistrohet në gjimnazin Zosimea të Janinës. Pas mbarimit të gjimnazit Naimi shkoi në Stamboll dhe qëndroi tetë muaj. Këtu sëmuhet nga tuberkulozi dhe ai kthehet në atdhe.Vitet e fundit i kaloi nëpër vise malore me klimë të përshtatëshme. Në Berat punësohet si nënpunës, kurse në Sarandë drejtor ddogane. Më 20 tetor të vitit 1900 poeti ndërron jetë.
Veprimtaria e poetit rilindas kombëtar është burim i përhershëm dhe pjesë e patjetërsuar e veprimtarisë dhe vetëdies sonë, dhe asnjëherë për asnjë gjeneratë nuk është e huaj.
Veprimtaria artistike, poetike, socio - filozofike, mistike - islamike, estetike, biofizike, fundamentale, epistemologjike dhe kulturore e Naim Frashërit është e thellë nga brendia dhe e gjerë nga vëllimi. Këtu flet fakti se krijimtarinë e tij të begatshëm e studiojnë një numër i madh shkencash: historia e kulturës, stilistika, teoria e letërsisë, shkenca mbi artin përkatësisht sociologjia e artit, psikologjia,pedagogjia, etika, aksiollogjia, antropologjia, shkencat filozofike e veçan estetike.
Sipas brendisë dhe problematikës që shqyrtojnë veprimatria e Naim Frashërit ndahet në:
- Vepra letërare filozofike me elemente të humanizmit dhe psikologjizmit, pankalizmit dhe panteizmit "Endërrimet" dhe "Lulet e verësë";
- Veprat letrare bukolike dhe estetike me elemente të filozofisë pankaliste "Bagëti dhe bujqësija";
- Veprat me elemente estetiko - pankaliste "Bukurija", "O eros" - "Dashurija";
- Veprat socio - filozofike - poltike "Dëshira e vërtetë e Shqiptarëve", "Parajsa dhe fjala fluturake";
- veprat iluminste - pedagogjike "E të kënduemit e çunavet" (pjesë e parë dhe e dytë Këndonjëtorët), "Vjersha për mësoitorët e para";
- vepra epiko - historike "Historia e Skënderbeut", "Qerbelaja";
- veprat shkencore "Shpikjet dhe zbulimet, poema "Dituritë", disa poezi nga përmbledhja "Vjersha" etj;
- vepra sentenciale: përmbledhje sentencash dhe fabula të përshtatura na La Fonteni, nga orienti i vjetër dhe fabula origjgina nga vet poeti;
- veprat me brendi të çështjeve epistemologjike "Gjithësia", "E vërteta", "Diturit";
- veprat me brendi nga filozofia e jetës "Filozofi", "Katër stinët" (veçan tekstet shkollore).
Klasifikimi i veprimtarisë në zhvillimin e poetit janë:
- perioda rinore ku poeti mirret me studime ontologjike dhe kozmike;
- perioda kalimtare ose transiste poeti përcaktohet për parimet e pankalizmit;
- perioda e pjekurisë është më kreative ku predikon aksione konkrete e konditave jetësore, ku i vë konceptet mbi botën dhe jetën. Në qëndër të vëmendjës janë çështjet aksiologjike, gjenealogjike dhe antropologjike, ku punëtori, njeriu i masës, i fshatit , bujku janë pasqyra tematike.
Dallimi në mes tyre pasqyrohet nga zhvillimi i mendimeve filozofike, poetike, artistike të poetit. Idetë e Naim Frashërit përmbajnë një platformë të përbashkët ideore: ajo është filozofia humaniste dhe iluministe.
Veprimtaria e Naim Frashërit
Vepra lirike (Tehajjulat) në gjuhën persishte që do të thot "Ëndërrimet", e botuar në Stambool, në vitin 1884, përbëhet nga 24 (njëzetë e katër) poezi, të cilat janë poezi të para ku poeti veten e tij akoma nuk e gjen. "Ëndërrimet" përbëhen nga këta poezi: qielli, gjuha e zemrës, pranvera, lulja, bilbili, durimi, shpresa, hëna, dashuria, filozofi, dimri, mbi varret e motrave dhe vëllezërve, dielli, anës lumit, toka dhe njeriu, lamtumirë, jetimi, atdheu, në breg të detit, në trupin e bijës sime të vdekur, një tjetër, një tjetër, zoti, mni varrin e sime motre, zemra e pikëlluar dhe e brengosur, vasha nazëmadhe dhe me të ecur të këndshëm, në vdekje të vëllait.
Koncepti i Naim Frashërit për poezinë "Qielli" nuk është ateiste. Idea pankaliste këtu është mjaftë e theksuar. Bukuria është bazë e rëndit, e cila te njeriu iriton ndjenja të thella përjetimi, ku në natyrë veprojnë ligjet e fshehta
"O ti qiell dritëdhënës, magjiplot!
Fund e krye me të fshehta ti je plot".
Poezitë më të prekëshme melankolike me ngjyrë orientale të krijuara në frymën e dhembjeve dshe vajtimeve shpirtërore, poeti i përjetoi nga vdekja e bijës dhe motrës së tij, janë "Mbi trupin e bijës sime të vdekur", "Mbi varrin e sime motër", "Një tjetër", "Një tjetër", "Mbi vdekje të vëllait":
"Mjerë unë vaj moj bijë, mjerë unë!
Moj e dashur, moj e ëmbëla aq shumë!"
Pa ty mbeta, pa ty mbeta moj me lotë!
U shkretofsh o qiell, moj zuzarja Rrotë!"
Në poezinë "Filozofi" prezentron idenë se njohuritë filozofike te njeriu nuk lindin apriori, por në bazë të mjë përvoje të madhe. Mendja sipas tij, vazhdimisht gjurmon dhe hulumton sfera të panjohura, ngritet deri në piedistalet e njohurive filozofike, dhe janë instancat më të larta të diturive që lindin nga shkolla e jetës, me pyetjet karakteristike kush, pse, çfarë, ku, kur, si, sa.
Poezia bukolike "Bagëti e bujqësija" përbënë shumë maksima porosie nga poeti se në ç'mënyrë duhet kultivuar bagëtinë dhe bujqësinë, si kushste apodiktike të jetës së njeriut. Janë modeste dhe idile e bujkut në fshat, laitmotive nga estetizmi, stili, bukuria dhe filozofia e vargut zënë vëndin e parë në historinë e letërsisë sonë.
"Në fshat posa zbardhëllehet, sheh një plakëz të gjorë,
Ngrihet, hap derën ngadale e del me kusi në dorë,
Rri në derëzët të shtrungës dhe djali duke dremitur,
I ngrt bagëtin' e delen, i mjel plakëz' e drobitur"…
"Kafshët dhe bagëtinë, që u ka kaqe nevojë
Njeriu duhet t'i shohë, t'i ketë kujdes t'i dojë"…
"Sa më pëlqen blegërima, zër'i ëmbël i bagëtisë,
Qinji dhe kec'i i bukur, që rri në gjunj' e pi sisë"…
Kurora e poezive të Luleve të verës është poema "Bukurija" e përbërë nga gjshtëmbëdhjetë këngësh. Secila prej tyre paraqet tërësi poetiko - estetike dhe filozofike në vete. Në këtë poem gjrn shprehje idea pankaliste dhe panteiste e poetit:
Kudo që është bukurija,
Në qiej' në dhe, në hënë
Në diell, në shënjë, në yj,
ndër lule, ndër drutë, ndër pyj,
çdo vënte të ketë zënë
Atje çfshaqet perëndija"…
Bukuria përbënë karakterstikat e saj, ajo nuk zhduket, nuk humbet, është frymë hipostazuese etj:
"Do të shkrihem
Të venitem
Si kandili që s'ka vasj
Balt e pluhur do të bëhem
Të më shkelnjë këmb' e saj,
E të prehem duke puthur
Atë këmbë pasandaj
Pse të dua paskam faj?
Pse heq unë hidhërime,
A në vdekça ti mos qaj
Vdekja ime s'të prish punë
Haj e zeza jetë haj".
Poeti digjet dhe përvëlohet që të bëjë dritë për njerëzimin, gjithashtu flet edhe për dealienacionin e qenies së tij e cila arrihet nëpërmjet dritës. Pa marrë parasysh karakterin idealist të poezisë në fjalë, thohet se "Fjalët e qiririt janë realizimetë bukura poetike për historinë e letërsisë shqiptare;
"Kur më shihni se jam tretur
mos pandehni se kam vdekur
Jam i gjallë e jam në jetë
Jam në dritët e vërtetë.
Unë jam në shpirtin tuaj
Mos më kini për të huaj.
Me zjar ta djek mushkërinë
e të tretem për njerinë
Unë dua njerëzinë
Mirësin'e urtësinë".
Epi mbi "Skenderbeun" e përfshin mbarë historiografinë e kohës së heroit legjendar, i cili ndikoi në zgjidhdjen e ndërjegjës dhe vetëdies kombëtare, në bashkimin e masave popullore për çlirim nga robëria e huaj dhe ta fitojnë lirinë e plot kombëtare. Si karakteristika të veçanta për personin historik ishin durueshmëria, vetmohimi në punë, zemërgjerësia dhe humanizmi i lartë që e cilësonin Skenderbeun:
"Ish burr i - gjall e i gjatë,
e në shpatullat i gjërë
s'ish i - ligur e i thatë
po ish si lulja në verë.
Ish i bardhë dhe faqe zjartë
s'dish gjësedni të pështëirë
ish i - florinjt'e i artë
edhe i leht'e shtat-mirë
ishte mbret'i bukurisë
si dielli epte dritë
kish hijen e Perëndisë
nëtënë e bënte ditë"…
Sikur në"Historinë e Skenderbeut"ashtu edhe në "Qerbelaja" poeti i përshkruan dy lloj tiparësh: negativë të cilët tëcilët paraqitën nëpërmjet fytyrës së Mavijës, Syfjanit dhe idhujve të tyre, dhe ata pozitivë karakteristikat të cilat ipërshkruan nëpërmjet Abas Aliut, imam Hyseinit, Hasanit, Miskimnit, Abdullahut, Myslimit etj. Farën e djallzive e mbjell vetëm njeriu, pra Mavija:
'Në ditën e Mavijsë
njeriu e hante njerinë
të huajnin dhe të -thinë"…
"Djllë është njeriu vetë
kur nuk është i vërtetë
të tyra ç'janë an'e mb'anë,
te njeriu gjithë janë"…
Këngët e fundit të "Qerbelasë" me dinjitete më të mëdha njerëzore janë miqësia, njerëzia që shkrihen në dituri, mirësia, dinjitete të mëdha njerëzore dhe faljet të cilët nuk predikojnë pasivizëm, të cilët nuk e kanë shprehjen për Zotin por për faktorin antropologjik të njeriut:
"Falje kemi njerëzinë
miqësinë e mirësinë
se kur ta duam njerinë
kemi dashur Perëndinë"…
Poeti i madh kombëtar i apeloi njerëzimit nëpërmjet "Qerbelasë", që sa më shumë të ngrihen mbi përditshmëritë jetësore, të ngrihen në piedistalin e vlerave të larta shpirtërore:
"O njeri të qofsha falë
e kupton këtë fjalë?
pa mblith mendjen e mendohu
dhe ngrehu e lartësohu
duke marë diturinë
që të bësh natën ditë
sa të munç ndritohu mirë
mos qendro në errësirë"…
Naim Frashëri ishte një poet i madh dhe tepër modest, para së gjithash me dinjitete të larta morale. Mendimet, këshillat e tij ishin të qarta, elokuente, decide, përplot përvojë dhe alternativa. Me këshillat, modestinë arriti t'i mbledh rreth vetës së tij shumë ithtarë. Naim Frashëri gjithnjë mbeti i bindjës sepse ditët e bardha të njerëzimit dhe lumturia e plot e njeriut arrihet vetm nëse udhëhiqemi nga nga normat morale e cila është modestia, njerëzimi, e mira, urtësia, mençuria, guximi, maturia, mesi i artë, puna, dituritë. Naim Frashëri është simbol dhe ideolog i mbarë i lëvizjës sonë kombëtare të rilindjës së shekullit XIX.
Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Shqipëria ishte protgone e gjëndjeve të vështira ekonomike, politike, kulturore e popujve që jetonin nën kthetrrat e sundimit antipopullor, ajo edhe më tutje ballafaqohej me përjeimet e idhëta kohore, me ngjarje të ndryshme sociale, kohët e mjerimit, të cilët sollën vuajtje dhe mjerime të mëdha tek populli jonë shqiptar, ku në të veproi poeti i madh shqiptar Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni.
U lind në Shkodër të vitit 1911, ku shkollën fillore e kryen në vëndëlindje , shkollën e mesme teologjike e kryen në Manastir.
Nga vitet 1935/36, Migjeni punësohet mësues në Shkodër, e më vonë edhe në fshatin Puk. Në vitin 1937 ai shkon në Torino për mjekim nga sëmundja e tbc-së, që gjithashtu ai mbetet në sonatoriumin "Opsedale Valdese" në Tore Peliçe afër Torinos të vitit 1938, ku në të njëjtin vit (1938), po në të njëjtin spital ai ndërron jetë…"Sot më tepër se kurr m'asht dukë kjo banesë shtëpi e të dëshpruemve, pasi nuk ndihesha mirë fizikisht, e kur nuk ndihem mirë fizikisht, vuej dy herë ma tepër shpirtënisht"…këto ishin shkrimet e fundit të poetit të madh shqitar Migjenit.
Analiza e veprave Migjeniane
Veprimtaria kritike revolucionare e Migjenit është po aq e madhe, sepse e pasqyroi dhe analizoi tiparët e shoqërisë së vjetër, intrigat dhe gjeneaologjinë e prishrur të saj, pasqyroi realitetin e jetës me gjendjet dhe vuajtjet e vështira ekonomike dhe socialetë masave të gjera popullore.
Vepra e shkrimtarit qe aq e madhe që i përgjigjej ecjes së madhe kohore, ku fuqit dhe lëvizjet progresive e ngrejnë njeriun mbi të gjitha çëshstjet tjera. Kryevepra e tij "Vargjet e lira" klasifikohet në:
poezi të lindjës,
poezi të rinisë,
poezi të perëndimit,
poezi të fudit.
"Këngët e lindjës" nisen bashkarisht me fillesën e jetës:
"Nëpër mes t'errsinës
muer udhën e qiellës",
që do të thot se këtu poeti i madh i hodhi posht doktrinat spirituale mbi fetishin e qenieve jashta njeriut real. Në këngët e lindjës ka edhe vargje të tjera me brendi artistike, të cilat për temë e kanë lirinë dhe ardhmërinë, të cilat arrihen me punë, përpjekje dhe arsimimin e përgjithshëm të masave popullore:
"Nga zjarrmi i votrës u shkëput një shkëndi
dhe nëpër oxhak u vërsul në liri
nëpër mes t' errsinës
muer udhën e qiellit…"
Nga gjiri i vuajtjeve të rënda sociale lindën "Këngët e pakënduame", të cilët rriten në djepin e tyre, presin një ditë më të lumtur dhe të këndohen pa frigë dhe zor, kur kjo këngë recvolucionare në një kohë të re del nga vetja atëherë ajo zbërthehet në njëmijë ngjyra të bukura që nuk vdesin.
"Kanga e rinisë" është zbërthim dhe zbatim i porosive hisotike e cila varet edhe perspektiva e ardhmërisë, ku temë e përbashkët është rinia.
"Thueja kangës Rini! Thueja kangës gëzimplote
Qeshu rini, qeshu! Bota asht e jote".
Përmbledhja e "Vargjeve të lira" rëndësi i kushton "Kangët e mjerimit", ku pikturohet gjendja e vështirë socilale emasave të gjera populore dhe autokratizmi i regjimit antipopullor i shekullit nëntëmbëdhjet dhe fillimit të shekullit njëzetë. Migjenei në "Këngët e mjerimit" shikon:
"Fëtyra e zbehta dhe si të jeshilta
Që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duaert' e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanë jetën e vet deri sa të vdesin".
Mjerimi është vuajtje e shtresave të ulëta, e veças ajo më e pafajshmja, ku fëmit, gratë i mbulon hije e vdekjës…Mjerimi nuk njeh mëshirë, sepse mbi të shkel këmbë e rëndë e të zotit, prej mjerimit vuan edhe punëtori, heronjtë e veprës janë këmbëzbathur, të varfër, "flokëthinjur", me ndiesi të ngrirë, lirika e poetit më tutje flet:
"Vall sa i trishtueshëm asht djepi skamit
ku foshnjën e përkundin lott edhe të fshamit"…
"Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
nji ngjarje të trishtueshme panë:
Hije…Jo! - Por nji grue
me fytyrë të zbetë dhe me sy
të zezë si jeta e saj
me buzë të vyshkuna në vaj
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun".
Mjerimi më tutje flet edhe për psikologjinë, e cila kërkon alkoholizëm, i cili edhe më shumë i shton dimensionet e vuajtjeve. Prandaj, Migjeni e quajti gotë satanike:
"Tu' e ledhatue e pickon si gjarpni
dhe kur bje njeriu, si gruni nga drapni".
Psikologjinë për imoralitetin e sistemit të vjetër, errësirat e jetës së rëndë shekullore nën sundimin e regjimit antipopullor, Migjeni e vjerëshoi në poezinë revolucionare dhe socilae "Lagja e varfun":, I cili bie në pesimizëm duke mos besuar se për lagjewn e varfër ndonjëherë do të zbardhojë drita:
"Krahët e zez të nji nate pa fund
e varrosen lagjen pasnë
dritë, jetë, gjallni - askund
vetëm errsinë e sakmë".
"Hesht! or gjel kryengritës
I lagjës së varfër. - Këtu
nuk zbardhë për ty drita e ditës…
I gjykuem je me ngordhë nû."
Dimensionet e vujatjeve kohore dhe shoqërore i shton dhe krijon edhe feja (idoktrinat fanatike), e cila nuk është qëllim i çlirimit të njeriut nga vuajtjet, ku në syt e njeriu vënë perden e zezë, predikon përulje, krijon pasivizime, rezinime, nga masat e përvuajtura dhe është mjet i klasës sunduese që dehumanizon:
"Xhamijat dhe kishat madhështore ndër vendet tona
të mjerueme
kumbonarët dhe minaret e nalta mbi shtëpijat tona
përdhecke
Zani i hoxhës dhe i priftit në nji kangë të
degjenerueme…
O pikturë ideale e vjetër njëmijë vjeçe".
Migjeni krijoi edhe prozën dhe tregimet e tij me brendi nga gjëndja e shoqërisë së rëndë sociale, e cila kohë ia imponoi mjerimin masave të shtypura popullore. "Sokrat i vuajtun - apo derr i kënaqun", "Ose - ose", "Nji refren i qytetit tem", "Novelë", "Mbi krizë", "Mollë e ndalume", "A do qymyr zotni", "Në kish", "Ngjarje pa lëvizje", "Luli i vocërr", "Zoti të dhashtë", "Qershija", "Hujt pa krena", "Legjenda e misrit", "Bukuria që vret" .
Varfëria që e solli regjimi antipopullor kishin krijuar varfëri të mëdha, që kishin shtirë shumë njerëz, gra me fshonje në gji, ta merrnin shkopin e skamorit, të dilnin nëpër rrugë dhe të shtrinin dorën për lëmosh, ku ky refren për pasanikët ishte neveri: zotni, zotni, të lutem më fal ndojë send!...
Ky ishte refreni kohor i poetit të cilën nuk do të mundej ta kompononte as Bethoveni e as Mocarti. "Atë mundej ta këndojnë vetëm trotuaret e qytetit tem dhe ta dëgjojnë vetëm qytetarët tonë dhe të kënaqën". Këtë muzikë që shprehte shpirtin e kohës, me ëndje e dëgjonin vetëm të pasurit ku jetonin me vrazhdësinë e tonesve dhe tingujve të saj.
"Eni tek unë ju të dëbuemit dhe të përbuzurit e këtij shekulli - ka thanë dikur zoti i kësaj kishe - se tek unë do të gjeni prehje", por çka i priste brenda në kishë, katër muret e saj të mbyllura ku presin momente për dëshira në jetë, freska të zbehta (njerëz të zbehtë) me fytyrë dhe duar të drejtuara nga qielli: diçka lypnin. An e kënd lypsarë dhe njerëz që vuajnë.
Por çka mbetët më tutje për masat e shtypura popullore: mëshirë dhe nënshtrim ose kryengritje kryerje misonare, historike dhe revolucionare për perspektivë dhe zhvillimin e marrëdhënieve të reja shoqërore për një shoqëri të lirë.
Migjeni në raste të ndryshme na paraqitet edhe si pesimist, ku barra e vuajtjeve është aq e rëndë saqë as kafshët nuk mund ta mbajnë në korrizin e tyre. Ajo krijoi legjendë dhe ngjarje pa lëvizje: "kali nuk ecë. Asnjë hap s'mund ta bajë para. Barra ishte tepër e randë", mirëpo, kamxhiku nuk i largohej prej trupit,dhe ja:"n'ata dy sy që aq u ngjajnë syve të njeriu, ishste i shskruem fundi i jetës së tij. Nga ata dy sy pikonin (si te njeriu) dy pika të nji langu ndërpamës…Si të ishin lotë. Ata dy sy të nji lande pa ngjyrë, pa lëvizje, pa jetë, flitshin për nji barrë që then kurrizin, flitshin për mjerimin e krijesave të kësaj bote, flitshin për nji kufomë - kali bota e mjerueme - e fundit: kufomë" - Kush e detyron kafshën të vuajë kështu…Njeriu! Por, njeriun e detyron njeriu: dhe kështu krijohet ngjarja pa lëvizje… por poeti sërish beson në ngadhnjimin e forcave të reja shoqëreore, ku "herët ose von ata një ditë do të veprojnë. "Çdo viktimë fillon dhe mbaron me heshtje. - mbasandaj do të filloj puna" porosit Migjeni.
Migjeni me tre novelëzat sintomike "Luli i vocerr", "Legjenda e misrit, "Bukuria që vret", e zbuloi esecncën më të thellë të kohës së tij, tragjedin dhe fatalitetin e jetës së njeriut të mjeruar, që jetonte në rrethanat e kohës së regjimit të atëhershëm: "Askush se njeh Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin…Aty de dera e rruginës shkollore shumë i pëlqejë të qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruem, me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditëte vjeshtës"… Buzëqeshja melankolike i thot të tjerëve se edhe ai ka ndjenja, edhe shumë më të forta, dhe reagon kur tjetri nuk e ofron dhe don. Lulit këmbëzbathur vërejtjen ia tërhekin shokët e tij të veshur me rroba të bukura, e veç çizmët "si shkëlqejnë!" Deshti t'i shikoj së afërmi, iu ofrua shokut, por ai iku, e Luli prapë u kthy në cakun e tij, në diell për t'i ngroh këmbët e zbehta dhe të ftohëta: caku i tij e pranoi. Poeti këtu e pikturoi psikologjinë vuajtjës së prekshme të qenies idile, të pafajshme dhe të pastër të fëmiut, të fëmiut të varfër dhe të zbehtë.
"Legjenda e misrit" - krijon legjendë, e mbron dhe siguron ekzistencën, prandaj ëshjstë edhe apotheozë. Pikëpamjet e poetit këtu janë ateiste. "Në shekullin e njizetë s'ka apotheoza perëndish, por ka apotheoza misri"… Pa të "malet tona i hapin gjitë përme i varros me njerëzit e unshëm". Legjenda e misrit krijohet nëpër katunde, brij lumejsh, luginash, "në naltësinë e maleve vigane" dhe të egra, kudo që të krijohett, kur kokrra e misrit është me njerëzit, legjemda është e ëmbël, por ajo edhe dintë mungojë… Atëherë legjenda është e idhët, plot vuajtje","asht e thkshme, zemrbrese dhe të ban të qajsh". Migjeni jetën dhe reprekusionet e saj, katundarët, fëmijët që vuajnë për kokrrën e misrit i shkrojti me gjerma jetësore.
Në mes katundeve dhe qytetve distanca është e madhe: dhe këto ndërlidhen me njëra tjetrën. Me çka? Me vargun e malësorëve të unshëm "që njëri pas tjetrit ecin të ngarkuem me nga nji gjysëm thesi misër. Vargu i tyne asht i gjatë e pafund edhe vuajtja e tyne. ata shkojn në qytet ku ndodhet depoja e misrit. Është dimër dhe bën ftohtë dhe nëpër luginat e maleve përshkohet malsori vetëm me një këmishë dhe brekë legjendare mbi shtat, për me arrijtë në qendrën e nënprefekturës, me marrë misër. Krahrori I tij është një copë graniti që u shkëput nga mali dhe u vendso mbi dy kambë të drejta e të forta si landa e pyellit".
Poeti në "Legjendën e misirit" e thurri tragjedinë e kohës dhe të njerëzve, katundarët dhe fëmitë që e jetuan atë kohë të tmerrshme, fatale ku vuanin për kokrrën e misrit. Migjeni këtu është ateist, ku sipas tij misri krijon legjendë dhe siguron ekzistencën, prandaj edhe është apotheozë.
"Bukuria që vret" - është novelëz ku Migjeni flet për fatalitetin dhe lutën e përgjakshme që njeriu e bën me kushtet e vështira jetësore, me natyrën dhe fuqit e saj. Citate:"Hana e zbetë si fytyra e nji të vdekuni, kundron nga kupa e qiellës. Kundron botën e maleve të kristalizueme nga bora. Kundron kasollët e kristalizueme
të cilat as frymë nuk marrin. Të gjithë janë mbështjellë në bardhësinë e borës. Dhe të vretë kjo bukuri e bardhë. vret shpirtin e malësorit siç vret shpirtin e artistit shtatorja e bardhë e ftohët e nji grua së lakuriqet… Në kasollë derdhen dy ngjyra: e kuqe - zjarri dhe e zezë - njerëzit e lagjes që jnaë mbledhur rreth tij. Aty ka shumë shpirtëra: ka edhe fëmijë dhe në skuta të zeza, të errët ndodhën kafshët, ndodhët Laroja. edhe ato sikurse edhe njerëzit dridhen nga të ftohtit"…"Diçka rëndë gjëmonte. Sigurisht ishte fryma e fundit e nji vocrraku që ishte ngrî prej të ftohtit, prej bukurisë që vret. Çohen njerëzit me trupa të mpimë dhe me kuptim në ndërgjegjë se u kalue edhe nji natë e vështirë. U çuen, por nuk çohet nji vocrrak. Dora e s'amës shtrihet mbi të dhe m'atë çast nji britmë e tmerrshme çpoi zemrat e kasollës. Dhimba e nji nanes i shkrin zemrat në vajë, po ç'e kur nuk e shkrin zemrën e ngrime të vocrraku …Po të ishste ngrimë lokja e nanes.. Gjaku i tij i kuq e i purpurt ish ngrî ndër dej dhe në zemër ish bamë kristal që bahet nji servispër milionarin…" Këtë tragjedi kohore Migjeni e përshkruajti nëpërmjet tragjedisë së vocrrakut, ku i shohim të gjitha dimensionet e gjendjës shoqërore që e karakterizuan kohën e tij.
"Ne të birt e shekullit të ri" janë fuqit e reja shoqërore ku lindin edhe shekullin e ri, por me lufta dhe konflikte të reja. Bijtë e shekullit janë të parët që rreken në luftë me mentalitetin dhe marrëdchëniet e vjetra shoqërore, ata janë "filizat e nji toke të rimun në lotë". Poeti parandjente Revolucinin dhe e thurri me këto vargje:
"Ne të birtë e shekullit të ri
me hovin tonë e të ndezun peshë
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
dhe për fitore kem' me ra flî".
"Të lindet njeriu" Migjeni flet për rolin e personit në histori, i cili krijon histori, por pikëpamjet e tij janë hipotetike:"sikur të lindet, sikurtë ishte"… Migjeni gjallërisht e krijoi dhe pikturoi tragjedinë shoqërore.
"Frigë të moss keni pse nji kangë
mund të ju therri në ndiesi.
Mund të na ngrejë në piedistal, atje nalt mni…
në frymëzim që vjen e më djeg mu në gji"….
"Na të birtë e shekullit të ri
që plkun e lamë në "shejtinin" e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue…
Na të birtë e shekullit të ri
filizat e nji toke të rimun me lotë
kju djersë e ballitnu diktonte kot -
se dheu i ynë qe kafshatë e huaj
dhe marrëzi duhej shumë shtrejtë t'u paguhej…
Na të birtë e shekullit të ri
vllazën të lindun e të rritun në zi
kur tinglloj çast' i yn mbramë
edhe fatlumë
ditën me thanë:
s'duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historisë njerëzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore -
duem ngadhnjim! (Nga Vargjet e lira")
Nga letërsia arabe
Muhamed Ibn Sulejman - Fuduli
Është një nga poetët më të mëdhenj arab, i cili u lind në Hille - qytetëz 100 km larg Bagdadit nga Perëndimi. Mësismet e para i filloi në Bagdad kuedhe jetoi, ku edhe e mori emri Bogdatij dmth, Bogdados. Fuduli në fillim shkruajti në gjuhën arabe, e madje turqisht dhe persisht.
Vjershat në gjuhën turke që Fuduli i shkruajti numroheshin po si të vjershatorit të madh turk Ali Shervonisë, i cili ka thënë "i zoti i dy gjuhëve" shkruajti në gjuhën turke. Meriton ti thohet Fudlit - Shervonija i dytë nga vlera e vjershave të tij, që ai i shkruajti në gjuhën turke.
Mënyra dhe stili i shkrimit të tij ishte përmbajtja e veçantë e vjershave. Në kohën e Sulejman Kanunisë, i cili ishte pjesëmarrës i ushtrisë, për shpëtimin e Irakut, edhe Fudli iu bashkangjit ushtrisë së Sulejmani Kananunisë për shpëtimin e Bagdatit nën udhëheqjen e Ibrahim pashës. Në atë ëkohë Fuduli shkroi disa poezi për Sulejmani Pashë Kanunin, ku madje ia dorzoi Sulejman Kanaunit.
Gjatë lëximit të vjershave të tij Sulejman pasha gëzohet pa masë ku madje e vëndosi si zyrtarë në mberetërin e tij. Më tutje Fuduli shkruajti edhe disa poezi për nënpunësit e Vakfeve së bashku me veprat dhe mirësjelljet e tyre që i kryenin ndaj vakfeve.
Fuduli përveç që shkruajti në tre gjuhë, ai gjithshtu bëri përkthimr nga gjuhët e huaja në gjuhën arabo - turke dhe persishte. Bëri përkthimin e përmbledhjeve të poezive "Lejlani Mexhmunë", nga poetët më të njohtur arab dhe persian ku edhe i quajti Reve tush - shuheda, dhe të njëjtën libër me poezi e përktheu edhe në turqishte e titulluar "Hadikaussueda" që do të thot "Kopshti i Fatit", e cila ka përmbajtje shumë të lartë dhe të mirë poetike.
Ai poshtu shkruajti poezi të ndryshme, në të cilat lëvdata të mëdha u jepet për punën dhe moralin etyre për të afërmit e Muhamedit a.s. e cila titullohet Ehli Bejti - nipat e Muhamedit a.s. Muhamed Hasain Hysein dhe bijën e tij Fatimen.
Gjithashtu, poeti famëmadh Fuduli shkruajti poezi me stil të lartë në gjuhën persishte. E tërë kjo që e thash më lartë, veprat e tij Lejlani Mexhnun dhe Divani në gjuhën turke, ai i përemëroi të gjitha librat e tij poetike në Divane.
Poezit e para të Fudulit ia i shkruajti në gjuhën arabe, dmth, vargjt e para arabisht, në vargjet e dyta persisht dhe vargjet e treta turqisht. Një shembull nga vjerashat e tij:
Her.gjuren ajbeti abi tideji gjil janëma
elejdëm tahkik gjurmish qimse jok xhananëmë
kanjgi puttur bilmezëm imanëmi garet iden
Fuduli vdiq në vitin 1970 në Irak, ku varroset në vendëlindjen e tij Hille, dhe tek varri tij ngrihet (ndërtohet) tylbja (teqja) të cilën tylbe e vizitoi që nga ajo kohë dhe sot çdo njeri që kishte dëgjuar për Fudulin ose lëxoi për të, dmth, veprat e tij.
Fuduli sot e kësaj dite studiohet në tërë vëndet e Afrikës, Azisë ku ai është emëruar si revolucionar i lartë, i cili me anën më pozitive të tij, shprehu admirimin, dashurinë, trimërinë më të madhe ndaj atdheut dhe popullit të vet, ku rreptësisht e dënoi sundimin dhe pushtimin e huaj nëpr vëndet tjera, ku nëpërmjet poezive ai shprehi kërkesat që popullin arab, persian dhe popujt e tjerë të shtypur të çlirohen prej fronteve të hauaj.
Pjesa e dytë
Klasicizmi
Që ne ta kuptojmë romantizmin si rrymë letrare në sferat e letërsisë botërore, duhet diskutuar për klasicizmin dhe sentimentalizmin si rryma letrara para romantizmit.
Si rrymë letrare të qarqeve aristokrate të monarkisë absolute feudale, në shekullin XVII dhe XVIII, klasicizmi duke përkrahur të vërtetën në krijimet letërare u themelua dhe kriua nëbazë të pikëpamjeve dhe emtodave realiste. Mirëpo, klasicizmi shumë ngusht i kuptonte këta metoda realiste. Sipas tij, vetëm sëndet dhe personat e lartë (jeta e oborrit dhe qytet, mbretërinjtë dhe heronjtë) janë të denj të tregohen në lëtërsi, ndërsa sendet dhe personat e ulët (fshatarët dhe verfëria e qytetit), janë të denjë vetëm për role qesharake vetëm nëpër komedija.
Teoristi kryesor i këtij drejtimi letërar poeti Boallo në librin e tij "Arti poetikë" (1674) i vuri principet themelore të klasicizmit, duke menduar se edhe në komedi duhet të ruhet lartësia aristokrate, prandaj edhe Molieri është tepër vullgar, për arsye se në komedit e tij fletë për sënde dhe personalitete të ulëta.
Boallo medoi se ekzistonin ligje absolute për krijime të bukura për çdo kohë dhe rëndë shoqëror, prandaj veprat do të krijohend dhe shkruhen sipas rregullave të caktuara që i ofron dhe krijon mendja e njeriut. Ky qëndrim racionalist i përfaqësuesve të klasicizmit është karakteristik dhe kryesor e kësaj rryme letrare. Të vëretën më të madhe dhe krijimet më të drejta letrare Boallo dhe përfaqësuesit e tjerë e gjetën në letërsinë klasike greke dhe romake, duke kërkuar nga shkrimtarët t'iu përmbahen në veprimet e tyre sipas klasikëve. Që këtu rrjedh edhe emëri i kësaj rryme letërare klasicizëm. Më parë është përdorur emëri pseudoklasicizëm (klasicizmi I rrejshëm), për arsye se këta shkrimtarëemitonin pamjen e jashtëme, elementet formale, simbolet poetike nga mitologjia greke, emërat e perëndive dhe perëndeshave, kurse nuk kishin mundur në kushte të reja të përvetësojnë brendinë dhe formën harmonike të shkrimtarëve të vjetër.
Sipas klasicizmit, qëllimi i letërsisë është të argëtojë, prandaj shkrimtari duhet të tregojë ata sënde dhe ngjarje nga jeta, të cilat janë të bukura dhe të këndëshsme, nënkuptohet se sipas shijës së njerëzve të oborrit dhe të sallonit. Prandaj, klasikët e urrenin letërsinë popullore, të cilën Boalo e karakterizonte me epitete të ndya, sp.sh., letërsi e rrugëve, vulgare, panagjyrësh. Të gjitha karakteristikat e klasicizmit manifestohen në tragjedit e Korneut dhe të Rasinit, ku shfaqen fytyra me qëllime të larta morale, ku në sy bien që të trijat njësit e krijimit dramatik (e kohës, vëndit dhe veprimit), gjithashtu personat shprehen me një gjuhë të zgjedhur, të zbukuruara me figura dhe një stil të lartë.
Ana pozitive së cilës klasicizmi ia fali letërsisë botërore, veçan asaj franceze, është forma poetike tepër e përpunuar dhe harmonike, gjuhë precize dhe e pasur, kompozicioni i mirë në të shfaqurit e këtyre veprave. Përfaqësuse kryesor të klasicizmit evropian janë: Miltoni, Korneu, Rasini, Volteri, Molieri, Kantemiri, Llomonsovi etj.
.
Sentimentalizmi
Me zhvillimin e klasës borgjeze dhe kur letërsia klsike filloi që t'i shprehte çastet e degjeneruara dhe jomorale të klasës aristokrate, sentimentalizmi lindi si reaksion ideo-letërarë. Sentimentalizmi u shfaq gjatë gjysmë kohësh të shekullit XVIII, herën e parë në Angli e Francë, madje në Gjermani e Rusi,. duke ia dhënë grushtin më të fortë klasicizmit dhe duke krijuar kushte të reja për rrymën e re letrare romantizmin. Prandaj, sentimentalizëm quhet edhe pararomantizëm. Në bazë të ideve filozofike dhe humaniste të Xhon Lokut, Didroit, Rusoit, Volterit etj., sentimentalizmi ka pasur për qëllim të ta tregojë moralin e pastër të familjeve qytetare për kundrejtë të atyre aristokrate të degjeneruara. Kështu që sentimentalizmi i krijoi rregullat për krijimet artistike, karakteristikë e të cilëve janë: demokratizimi I të shprehurit e mendidmeve dhe në të manifestuarit e personazzhëve edhe nga klasat e ulët, prandaj edhe merren në letërsinë familjen qytetare, ku lartësohet kulti i besnikërisë bashkëkohore dhe shoqërore.
Vija morale e këtij drejtimi duket në të duruarit e së keqës dhe në lëvdatat e së mirës. Nën ndikimin e filozofisë së Rusos (jean Jac Rousso). Përfaqësuesit e kësaj rryme sentimentale paraqitën njeriun në natyrë larg civilizmit të atëhershëm. Sentimentalistët e përshkruanin jetën idilike të barinjëve dhe bareshave, të qytetarëve të varfër ose të fshatarëve të pafajshëm dhe naivë. Sentimentalistët shkruanin vepra në forma letrash, ditare dhe duke i përshkraur çastet më intime, duke i dhënë përshkrime lirike të natyrës, gjithnjë me një ton patetik (me ofshamje, dhembjeje) i cili e prekte lëxuesin dhe më tepër lëxuesen, të cilave sentimentalitet edhe iu drejtoheshin edhe më tepër.
Këta derdhinin lotë për fatet tragjike të protagonistëve kryesor dhe më së shumti për protagonistet. Prej këtu rrjedh edhe emri i kësaj rryme letërare sentimentalizëm. Përfaqësuesit kryesor të sentimentalizmit janë: Jean Jac Rousso me romanin e tij "Heloiza e rè". Dëni Didroi me dramën qytetare "Ati i familjës", Lessingu me dramën qyetare "Emilija Galloti", Gëte me "Verterin", Karamazinin me romanin "Liza e varër".
Romantizmi
Që kur idetë përparimtar të revolucionit borgjez të Francës e kapluan edhe letërsinë, atëherë lindi një rrymë e re letërare e cila u quajt romantizëm. Romantizmi shprehu kundërthëniet që fshiheshin nëpër mes dhe nëpërmjet shoqërisë së atëherëshme qytetare. Kjo rrymë u zhvillua dhe u plotësua edhe më shumë në Gjermani, nga fundi i shekullit tetëmbëdhjetë (XVIII) dhe fillimi i shekullit nëntëmbëdhjetë (XIX), kur revolucioni qytetarë nuk u zhvillua në fushën shoqëore dhe politike por në fushën e filozofisë dhe letërsisë.
Përfaqësuesit kryesor të romantizmit në Gjermani kanë qënë vëllezërit Villkel dhe Fridrih Shlegel, e në mesin e këtyre edhe shumë poetë e teoricientë të tjerë. në Francë krijuesit e romantizmit të parë janë Viktor Hygo, Alfred de Vini, në Angli Zhorzh Gordon Bajroni, në rusi Zhukovski, në Itali Mançoni.
Nëpër vëndet ku jetonin sllavët, veçan ndërmjet atyre sllavëve që ishin nën sundimin e monarkisë auistriake. Romantizmi gjerman dhe evropian pësoi jë metamorfozë nën emërin pasllavizëm, I cili në radhë të parë paraqitet si lëvizje më realistike - nacionale në letërsi.
Përfaqësuesit kryesor të pansllavizmit përmendën Sllovakët Jan Kallaj dhe Ludevit Shtue; tek Çekët Josip Shaporiq, Jimgaman Palloçki, tek Rusët Rogodin Bozhonski. Në fazën e parë të zhvillimit të tij, romantizmi revolucional gjerman qëndroi në idetë filozofike subjektivo - idealiste të filozofit klasik gjerman Fihte, sipas të cilit shpirti i njeriut është i vetëmi burim i së vërtetës dhe krijues i drejtë i realitetit. Megjithatë që ky drejtim idealist dhe filozofik është në kundërshtime me botëkuptimet shkencore materialiste, në fazën e zhvillimit shoqëror në atë kohë, kanë qënë revolucionar dhe i hedhi grushtin më të fortë kuptimit mbi Zotin, sipas kuptimeve prapanikr feudale pasjetësore.
Sipas Fihtes njeriu është i lirë dhe çdo shtypje mbi të është në kundërshtim me ligjet e natyrës. Ai tha "njeriu i mbanë në veti tërë rruzullin dhe ligjet e tij, ai sundon mbi rruzullin sepse është krijuar si i tillë". Duke u nisur nga ata ide revolucionare, filozofët romantistë gjerman kërkonin liri të pakufizuar në krijimet artistike letërare. Sipas Fridrik Shelingut, arti nuk duhet mbi vete të duroj asnjë ligj pa rregull. Aristi është "princi i shpirtit dhe në krijimtarinë e vet duhet të lëshohet në vullnetin e "unit të tij", i cili ka fuqi të pambaruar dhe e cila krijimtari nuk mundet të shprehet në asnjë formë të caktuar. Në krijimtarinë artistike duhet të mbizotërojë dëshira e vet poetike, me të cilin trajton dhe drejton fuqia e pafrenuar e fantazisë së artistit.
Fihte tha se duke i falenderuar fuqisë krijuese të fantazisë së tij, njeriut, botëkuptimet që i pranojmë me anë të shqisave shsndërrohen në realitet. Me fantazi bashkohet mëndja dmeth., fuqia më e lartë shpirtërore që shërben si organ për t'i kuptuar prooblemet abstrakte dhe absolute. Mirëpo, nga kundërshtimet e shoqërisë gjysëmfeudale, gjysëmqytetare të asaj kohe në Gjermani si dhe të shoqërisë feudale në përgjithësi, romantikët në këtë hov të pakufishëm të shpirtëit të pakufizuar, nisën me futur karakteristika me besim kënaqësie dhe pesimizmi (kërkon vdekje). Kështu lindi e ështëquajtura "ironia romantike" së cilës së shpejti iu bashkua edhe ndjenja e pakënaqësisë me jetën.
Kjo u manifestua në dy drejtime: si ndjenjë e njeriut të pakufishëm dhe i dëshpruar, e njohtur si dhembje botërore - romantike - Welts Shmesi ose dhembja e shekullit - mal du siecle dhe si ndjenjë e grevës anarkike kundër jetës dhe njerëzimit e njohtur me emërin titanizmi romantik. Ky drejtim këtë emër simbolik e mori sipas emërit të titanit Promethè nga mitologjia greke.
Sipas kësaj mitologjie, Prometheu është rebeluar në luftë kundër Zotit, dhe ky (Zeusi) e dënoi dhe e lidhi pas një shkëmbi, ku një shqiponjë ia hante mushkërinjtë, mirëpo, mushkërinjtë sërish i rriteshin, prandaj edhe motivi i Prometheut është është i shpeshtë në veprat romantike tek Bajroni, Gëtè, Lermontovi, Lazar Kostiqi etj.
Pak më vonë lindën edhe ndjenja tëtjera të lëvizjeve romantike: ndjenja e dhembjës dhe kënaqësisë së të ndjenjave të asaj dhembeje, dhe në fazën e dytë të romantizmit, kur romantikët filluan të kërkonin zgjidhjeje rreth problemeve religjioze, ku lindën misticizmi dhe spiritualizmi, besimi në jetën pas jetës. Kulti i kohës së mesme dhe vdekjës, imagjinata (ëndërrimet) dhe pesimizmi i pafund.
Xhorxh Gordon Bajroni
Epoka - Klasa borgjeze lindi nga fundi I shekullit XVIII, me revolucionin francez në vitin 1789 dhe iu dha grusht borgjezisë. Klasa kapitaliste në duart e saj i ka pasur të gjitha pasurit ekonomike (industrinë, xehtarinë, tregun etj.) Nga fundi i shekullit tetëmbëdhjetë lindi klasa e proletariatit. Luftuan për çlirimine shtypjes ekonomike. Në këtë kohë në Angli ngjanë diçka e re: klasa borgjeze e kishte arritur kulmin, kishte fuqi ekonomike dhe politike. Shteti ishte parlamentar, ku pjesëmarrës ishin pasanikët (lordët).
Zhorzh Gordon Bajroni lindi më vitin 1788 në rrethinën e Londrës nga familja e lordëve, mirëpo, familja e tij ishte qënë shkatërruar duke shkuar dhe zhytur në dekadencë. I ati i tij vdiq që kur ishte i ri Bajroni, kurse pasurinë e tij e trashëgoi i ungji i tij. Bajroni kishte tipare lordi edhe pse jo nga pasuria. Ai pati mundësinë që ta njoh rrethin ku jetoi (rrethin aristokrat). Ai jepet pas studimeve ku u ndikua pas ideve kundër aristokrate.
Bajroni shkroi një përmbëledhje vjershash "Orët e kotësisë" - 1809. Me këtë vepër ai fitoi shumë armiq, e sidomos shtypi e kundroi dhe u detyrua që ta arratiset në Francë, Gjermani, Itali dhe Shqipëri. Që nga Shqipëria ai e përcolli një letër në Angli.
Kur Napolen Bonaparta e arriti kulminacionin e tij, gjatë luftave, pushtimeve me Rusinë, Bajroni gjatë udhëtimeve të ndryshme mblodhi materijal të duhur. Në vitin 1811 ai sërish kthehet në Angli, por kundërshtimet e tij ndaj shtetit nuk ishin qënë të harruara, dhe në vitin 1814 martohet, dhe ashpërsoshet edhe më shumë me gjendjen kohore angleze të atëherëshme, ku në vitin 1816, Bajroni ishte i detyruar që ta lëshon Anglinë njëherë e përgjithnjë, duke kaluar në`për Francë, Zvicër, Itali, Greqi ku mori pjesë në luftë kundër turqëve, ku edhe manifestohet idea e tij për çlirimin e ppullit nga robërija. Në Grqi plagoset ku më vonë shërohet dhe në vitin 1842 vdes.
Veprimtaria -
"Orët e kotësisë", Bajroni i shkroi gjatë udhëtimeve që i bëri nëpër Evropë që nga vitet 1816-1824, "Haxhillëku i Çaild Haroldit" është vepra më e mirë e përbërënga tre volume. Dy të parët i shkroi në vitin 1809 kurse volumin e tretë duke kaluar nëpër Zvicër, Itali e Greqi nga vitet 1816-1824. Protagonisti Çaild Haroldi kalon nëpër vënde të ndryshme dhe më në fund ai bëhet haxhi, ku poeti këtu e përshkruan veten e tj. Kjo ka rëndësi sepse gjatë udhëtimit ai e përshkruan bukur natyrën, i përshkruan edhe zakonet, traditat dhe jetën e njerëzve nga ka kaluar. Për Shqiptarët ai tha se janë trima, kanë karakter të mirë, dhe se nga kultura janë të mrapshtuar, nga konfesionet janë ortodoks, musliman dhe bën përshkrimin edhe për mikëpritjen shqiptare.
Bajroni është prijës i romantizmit në letërsinë botërore. Ai nuk është i kënaqur me jetën, me moralin shoqëror ku shpeshherë tërhiqet nga shoqëria duke u kënaqur me fantazitë e tij - idetë romantike, dhe ku ai është i dëshpruar - pesimizmi.
Veprat tjera të tija me rëndësi janë "Gjaur". Ai mori materijal nga Greqia, ku kishte pas dy fetè, qëllimisht që të paraqes ndarjen dhe që ta grushtonte ndarjen. Lejla është një grua e një të pasuri Hasanit (i cili kishte pasur shumë gra), ku e paraqiti jetën e tyre. Ata kanë pasur dashuri dhe kur e kupton Hasani se Lejla e dashuron Gjaurin, ai e mbyt në det por më vonë Gjauri i hakmerret Hasanit (në det). Veprat tjera me rëndësi janë "Monfred" i cili është emëri i protagonistit kryesor. Këtu dalin në shesh idetë e romantizmit botëror. Monfredi është një njeri me kulturë të lartë, i cili mësoi në shkolla të larta, kurse karakteri iI tij është tepër i ulët dhe me shfaqjen e luftës kundër klasës së të shtypurëve ai kalon në pesimizëm. Pra, këto janë veprat më kryesore të Bajronit, dhe veprat tjera të mëtejshme janë: "Don Zhuani", "Lara", "Kain", "Nusja e Abdionusit", komeditë në vargje "Bepo","I mbylluri i Shillonit", vepra "Prometheu" duke qënë i ndikuar nga Prometheu i grekëve dhe në fund "Kornusi".
Këto vepra më tepër janë të shkruara në foermën e poemave,madje paraqitet si themelues ipoezisë epiko - lirike, çaste epike, sepse bën përshkrimin nga së jashtmës, lirike ku ai I shpreh ndjenjat e tij. Gjithashtu hasim edhe satirën kundër jetës të të degjneruarëve të fortë, ku Bajroni lëshohet kundër lodrave, sepase pesimizëm ka kudo; përshkrime ka shumë e cila si karakteristikë është romantizmi, çaste fantastike dhe emocionale të tija etj.
Viktor Hygo
Pjesëmarrësi dhe përfaqëuesi tjetër romantik i dlluar në letërsinë franceze, njëkohësisht në tërë letërsinë botërore është Viktor Hygo. Me triumfin e ideve borgjeze pas revoucionit francez, pozitat udhëheqëse në pushtet dhe mjetet e prodhimit i mori në dorë klasa kapitaliste, e cila rrjepte pamëshirë klasën punëtore. Kjo gjendje e keqe ekonomike në Francë, në gjysmën e dytë të shekullit XVIII (tetëmbëdhjetë) dhe përafërsisht të shekullit XIX (nëntëmbëddhjetë), shkakëtoi krizën më të madhe. Luftat e mëdha të Napoleon Bonapartit në dhjetëshin e parë të shekullit nëntëmbëdhjetë (XIX), degjenerimi i klasës sunduese shkakëtuan që ky mjerim ekonomik të shtohet edhe më tepër. Të gjitha këto probleme të shekullit nëntëmbëdhjetë (XIX) na i paraqet në veprat e tij poeti I madh freng Viktor Hygo.
Viktor Hygo lindi në vitin 1802 dhe tërë jetën e tij ai e kaloi në Pariz ku edhe vdiq në vitin 1885. Kur flitet për jetën e tij është e pamundur të mos flitet edhe për shoqërinë Franceze, gjatë kësaj periudhe historike, sepse ai kurrë nuk i është shmangur këtyre ngjarjeve të kohës së tij. Me plot të drejtë thot se "unë jam dëshmitar i shekullit nëntëmbëdhjetë (XIX). Ai dinte ta don të mirën dhe ta urrente të keqën, poashtu ka qënë flakadan i krijimtarisë dhe veprimtarisë së tij, ku tërë shpirtin e tij të madh e poetik dhe tërë ndiesit dhe mendimet e tij nëpër mjet pendës së shkrimit i shprehi me stilë të lartë dhe krijues.
Ishte një nga tre djemtë e një gjenerali të Napoleon Bonapartit. Babai i tij kishte shetitur shumë vënde të Evropës, por kur Hygo kishte dymbëdhjetë vjet, familja e tij u shpërngul në Pariz. Vëllezërit e Hygos u shkolluan mjaftë dhe Hygo që nga dhjetëvjetëshi i tij lëxonte pjesët më të rënda në gjuhën latine.
Prirja e tij poetike u manifestua që në fëmirinë e tij të herëshme. Si djalosh katërmbëdhjetë vjeç ai e shkruajti tragjedinë "Irtamena" prej 1500 vargjesh. Në këtë vepër paraq2itet haptazi ndikimi I madh I shkrimtarëve antik. Nga kjo vepër u ruajtën vetëm disa pjesë. Po në ato vite ai ndodhet në internat dhe shkroi veprën "Fundosja" në tre pjesë, nga e cila nuk mbeti i kënaqur. Në lidhje me këtë ai i shkruan vëllaut të tij Abelit: "kam frikë se mos në "fundosjen" time gjeta edhe vetë fundosje".
Në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare Hygo mori pjesë në konkursin e Akademisë franceze me temën "Mbi fatin që na ofron mësimi në çdo raste të jetës", ai mori lëvdatat më të mëdha. Hygo për këtë punim në vargje e meritoi çmimin e parë, por nuk ia ndanë për arsye të moshës së tij të rè. Pas tre viteve në konkusin akademik në Galluzë ai e fitoi çmimin më të lartë me vjershën "Zambaku i artë". Kur Hygo mbushi njëzetëvjetë, fitoi famë të madhe të cilën e kishte gjatë tërë jetës me botimin e përmbëledhjës së parë me titull "Odat". Në këtë përmbledhjeje vjershash poeti është plot e përplot ngashërim dhe shpresë, me ndjenja të flakta kundrejt dukurive të ndryshme të natyrës, shoqërisë njerëzore etj. Në to flet për detet, miqësinë, trimërinë, burrërin etj.
Veprimtaria e poetit të madh freng nuk mbaroi vetëm me kaq. Hygo përveç pikturave të gjalla, ndjenjave të thella si shkrimtar i begatshëm dhe i gjithanshëm, kontriboi shumë për lëvizjen letrar romantike dhe u bë teoricienti dhe përfaqësuesi më tipik i kësaj rryme letrare.
Tek Viktor Hgo gjemë të gjitha tendencat e romantizmit frng. Ai i hulumtoi të gjitha gjinit letrare dhe bëhet shkrimtari më i dalluar i letërsisë franceze. Grushtin më të fortë letërsisë pseudoklasike dhe sidomos asaj dramatike ia dha Viktor Hygo, siç shihet në tragjedin "Hermani". Përveç kësaj vepre dramatike, ai shkruajti edhe shumë drama të tjera historike, më të dalluarat e të cilave janë: "Mbreti dëfrehet", "Marion Delorme", "LukreciaBorgjia", "Ruy Blas" etj.
Pra, drama me të cilin Hygo i vëri themelatg e shëndosha të ideve romantike dhe në parathënien e së cilave i dha të gjitha idetë e romantizmit, të cilët u përvetësuan edhe nga romantikët e tjerë është "Kromveli".
Nga poezit lirike të Viktor Hygos ku ai merr famën e madhe dhe ku shprehen tëgjitha botëkuptimet, ndjenjat dhe frymëzimet janë përmbledhjet "Legjenda e shekujve", "Gjethet e vjeshtës", "Tingujt e brendshëm", "Les contemplationes", etj.
Në qëndrimet e tij politike Viktor Hygo ishte pa qëndrime të prera. Por, si shkrimtar dhe poet ishte përfaqësuesi i regjimeve antipopullore. Më në fund u përcaktua plotësisht nga liberalizmi borgjez. Kritiku i madh letërar Lafargu, kur flet për personalitetin e Viktor Hygos, theksoi se borgjezia e përdori si mashë për t'I shprehur dhe pasqyruar në letërsi ideologjinë e vet, prandaj ky edhe është shkrimtari më gjenial i shekullit nëntëmbëdhjetë (XIX) dhe i klasës borgjeze.
Nga syri i mprehtë i Hygos nuk kishte pas mudësi të shpëtonte edhe klasa e të varfërve. Mjerimin e masës së shtypur Hygo e ka paraqitur në romanet e tij. Ky e didnte fare mirë se ky mjerim rrjedhte nga sistemi I atëhershëm, nga klasa borgjeze, e cila për interesat e saj nuk e shikonte interesin e masës, megjithë që vetë Hygo ka qënë përkrahas ideolog I borgjezisë.
Мe tematikë dhe vlera të larta këtillë janë romanet e tij, nga të cilët vlejnë të përmendën "Peshkatarët e detit", "Notre Danede Paris", "Nëntëdhjetë e treshi"etj. Por romani që e dalloi Viktor Hygon dhe që njëkohësisht është edhe epopeja shoqërore është "Të mjerët". Në këtë vepër kapitale Hygo tregoi përpjekjet dhe lutën e shoqërisë së tij bashkëkohore për drejtësi dhe pamvarësi. Protagonisti kryesor i veprës është Jean Vallijeani - Zhan Vallzhani, i cili bie si viktimë e padrejtësirave shoqërore. Ai burgoset dhe kur del nga burgu don që gabimet e tij t'i përmirëson me punë, mirësi dhe drejtësi. Por, ata që e kishin përjashtuar nga rrethi shoqëror nuk e lejuan. Më në fund, pas shumë vuajtjesh, mundime dhe përpjekje, me të cilat është i mbushur roman, Hygo personazhin e tij Zhan Vallzhanin e ngrit si triumfues dhe ngadhnjyes
Pjesa e tretë
GJINITË LETËRARE
Letërsia ndahet në gjini të ndryshme letërare: lirika, epika, drama madje në teatrër, histori dhe kritikë letrare. Ndarja bëhet për nga lënda dhe mënyra e tyre. Lënda e lirikës shpreh ndjenjat e botës së vet, përshtypjeve të tij (gëzimin, hidhërimin, shpresën, ngacimet e ndryshme). Kjo i shprehë ndjenjat rreth ndonjë sëndi që e ngacmon që ia bën ose lënë një përshtypje, ku këto ndjenja i shfaq drejtë për së drejti. Këtë gjini e quajmë edhe subjektive.
Poezia epike - ka për lëndë qëllimi dhe hulumtimi ose rrëfimin e ngjarjeve, të cilat na i rrëfen nga së largu (ose anash) si vrrojtues. Kjo quhet poezi objektive ku këtu ndjenjat shprehen në mënyrë indirekte.
Drama është e përbërë nga dy gjinitë e së cilës janë vetja (personi), rekacioni (veprimi) të cilat janë përbërësit kryesor për nga lënda.
Nga mënyrat -
Lirika për nga mënyrat i shpreh ndenjat e brendëshme të shkrimtarit dhe këto janë kryesore për atë dukuri që na e manifestoon ose na paraqet. Epika ka për qëllim që për nga mënyra është mjaftë kryesore për përshkrimin e ngjarjeve në një mënyrë sa më të gjerë dhe më objektive. Shkrimtari përkrahë mënyrat ku i shpreh ndjenjat e tij në mënyrë indirekte gjatë përshkrimeve të ngjarjes. Drama për nga mënyra na paraqet jetën reale në vepriime, me anë ose nëpërmjet vetëve (personave), ku përveç letërsisë ajo shërben edhe me skenazhin (teatrin).
Lirika
Lirika zhvillohet nga këngat e korit, nga elementët e ndjenjave afektive të njeriut të hershëm primitv, e më pas shoqërisë së parë primitive kur njerëzit filluan të ndahen, nisën të shfaqen ndjenjat më subjektive, e madje pas shoqërive lirika mori trajtën dhe formën e sshumëllojshme të saj në Greqin antike. në fillim e kemi elegjinë, madje himnën, e më vonë fillojnë së kënduarit edhe këngët e dashurisë, e sidomos luftat e trubadurëve.
Në lirikë ngjarjet, fabulat janë pjesë të shkurtëra, motivet manifestohe sipas ngjasimit dhe kontrastit. Për nga mënyra e të shprehurit ndahet në tre pjesë: lirika e të shprehurit drejtëpërdrejtë (vjershat e dashurisë dhe elegjisë), lirika entuziaste (ku marrin pjesë vjershat për atdheun, dashurisë, himna, oda), refleksive (ndjenjat e forta ndaj së vërtetës), satirike, epigrami, epitapi, dashuria platonike. Në kundërshtim me elegjinë është diterambi (gëzimi, argëtimi), kurse himni dhe oda nuk e përdorin entuziazmin.
Satira përshkruan ose tregon ndonjë të metë me karakter shoqëror, ku me të dominojnë përqeshsjet ose bëhet qesharake quhet karikaturë. Satira na ofron mësime se si të sillemi sa më mirë duke i treguar dhe përshkraur të metat tona. Këshilla e Tartufit: gomari i Babatasit.
Epigrami është i shkurt, në mënyrë të mprehtë na shpjegon ndonjë të metë njerëzore ku më në fund paraqitet gazmorja (të qeshurit). Thelbi ose esencialiteti i epigramit është poema.
Epitafi - është përshkrimi mbi ndonjë vëndë, shtëpi, varrë, ku është i shkurtë dhe qesharak, sepse e paraqesin vetëm thelbin, mirëpo sërish ka kuptimtë gjerë letërarë.
Epigrafi është një nënshkrim i fillimit të ndonjë veprës së shkrimtarit, ku na përshkruan shkurtë dhe qartë mënyrën artistike të idesë së veprës p.sh., "mos e fyej pasqyrën nëse fytyra të është e shëmtuar", ose unë flas mirë për ty, ti flet keq për mua, por një sendë nuk më hyri në kokë që askush nuk na beson…
Poezia epike
Poezia epike i përshkruan ngjarjet që ndodhin jashta vetës së personit, ku ndjenjat e veta i fsheh, duke i treguar ose përshkruar kinëse ato i kanë bërë të tjerët, dmth, edhe epika ka ndjenja. Për të bërë cilësimet ose dallimet e epikës duhet ta ndajmë në epikë të` vjetër (vargjet) dhe poezinë e rè epike (prozën).
Epika ndahet edhe më tutje: epope, ep dhe vjersha epike, kurse poezia e re në tregim, novelë dhe në roman. Në mesin e tyre ka edhe përzierje të tjera, psh., në romani përbënë edhe prozë dhe poezi, epi në vargje dhe prozë (Telemaku - Marmon Tellit). Kjo ndarje në të renë dhe të vjetrën, ps.sh., epet "ILiada", "Odiseu" është prodhimtari e poetit Homeri, ku na shpreh ndenjat e kohës së vjetër, poashtu është edhe epi hindas "Mahabharata", "Ramajana", tek francezët, portugalezët "Enriada" (Folter). Epët e mëvonëshme janë shikuar dhe shkuar rrugës së "Iliadës" dhe "Odiseut", si dhe "Evgenija" e Pushkinit roman në vargje.
Vjershat epike fillesat i kanë që nga kohërat më të lashta,që nga "Iliada","Odiseu". Bjelinski tha se romani e zëvendëson epopenë, ku ajo i shpreh ndjenjat kolektive të njerëzve në vjetërsi. Si epë më i vjetër "Iliajda" dhe "Odiseu" nga shekulli VIII para erës së re, thuhet se atai këndoi Homeri, dhe quhet ep popullor për arsye se e shpreh jetën, besimin, veprimin e njeriut të asaj kohe. Përveç këtyre radhitën epet hindase "Mahabharata" dhe "Ramajana", tek Babilonasit "Gilgameshi", tek francezët "Këngët e Rolandit" të cilat janë të zhanrit popullor. Madje rradhitën epet artistike: Virgjili ("Eneidën"), Tasoja "Jeruzalemi", tek gjermanët Libelunget, "Kallevalla", tek shtetet Skandinave, këngët të cilët lidhen edhe me Rolandin e robëruar, Volteri ("Enriada"), Klopshtof ("Mesiada").
Karakteristikat kryesore të epeve
Epi përshkraun një ngjarje që ka rëndësi të madhe qoftë për një popull ose për një njeri. Heronjtë e epeve janë kreshnik lëgjendar të një populli, të cilëve iu përshkruhet fuqi mbinatyrore, dhe ata në vetëvete përshkruajnë vetitë, cilësit esenciale të një populli. Këta heronj zakonisht janë persona të idealizuar me karakterë të lartë dhe fuqitë jashtëzakonëshme. Kjo fuqi e jashtëzakonëshme sqarohet (rrjedhë) nga origjina e tyre, ku mbajnë gjysëmzotat dhe perënditë, dhe për këtë shkak në ep përzihet mënyra reale dhe ajo fantastike.
Kështu, në epet antike perëndit dhe personazhët mitologjike së bashku marrin pjesë aktive në ngjarjet jetësore, kurse në epet krishterë në çdo vënd përzihet fuqia e Zotit, poashtu shfaqen edhe qeniet e ndryshme fantastike si ëngjët, shpirtërat, shtrigat etj.
Pasi që ngjaret të cilat përshkruhen në këto rrethana kanë rëndësi për tërë popujt, shkrimtarët ku ata në ep i shprehin pjesmarrjën, mendimet dhe ndjenjat e tërë popjuve në ngjarjet që zhvillohet.
Shembuj nga epitafi:
Kur më shifni se jam tretur
mos pandeheni sa kam vdekur
jam i gjallë dhe në jetë
jam në dritë të vërtetë…
Djem e vajza derdhni
lule dhe kurora mbi këtë vorrë…
Në lidhje me këtë këtu paraqitet edhe gjuha e poezisë së shkrimtarit adekuat. Pasi që flet për ngjarje dhe pasi që nuk ka kufi në të parashtruarit, tregimi i epitetit është i gjatë dhe ipërpjestueshëm nën masën e caktuar (në poezinë tonë e kemi tetërrokshin), me ripërsëritje të shumta e të gjitha vargjeve dhe me shematizëm të caktuar nëpër shkrime tëcaktuara. Pasi që ngjarja për të cilën flasim është mjaftë e rëndësishmedhe pasi e herojtë të cilët marrin pjesë janë jo të zakonshëm, për këtë shkak tregimi epik i shkrimtarit është monoumental dhe i lartë dhe imadhërishëm.
Poashtu shkrimtari epik paraqitjen objektive dhe të qetë të ngjarjeve, ai i shprehë në të vërtetë dhe në mënyrë të sinqertë edhe ndjenjat e tij emocionale mbi përshkrimin e asaj ngjarjeje. Kështu, rrëfimi epik është i përshkruar dhe kapluar edhe me shprehje lirike subjektive tronditëse veçmas në veprat e shkrimtarëve individual.
Përballë kësaj, tregimi, rrëfimi për ngjarje të rëndësishme dhe vëndimtare (e fatale), shkrimtari epik duhet që t''i parashtroj ato ngjarje gjallërisht, dramatikisht dhe dinamikisht, kështu që në epin - të qetë dhe objektiv dhe të lartë, rrëfimi ka edhe vënde lirike dhe dramtaike, ku e krijon rrëfimin epik të shkrimtarit më të gjallë e më interesant.
LLojet e poezisë epike në vargje
Përveç ndarjës epike popullore dhe artistike, epet klasifikohen edhe për nga ndarja, edhe për nga lënëda (ngjarja) ku këtu përshkruhen edhe në disa nënlloje. Kështu, kemi epin historio-heroik "Odiseu", "Eneida", "Historia e Skëndërbeut" etj.
Epi romantik "Rolandi i tërbuar" i Ariostës, epi religjioz "Komedia hyjnore" e Aligerit, "Parajsa e humbur" Mirtonit, "Jeruzalemi i liruar i Basos" i Kllop Shtokut, "Qerbelaja" e Naim Frashërit, epi Ydilla, Fermani dhe Doroteja nga Gëte, "Bagëti dhe bujqësi" nga Naim Frashëri.
Deri sa në epin historiko - heroik rrëfehet idelisht një ngjarje historike, kurse në epin romantik ndonjë ngjarje e pazakonëshme dhe e çuditëshme, kurse në epin religjioz rrëfehet ose tregohet ngjarja nga jeta religjioze fetare, ose lëmi nga besim i religjioz në përgjithësi në epet idilike idealizohet jeta e rëndomtë dhe e qetë e qyetarëve, bujqëve dhe barinjëve të rëndomtë (zakonshëm).
Veprat epike janë shumë më të vogla për nga madhësia se nga epet të cilat i quajmë vjersha epike. Në to flitet vetëm për një ngjarje, me m pak rëndësi dhe numri i vetave (personave) të cilët marrin pjesë është maftë më I vol se sa në epet. Shkurtësira e vjerashve epike në krahasim me epet vjen nga ajo që gjatë rrëfimit në vjershën epike nuk ndërhyjnë epizode të ndryshme, pjesët e së cilës nuk janë ngusht të lidhura me veprimin kryesor sikur që janë në ep, p.sh, Visarët e kombit, Bleni i parë dhe Bleni i dytë të këngëve kosovare.
Epopeja - Leon Tolstoi (Luftë dhe paqe), përshkruan një periudhë të gjatë me të gjitha ngjarjet, ceremonit, besimet etj. Nga vjerasht epike nuk mundet të formohet epopeja.
Llojet kaluese epiko - lirike
poema - balada - romanca
Në fillim të shekullit XIX shkrimtari i njohtur anaglez Bajroni, e formoi dhe vëri edhe një lloj të ri të vjershës, të ështëquajturit poema. Duke shikur prioritetin e poemës në të shumtat e shkrimtarëve romantik (në mesin e tyre edhe Pushkini, Sermontovi etj) etj, e morën dhe e pranuan këtë llojë të vjershës epike, e cila është karakterizuar dhe dall
Shkrimtari shpeshherë këtu e shkëput të parashturuarit e tij epik, me ndjenja dhe mendime të tij personale, të thënura në vetën e parë, të cilat ndodnjëherë nuk kanë lidhje direkte me vetat (personat) dhe ngjarje që janë përshkruar, e kanë shprehur gjëndjën shpirtërore të shkrimtarit në atë çast rasti.
Poema si lloj epiko - lirike është ruajtur deri më sot. Të ngjajshme me poemën për nga karakteri epiko - lirik i tyre, por nga origjina e tyre shumë më e vjetër nga ajo, janë balada dhe romanca.
Këto janë vjerashat epike të shkruara në forma të shkurtëra, në të cilaat mund ndonjë ngjarjet të parashtrohet me ndjenja shumë të mëdha. Balada origjinën e së cilës rrjedh nga nga vëndet Skandinavike, ku në të këndohet për ndonjë ngjarje tragjike, kurse romanca origjina e së cilës rrjedh nga Spanja dhe në të këndohet për ndonjë ngjarje të gëzuar, të kthjellët etj.
Poezia epike në prozë
Llojët më të rëndësishme dhe kryesore janë: romani, novela dhe tregimi të cilat kanë ngjajshmëri me poezin epike në prozë, me ato veti themelore të poezisë epike, ku edhe njëra edhe tjetra flasindhe tregojnë për ngjarje dhe ndodhi. Por, në pikëpamje të zgjedhjës së lëmisë dhe personave, si dhe në pikëpamje të mënyrës së tregimit ata ndryshojnë nga njëra tjetrën.
Derisa peozia epike në vargje e merr për lëndë studimi ngjarjet e vjetra historike dhe heronjt dhe personat ideal, kurse poezia epike në prozë, romani dhe tregimi përpunojnë një ngjarje të përditëshme nga jeta e rëndomtë (zakonshme) dhe pikturojnë njerëz të zakonshëm dhe përditshmërinë të cilët bëhen pa përfaqësusesit e tërë një grupi njerëzish - atyre të ngjjshmëvet.
Epi gjithashtu flet për mbretërinj, heronj, kreshnikë, për përjetimet e tyre heroike ose fantastike, kurse romani dhe tregimi pikturon punëtorin, fshatarin, qytetarin, hallet dhe gëzimet e tyre të përditëshme, rëniet dhe sukseset, dështimet dhe fitoret.
Herojt në epope janë veta ideale që ndahen nga rrethi i cili veprojnë. Deri sa herojtë në romane dhe tregime janë veta tipik, ku me vete personifikojnë njerëz (të panumërt) të ngjashëm. Nga këtu shihet se romani dhe tregimi jnaë piktura të vërteta artistike të jetës reale, asaj jete e cila zhvillohet rreth nesh dhe ku të gjithë jetojmë, kurse epi është një kulturë artistike e jetës historike të idealizuar, të asaj jete që ruhet në traditën nacionale dhe poetike të ënjë populli.
Dy veti kryesore të poezisë epike sipas kësaj që u diskutua deri më tani janë: realizmi dhe tipizimi. Realizmi manifestohet në poezinë epike sepse personat në romane dhe tregime janë njerëz të rëndomtë (nga gjaku dhe mishi),të cilët shpirtërusht vuajnë dhe gëzohen, por edhe fizikisht vjetrohen dhe vdesin, dijnë për droje, lodhje dhe për kufizimin e fuqisë së tyre fizike dhe shpirtërore, veprojnë në rreth (kufi) të asaj që është e mundur dhe e besuar për të gjithë ne, sipas diturisë që kemi nga përvoja jonë.
Tipizimi manaifestohet nga ajo që vetja ose personat përfitojnë veti (cilësi) të shumë njerëzve që kanë ngjajshmëri të tyre. Në lidhje me të ëshstë ndërruar edhe vet mënyra e rrëfimit, vet gjuha poetike në romane dhe tregime. Para së gjithash, në vënd të vargut është marrur proza.
Me pikturimin e formave të shumta të llojllojshme të jetës që krijojnë romanet dhe tregimet, që janë natyra dhe civilizime të një rrethi (mezi shoqëror), morali i një shoqërie ose i një populli (traditat, zakonet, edukimet), jeta shoqëroro - politike, ekonomike, private e një personi dhe të shoqërisë, zemra e njeriut në tërë dashurinë dhe epshet e saj, mëndja e njeriut me arritjet e saj në shkencë, art, letërsi etj.
Kështu është manifestuar edhe ndërrimi i gjuhës poetike në përgjithësi në romane dhe tregime, kjo gjuhë është bërë e gjallë, e shumëllojshme, joshemataike, plot fjalë dhe shprehje, prej zhargonëve të ndryshëm, dhe nga rrethet e nadryshme në të cilat vepron mëndja (shpirti i njeriut).
Llojet e poezisë epike në prozë
Romani ftohet edhe "formë e madhe epike" e cila e ndërron epopen. Në të përshkruhet ose e tërë jeta ose disa periudha të mëdha nga jeta e ndonjë personi, kurse lëminë e ka të marrur nga rrethet e shumë llojshme të jetës. Për nga lënda dhe mënyra e përshkrimit i kemi disa lloje romanesh: romane avaturiste, romane historike, romane psikologjike, romane sentimentale, romane humoristike dhe satirike etj.
Novela kategorizohet në të është e quajtura "formë e vogël (e mesme) epike" dhe është mjaftë e afërt me tregimin. I takon edhe njërës dhe tjetrës kategori epike në të cilën përshkruhet një ngjarje e rëndësishme nga jeta e ndonjë personi ose ndonjë periudhë të shkurtër, dhe për atë ato janë më të shkurtëra se romanet, me numër më të vogël personash dhe me ndërrimin e rallë të situatës.
Kompozicioni i veprës epike
Me fjalën kompozicion kuptojmë mënyrën në të cilën shkrimtari fillon veprimin dhe pikturimin e personave ( veten) e tij. Por, kjo është një e thënë në mënyrë shsumë të përgjithëshme. Prandaj, duhet të hyjë në zhvillimin e veprimit dhe në atë pikturim të personave, që të mundet në vijat kryesore të konstatohen disa ligja themeleore në organizimin e saj ashtu të komplikuar, të ndryshëm dhe të babarabartë të (parashtrimit) artistik që quhet kompozicion. Këtu do t'i përmendnja disa elemente themelore për të pasur mundësi për hyrje në analizën e veprës epike.
Në kompozicionin e veprës epike (siç e pamë edhe në dramë), sundojnë dy principe themelore unjësuse (bashskimin) e puës dhe unjësimin e interesit. E para qëndron në atë që çdo ngjaraje në vepër t'i nënshtrohet ngjarjës kryesore, kështu që të gjitha sjelljet e personave në vepër na drejtojnë nga realizimi i punës (veprimit kryesorë dhe mbarimit të saj.
Çështja e dytë qëndron në atë që puna kryesore të lidhet me një ose më shumë persona të cilët bëhen heronj (persona kryesor) në vepër dhe përë fatin e të cilëve ne si lëxonjës jemi të interesuar nga fillimi dhe marimi I veprës.
Për të pasur mudësi mbajtjën në unjësim e tërë vepës është e nevojshme të ekzistojë marrëdhënia (lidhja), lidhja shkakore - rrjedhimorja në mes të ngjarjeve, kështu dmth, në çdo ngjrarje të jetës, në njërën anë, rrjedha e ndonjë ngjarajës së paparashikuar, dhe në anën tjetër shkakqe për ndonjë ndodhi ose ngjarje të mëvonëshme.
Për të pasur mundësi që të arrijmë unjësimin e intereit, duhet që tema e veprës të jetë e rëndësishme, nga interesi sa më i gjerë, që të mud të depërtojë në pyetejet qënësore dhe jetësore për njeriun, shqërinë njerëzore dhe njerëzimin.
Epi në prozë "Telemaku" (Marmon Teli), romani në vargje "Evgjenia" (Pushkini), epet popullore "ILiada" dhe "Odiseu" (Greqia), "Mahabharata" dhe "Ramajana" (India), "Gilgameshi" (Babilonia), "Kënëgët e Rolandit" (Francë), "Libelunzet" (Gjermani), "Kalevalla" (skandinavët), epet artistike: "Eneida" (Virgjili), "Jerusalemi i liruar" dhe "Rolandi i tërbuar" (Taso -Itali), "Eneada" (Volteri - Francë), "Mesiada" (Kllopshtot - Gjermani).
Stili dhe gjuha në veprën letërare
Çdo njëri ndien dhe mendon sipas botëkuptimeve të tij, të formuar në kushte të caktuara historike dhe shoqërore. Me zhvillimin e shoqërisë edhe njerëzit si anëtarë të asaj shoqërie zhvillohen dhe krijojnë vepra të reja për nevojat e njerëzisë. Një kritikë i famshëm letërar Byfon ka thënë: "stili është vetë njeriu". Me plotë të drejtë, pasi që çdo autor i veprës letërare mendimet dhe ndjenjën e tij i shpreh ashstu siç mendon ai vet.
Në qoftë se tre shkrimtarë shkruajnë për të njëjtën situatë ose ngjarje, për stilin e dimërit seceli do të shkruaj sipas mënyrës, stilit dhe gjuhës së tij, po me aq ndryshme nga dytë tjerët. Ai do t'i ndryshojë ndjenjat, fantazia dhe gjuha, nga e cila janë elementët më kryesore për krijime artistike. Nuk duhet harruar edhe përmbajtjen logjike të veprës.
Të gjitha këto elemente në tërësi caktojnë shkrimtarin dhe karakteristikat e tij. Të gjitha këto elementet e lartëpërmendura në teorinë letrare me një fjalë i quajmë stil.
Pra, stili është mënyra në të cilën një poet mendon, ndjen, krijon me anë të fantazisë së tij parje artistike dhe të gjitha këto i shpreh në gjuhën e tij letërare. Pra, në kuptimin e gjerë të fjalës stilë kuptojmë ndjenjat, mendimet, fantazitë dhe gjuhën e poetit.
Në kutpimin e ngushtë të fjalës stil kuptojmë vetëm shprehjen gjuhësore. Në këtë pikëpamje dallohen poetët në mes veti. Disa nga ta përdorin fjalë arkaike, dialektore, fjali të shkurtëra, disa të tjerë fjali të gjata të mirëlidhura dhe pa gabime,me plot figura stilistike si metafora, krahasimi, hiperbola, alegoria tj.
Kuptimi edhe më i ngushtë i fjalës stil rrjedhë që nga kohët e vjetra që do të thot një vegël e hollë metali në formë lapsi e cilapërdorej prej grekëve dhe Romakëve të vjetër për të shkruar mbi pllaka të shtruara në dyell. Më vonë ajo mori domethënien e dorëshkrimit. Kurse sot ajo përbënë domethënien që e shqyrtova pak më lartë.
Klasifikimi dhe llojet e stilit
Thash që më lartë se stili ndryshon sipas natyrës së shkrimtarit. Duke u bazuar në këto qëndrime duhet të ketë aq lloje stilesh sa edhe shkrimarë. Megjithatë, llojet e stilit mund të ndahen në kto tre mënyra kryesore: stili i përmbledhur a konciz është ai stil me të cilën shprehen mendimet sa më shkurtëra, me aq fjalë sa janë të nevojshme për me qënë e kuptuar. Domethënë, ky stil kërkon të shpreh shumë por me pak fjalë. Është i fuqishëm dhe plot gjallëri.
Stili i gjerë a i derdhur - është stil i cili e shprehë një idè më haptas, pa marrë parasysh numrin e tepërt të fjalëve. Këtu shtohen mendimet e tjera që shërbejnë si stoli dhe për plotësimin e mendimit kryesor. Me përdorimin e periudhave të gjata, ky stil është i madhërishëm, por nëse teprohet bëhet i rëndë. Këtë shkrim ose stil e ndoqën dhe iu përmbajtën në shkrimet e tyre grekët: Herodoti dhe Platoni, ndërsa tek Romakët: Ciceroni dhe Livi.
Stili i fuqishëm a energjik - është stili i cili ka forcë ose fuqi dhe madhëri ndjenjash, mendimesh dhe përfytyrime, sa që ta trondit zemrën, të përfiton dhe të bën për vete. Këtyre sipas natyrës së shkrimtarit mund t'iu shtohet: stili melankolik, i ëmbël, i rrjedhshëm, gazmor,i rëndë, i vrazhët, i mbyllur etj. Sipas lëndës që zhvillohet stili ndahet gjithashtu në tre mënyra ose gjini.
Stili ulët a i thjeshtë - është kur i shprehim mendimet e natyrëshsme, rrjedhshëm, pa stolisje (zbukurime), ku gjuha gjithnjë duhet të jetë e pastër. Mendimet dhe fjalët rreshtohen ashtu siç flet populli, prandaj ky stil quhet edhe shtëpiak, familjar ose popullor. Ky stil përdoret në komedi, tregime popullore, letra, përralla etj.
Stili i mesëm - kërkon një gjuhë pak më të zgjedhur, më të zbukuruar (stolisur) se stili i ulët. Me këtë stil shkruhen veprat didaktike, historike dhe romantike.
Stili i lartë është kur përdorim një gjuhë të zgjedhur dhe të shkëlqyer, që të mund t'i përgjigjet rëndësisë së subsjektit, i cili është gjithmon i madh dhe i lartë.
Si fitohet një stil i bukur
Disa kritikë thonë se stili lindë së bashku me njeriun. Është e vërtetë se shkrimtari që ndien dhe e shijon bukurinë e fjalës dhe të gjuhës, përbënë një stil të bukur, ku tharrmin e ndiesisë letërare e kanë të gjithë.
Por, është i vërtetë edhe fakti se me mund dhe zell, me ushtrime, stili mund të fitohet duke lëxuar shkrimtarë të dalluar, duke i marrur si shembull shkrimet e tyre, të cilët mund ta pasurojnë stilin tonë.
Për këtë duhet të këmi parasysh: që të zgjedhim shkrimtarët me të vërtetë që janë të mirë, me lëxuar me vëmendje, jo vetëm që ta kuptojmë përmbajtjën, por edhe mënyrën e të shprehurit, që të shqiptohen fjalitë bukur, që të mund të mësohen përmëndësh pjesët më të mira qofshin ata në prozë ose në poezi, të mundohemi që të flasim artikulisht (bukur), drejtë dhe pa gabime, pas lëximit me shkruar sipas shembullit të autorit, shkrimi të lihet disa ditë dhe madje sërish të korigjohet.
Ai i cili vepron pas këtyre rregullave është e vërtetë se do t'i pasurohet gjuha dhe do t'i fitoj me një stil të bukur.
Gjuha letërare
Gjuha letërare është ajo lëmi në të cilën një popull ndërton kultërën e tij, zhvillon literaturën e cila është shkencore dhe artistike. Gjuha jonë shqipe letërare është gjuhë popullore, gramatikore, e cila është zvilluar dhe zhvillohet gjithnjë duke u bazuar dhe pasuruuar nga vetë ajo. Edhe hartimet më të thjeshta duhet të shskruhen ose përpilohen në gjuhën letërare.
Për shfaqjen e ideve, mendimet, ndjenjat tona, në atë hartim përdorim të thënat dhe fjalë, shprehje a elekuacioni - dmth, gjuhën. Kur flasim dhe shkruajmë, qëllimi ynë kryesor është që të tjerët lëxonjës të na kuptojnë. Prandaj, do t'i përdorim fjalët e të thënëve sipas kuptimit që kanë, dhe jo t'i hedhim pa vënd. Për këtë arsye duhet të kemi parasysh disa rregulla të veçanta që na mësojnë që ta krijojmë sa më të qartë dhe më1 të artilkuluar gjuhën. Ato janë shtatë gjini: pastërtia, vetia, qartësia, pëlqimi, shkurtësia, harmonia dhe eleganca.
Pastërtia - gjuha ose shprehja ëshstë e pastër me përdorimin e fjalëve dhe frazave nga gjuha letërare. Gabimet që mund të manifestohen në dëmë të gjuhë letërare janë: gabimi në drejtëshkrim (ortografike), në fjalë (leksike), morfologjike dhe sintaktike.
Nga të gjitha gabimet ortografike janë përdorimi i gjermave të mëdha dhe të vogëla, ndarjen e fjalëve në rrokje, ku me rëndësi është përdorimi i drejtë i shënjave të pikësismit, veçmas i presës, sepse ajo është në gjendje të ndryshme krejtësisht në kuptimin e periudhës. Me fjalën leksikë nënkuptojmë grumbullin e fjalëve që përdorën në gjuhën letërare.
Si gabime leksike ose kundra pastris të gjuhës letare janë:
Arkaizmat - janë fjalë të vjetra të cilët janë përdorur nga shkrimtarët e vjetër, kurse sot nuk përdorën ose fare pak i përdorim, si në ato forma, psh., mortja - vdekja, pagëtyra - pengesa, prometoj - premtoj, gluha - gjuha i glatë - i gjatë, sikundërse - sikurse, gjella - jeta, fëdiga - mundi, gruo - grue, muo - mue, kujtuo - kujtuar, këndy tutje - këndej e tutje etj.
Neologjizmat janë fjalë që formohen jo sipas natyrës së gjuhës sonë, por fjalë që përkthehen drejtë për drejt nga ndonjë gjuhë tjetër. P.sh., i mosbashkëmbushsur, i përmbishtyem, i mospërpara kujdesuar, përparap prej kufizuar etj.
Barbarizmat - janë fjalë të huaja që përdoren në gjuhën tonë, edhepse kemi fjalë adekuate , gjë që nuk mund të bëhet mënjëherë, sepse dëmtojmë shumë shpejtë pastrimin e gjuhës letrare, p.sh: nom - ligj, qelimija - fëmija, strazha - roja, lakoni - dukje, vikas - bërtas, okolla - rrethas, opet - prapë, inat - mëri, hise - pjesë, kojshi - fqinj, çoban - bari, jeshil - i gjelbërt.
Idiotizmat ose provincializmat - janë fjalë e mënyrës së të shprehurit ku përdorën vetëm në një dialekt ose nëndialekt, por jo edhe në gjuhën e përbashkët letërare, p.sh., dill - diell, me shku - me shkuar, modhë - mollë, ddhomë - llom, mërthei - mbërthej, kumonare - kumbonare, qetër - tjetër, me kenë - me qenë, di skifter - dy skyftera, sajt - sit - sytë, menëja - mendja, anej e nesha, andej e ndesha, gjaki, miki, vllai - gjaku, miku, vëllau.
Silogjizmat - quhen trejtat dhe mënyra e të thënurit që kundërshtojnë rregullat gramatikore, p.sh., burrninat, trimninat - burrënit, trimërit, tjera - natë, të tjera netë, këto burra, ata gra - ato gra, kësi fjalësh, aso djemësh - këso fjalësh, asi djemësh, miku i jonë - miku ynë, etj.
Vetja - kur i shpreheim mendimet e tona duhet të përdorim ato fjalë që I përgjigjen idesë sonë, dmth., fjalë kuptimplote. Nuk do të përdorim fjalët që kanë një kuptim të përgjithshëm. gabim është të thohet: mee ba një gropë, me pre bari, me kositë bari, gjithashtu nuk do t'i përdorim fjalët që kanë këuptim tjetër, psh., ku asht Mentori? - Ja tash iku - Ja tash da duel, Hasani goditi nji pallat - Hasani ndërtoi një palllat. Këtu duhet vënë re në të përdorurit e fjalëve me kuptim gadi të njënjëshëm, p.sh,i bukur, i hijshëm, i pashëm, mbaroj, kryej, përfundoj, qaj, vojtoj, lotoj, rruga, udha etj. Pra, këto fjalë quhen synonime.
Synonimet shfaqen në të folurit sepse shprehin të njëjtën ide, por në të vërtetë ato kanë një farë dallimi në mes veti. Synonimet e plota janë: nadje - mëngjez, nana - ama, baba - ati, prap - sërish, rishtazi etj.
Qartësia - do të thot të shprehurit e mendimit mirë dhe drejtë që të tjerët të na kuptojnë pa ndonjë vështirësi. Qartësia kërkon mirërradhitjen e fjalëve, fjalive e fjalitë në periudhë, e tëra sipas natyrës së gjuhës. Duhet pasur kujdes, sidomos në ndërtimin e periudhave dhe në të përdorimit e shënjave të pikësimit. Qartësinë e pengojnë përdorimi i gjatë i periudhave, rëndimi anasjelltas i pjesëve të fjalisë, p.sh, vetëm të pasurit nuk janë të lumtur në këtë jetë; gjermanët thyen aleatët, etj, ku kuptimi këtu del i dyshimt.
Pëlqimi - kur shkruajmë diçka duhet të zgjedhim falët sipas lëndës. P.sh, kur duhet tëshprehim diçka të lartë, ne duhet të zgjedhim edhe fjalët ose anasjelltas. Duhet të mirret parasysh edhe koha. Nëse përshkruajmë një luftëtar të mesjetës, nuk duhet ta paraqesim të armatosur, me bomba, pushkë ose mitraloz, por me kordhë dhe shpatë.
Shkurtimi - duhet përdorur aq fjalë sa janë të nevojshme, pasi që fjalët e tepërta ia humbin vlerën shkrimtarit. P.sh, çdo popull e komb e kësaj bote, filloi me qesh, dhe me përhap lumturinë, etj.
Harmonia - ka për cilësi me zgjedhë dhe me i vërë fjalët, fjalit dhe periudhat në atë mënyrë që së bashku t'i japin një tingull të këndshëm. Sa më ëmbël që tingëllon fjala në vesh, sa më shumë të jetë muzikale aq më shumë na prekë në zemër dhe na tërheq vëmendjën. Prandaj, nuk duhet të përdorim fjalë me bashkëtingëllore, të rënda,të vështira për shqiptim shumë afër njëra tjetrës, p.sh, shumë shndërrime të arsyeshme e të shpeshta, me s'kam s'këmbet kombi. Mos të rreshtojmë fjalë që fillojnë me të njëjtin tingull sepse kriojmë kakafoni, psh, këmbë mbi këmbë mbi karrikë e iu kërcnua.
Kur shkruajmë një prozë mos të përdorim fjalë me të njëjtën numër të rrokjeve dhe me thekse të njëjta. Kjo çështje duhet të përdoret në poezi.
Eleganca - është shije e aktority që e bën që të zgjedh ata medimme, fytyra, fjalë e fraza, të cilat janë të larta, më të bukura dhe që më së shumti lënë përshtypje tek dëgjuesi dhe lëxuesi. Eleganca varet shumë nga natyra e vet shkrimtarit, i cili nga natyra mud të ndiej dhe ta shijon bukurinë letrare, p.sh, "Vajet" e Çajupit ku këta përsëritje të fjalëve quhen tautologji.
Gjuha poetike - gjuhën letrare e përdorin i tërë njerëzimi i shkolluar, si në veprat e bukura ashtu edhe nëato shkencore.Por, kur poetët shkruajnë veprat e tyre artistike, atëherë gjuhë e tyre është gjuhë poetike.
Gjuha poetike nuk është një gjuhë në të cilën shkruhen veprat shkencore, por ajo është një gjuhë e cila dallohet nga gjuha letërare. Kështu, ndryshe do ta përshkruaj dimrin një studius i natyrës (shkenctari) dhe ndryshe një poet. P.sh, Filip Shiroka në përmbledhjen e vjershave të tij me titull "Zani i zemrës", vjershën "Dimri", ku poeti këtu dimrirn e sheh si pleqëri të natyrës, por kur vjen sërish pranvera natyra ripërtërihet, kurse pleqëria e tij (dimri), natyrës ia paralajmëron vdekjën:
Dhe kurbie bora, atëherë gjithë zbardhohet
Mali dhe fusha, veç kur j'a nisë me ardhë
Prendvera, rishtas toka prap lulësoshet
II
Edhe bora e pleqësis flok e kres, zbardhë
Prandvera që prap vjen jetën s'e përtërin!".
Nga këta rreshta shohim se peoti është friguar se dimri paralajmëron vdekjen e vet. Parja e till ringjallë ndjenja tek poeti. nëpërmjet kësaj pamjeje artistike të natyrës, poeti shpreh mendimin e tij, ku është i përcjellur me emocione (ndenja) të forta. Prandaj, krijimi artitstik në radhë të parë është edhe krijim emocional. Ky emocionalitet ëshstë karakteristik në çdo vepër artistike. Në çaste të tilla ndjenash edhe gjuha do të ndryshoj: do të jetë me ndërprerje, rëndi i fjalëve në fjali sërish do të ndryshoj dhe do të jetë plot me pasthirma.
Ajo që më tepër bie në sy ëshstë tek rendimenti jo i drejtë i fjalëve në fjali i ështëquajturi inverzion. P.sh, "Nxënësi i zellshëm mëson mirë mësimet, është e shprehur drejtë, por kur themi: "mësimet i mëson mirë i zellëshmi nxënës", shohim se theksi ndryshon plotësisht nga fjalia e parë.
Pra, me anën e inverzionit ndryshon intonacioni, gjë që ndodhet në çastet psiqike jo të natyrsshsme. poeti nuk bën inverzione vetëm me fjaalë, por ai të shumtën e rasteve i shpreh jo të natyrëshme edhe mendimet tona. Këta cilësi të gjuhës poetike, këto ambulacione, përdredhime janë mënyrat e të shprehurit të mendimeve dhe ndjenjave me të cilat ndikojnë tek lëxuesit. Të gjitha këto quhen figura stilistike. Pra, përpos të folurit e natyrës së drejtë e pagabime, sipas natyrës gramatikor dhe sintaktike, kemi edhe të folurit e të zbatuarit ose përfytyrime (fytyrzueme), gjë që fitohet edhe duke veshur një kuptimi një fjalë që ka një kuptim tjetër.
P.sh, mendje hollë (siç është i hollë tehu i thikës), mëndje trashë (siç është i trashë trupi i lisit), vlon deti (siç vlon një kusi në zjarr) etj. Fjalët e marruna në kuptimin e zbartur ose të fytyryzuara quhen edhe tropa (nga greqishtja - tropos - sjellje). Figurat stilistike - tropat ndahen në dy kategori: në tropa fjalësh dhe në tropa ndërtimesh konstrukte. Më të përdorura tropa fjalësh janë: metafora, metonimija, sinekdokija, përgjisimi, antonomanija. Kurse ndër tropa mendimesh ose konstrukcione janë: alegorija, ironia, hiperbola, perifraza.
Metafora rrjedh nga gjuha greke që do të thot meta - përtej, fora - bëj. Është një trop fjale më i rëndësishëm dhe më i hapuri. Aristoteli e quajti mbretëreshë e tropeve. Metafora përfitohet dudke ia përshtatur kategorit (cilësit, verimin, kuptimin) e një sëndi të një sëndi tjetër.
Shumë fjalë madje kanë zënë fill në këtë mënyrë dhe sot nuk janë më metafora. P.sh, fjala bar (për mjekim) na përkujon vetit mjekuese të barërave fushore. Kështu edhe motërsim përmbanë në vete krahasimin e përgjasimit si motër por me një këngë tjetër. Në ndërtimin e metaforës, ne me të vërtetë bëjmë një krahasim ndërmjet dy sëndeve, shfaqjeve edhe vetit e njërës kalojnë në tjetrën. Kështu për shembull, kur themi "Mos therr me fjalë" (sikur të ishte fjala një gjësënd që therrë si thika mishin).
Ndryshimi ndërmjet metaforës dhe krahasimit është kur bëjmë krahasimin kemi parasysh fjalët në kuptimin e parë, të thjeshtë, ndërsa në metaforë sëndet, veprimet na mnifestohen në kuptimin figurativ, në kuptimin zbatues. Shpeshherë kupotimin metaforik që duhet t'ia japim një fjalë e kuptojmë dhe shënojmë në tekst.
Metafora paraqitet me përshtatjen e një frymori, cilësin,. veprën, vetit, sënddin e një frymori tjetër, p.sh, të këndoftë zemra (dmth., të këndoftë goja), Mos e ha fjalën (fjala nuk hahet), Mrizi i zanave (delet mrizojnë), Mos leh (qeni leh).
Shembull tjetër:
Po shkrihet bora
Dimri po shkon
Bylbili vorfun
Pse po gjëmon 2. (Ndre Mjeda).
Kur i përshtasim sëndet e pajeta, pafrymorëve, cilësit, veprën, emërin e pafrymorëve tjerë, p.sh, Rrezet e prarueme (rrezët nuk prarohen); Krojet e argjenta, Mollëza e shkopit; Verë e fortë; Bleron prilli. Kur ia përshtasim pafrymorëve një sënd që u përket frymorëve, p.sh, Këmba e tryezës (këmbë kanë frymorët), Gardhi ka vesh e fusha ka sy; goja e çorapit, qafa e malit, gryka e pusit, tani flet koha.
Kur ia përshtasim frymorëve vetit, emrin ose veprimin e pafrymorëve, p.sh, E kish gjuhën si shpatë me dy teha; Këmbët e lehta, doli faqebardhë, fëmijë i njomë, zëmërguri etj.
Kur metafora përdoret për nevojë, kur nuk kemi fjlë të veçanta për të shprehur sëndet që duhet t'I tregojmë, atëherë kemi katahrrzë (greqisht kata - kundra, hrezis - përdorim). P.sh, fletët e mullirit, në buzë të mbrëmjës, bishti i llopatës etj.
Metafora është tropi më i bukur dhe më i përdorur. Është një stoli e bukur stilistike, por duhet të jetë e natyrshmme, e qartë, mos ta mundojë mëndjen e dëgjuesit, dmth, duhet përdoru me vënd.
Metonimia është një figurë e rëndësishme stilistike me anën e së cilës i jepet gjallëri një kuptimit duke e thekësuar cilësin e tij kryesore. Prandaj, metonimia e konkretizon parjen artistike që na e ofron peoti. Metonomia mundet me shprehur lidhje të ndryshme logjike në mes dy mendimeve. Fjala metonomi rrjedh nga gjuha greke që do të thot meta - përtej dhe onoma - emër. Pra, metanimia është një trop (figurë) me të cilin në vënd të emrit të natyrshëm përdorët nj fjalë tjetër që ka lidhje të ngushtë me të. Posi metafora ashtu edhe kjo trajtohet me më shumë mënyra:
Duke marrë shkakun në vënd të rrjedhës: sivjet na mbyti dimri (dmth, acarrimi i shkaktuar nga dimri), ia ka dhënë pa zemër (pa dashuri), më mbajnë gjallë krahët e mi (fitimin që e nxjerr prj punës) etj. Anasjelltas, kur përdoret rrjedhje (efekti) në vënd të shkakut: e la këmba, e la dora (u thy nga pleqëria), fito bukën me djersën e ballit (me punë) etj. Kur në vënd të veprës emrohet aktori i saj: e lëxova Naimin (veprat e Naimit), Çajupi është më i rreptë se Naimi (në veprën e tij) etj. Duke fiuar emrin abstrakt për emrin konkret: s'kam më gjembë në zemër (varfërisht), tradhëtia e atdheut do të ndëshkohet rrespektivisht (tradhëtarët e atdheut) etj.
Kur emrohet vegla në vënd të punës: me pendë e dhe me shpatë fitohet liria (me shkrim dhe me luftë), unë punoj me shati (bujqësia) etj. Kur merret shënja për sëndin e shënuar: ligjërata e fronit (e mbretit); gjembi i ullirit (shënja e paqes), i dhënë dorë shoku - shokut (lidhën besën) etj.
Duke marrë kohën në vend veprimin e njerëzve që jetuan brenda saj kohe: koha e mesme u dallua me shumë shtypje, taaksat e rënda (njerëzit që jetuan në atë kohë); shekulli XX bëri zbulime të befasuara (njerëzit e shekullit XX) etj. Duke përmendur sotin, pronarin e sëndit në vënd të pasurisë së tij: e dogjën dhe e poqën beun (pasurin e beut), bariu në mal u gjet ngusht prej stuisë (dmth, dhentë dhe gjëja e gjallë), u fikën fshatarët nga shtrëngata (të mbjellurat e tyre) etj.
Sinedokia - fjala sinedoki rrjedh nga fjala greke që do të thot syn - së bashku dhe ekadekomani -marrëveshje. Sinedoki quhet ai tip që shënon një sënd e cila tregon një fjalë tjetër, por ato fjali që e përfshijnë atë sënd ose të jetë e përfshirë nga ajo. Sinedoki kemi: kur përmendim tërësinë në vënd të pjesës: e zuri shtëpia brenda (fundosje, një pjesë e murit , por jo tërë shtëpia); na u prish automobili (vetëm një vegël); është viti i drithit sivjet (stina e drithit) etj. Kur në vëndë të tërësisë përmendim: eja të hamë bukë (dmth, jo vetëm bukë por edhe çka shkon në sofër të bukës); kam pesë krera lopë (kryerja për tërësinë); nuk vë këmbë më në atë vënd (nuk shkoj aty më) etj. Kur gjinia përdoret në vënd të parë: shkoi me kulllotë gjënë e gjallë (lopë, dele), e hëngri bisha në mal (ujku, ari, etj), e vrau me armë (koburë, pushkë, bombë) etj. Duke marrë fjalën përfshirëse në vëndë të sëndit të përfshira prej saj: e tërë Shqipëria u ngrit në këmëbë (banorët), e qytetin e kishte mbuluar dëshprimi (qyetarët), kështu parlamenti kishte vëndosur (deputetët në parlament), pijta një gotë, një shishe (ujin ose verën në gotë) etj. Duke përdorur shumësin në vëndin e njëshit: ia kanë marrë mëndjen djalit Voltera, Ruso-a, Xhon Loka ose anasjelltas, duke përdorur njëshinë në vënd të vënd të shumës: ia nguliti dhëmbin (dhëmbët), ia vëri syrin (syt), ke ardhur me këmbë të mirë, të mbarë (këmbë të mbara), të lumtë dora (duart) etj. Duke përedorur emrin e lëndës nga i cili është ipërbërë sëndi në vëndin e sëndit të vet: njeriu është hija e arit (dëshira për ar), është veshur kryekëput me mëndafsh (veshje mëndafshi) etj.
Përgjësimi është një trop fjalësh e cila përdoret me bërë më të qartë dhe më të gjallë gjësëndet për të cilin bëhet fjalë. Përgjësimi ndërtohet duke krahasuar cilësit e një sëndi me cilësit e një sëndi tjetër që është më i njohur. Domethënë, përgjësimi përbëhet prej tre pjesëve kryesore: sëndi që krahasohet, lidhësja kraahasuese dhe sëndi me të cilin krahasohet.
Suksesi i përgjithësimit varet nga sëndi me të cilën krahasohet. P.sh, Ështëi shëndoshë si molla në gjembë. Përgjësimi përdoret më së shumti në poezinë popullore: Qan si fëmia, ec si plak,i mbetur, i fortë si guri, trim si luani. Përdorimi i përgjësimit të thjeshtë, p.sh, i verdhë si dielli, i bardhë si bora, etj.
Përgjësimi duhet të jetë i natyrshëm, i kuptueshëm dhe të ssjellë diçka të re në mendime. Kur mungon lidhësja krahasuese atëherë kemi kalimin e përgjësismit në metaforë. Prandaj, metafora është një përgjësism i shkurtuar. P.sh, ajo është dinake si dhelpëra (përgjësim), ajo është dhelpër (metaforë). Përveç lidhëses krahasuese si përodret edhe pasi. Përgjësimi është tepër i sukseshëm, kur kemi përgjësime mendimesh të tona. Në përgjësim shumëherë mund të mungojë edhe lidhësja krahasuese dhe sërish të kemi përgjësim.
Antonomazia kemi atëherë kur në vënd të emërit të vërtetë të një njeriu, përdorim një atribut që shënon cilësin e veçant të tij. Antonomazia që të jetë e gjatë duhet përdorur vetëm për njerëzit e dalluar, p.sh, Filozofi thot (duke menduar për Aristotelin), Poeti shkruan (mendimi për Naim Frashërin), Poeti hyjnor (Dante Aligeri) etj. Antomazia paraqitet edhe kur përdorim emrin e një njeriut të dalluar që t'ia lartësojë cilësit nga një njeriu tjetër, për të cilin bëhet fjalë ose flasim, p.sh, Homeri i letërsisë shqipe, Aleksandri i popullit tonë.
Funksioni jetësor i poezisë
Nuk ka arsye që të tentohet dhe të kërkohet (hulumtohet) që poezia të ndahet nga jeta dhe të mbyllet në vetevete. E jo vetëm që nuk ka arsye por edhe mundësi, sepse kjo do të kishte për të qëënë agoni e vërtetë e artit poetik. Pasi që ka tentime të tilla (në atë botë fatëkeqësisht dhe sot) le të na mundësohet që t'i shpreh disa aspekte për lidhjen organike të poezisë me jetën ose përditëshmërinë tonë.
Nuk do të hynja në histsorinë e çështjës së shtruar, por do ta theem vetëm rezultatin e saj. Doktrinët që lindën nga idea se poezia ëshstë aariti I vetës, se herën e parë lindi fryma (inspirimi), e madje njeriu poet, se ekziston një "poetikë me vete dhe për vete", se ekziston ndonjë frymë abstrakte e trascendente poetike, edhe për nga numri i tyre fizik janë ëtë pakta.
Për epistemën tonë poetike, këto doktrina jo vetëm që janë të vjetra dhe të tejkaluara, por nga kuintenzenca e tyre edhe mjaftë dekadnte. Se tentimet që dëshirojnë ta ndajnë poezinë nga jeta (e këto lindin që atë çast, kur thuhet se poezia është art i vetës), janë dekadente nuk don shumë vështirësi që kjo të shihet.
Ata mbarojnë me "hedhjen e ngjyrës në pëlhurë" (siç është rasti me pikturën e Dadizmit), dhe me futjen e vargut në poezi pa asnjëfarë kuptimi. Finalja e kësaj tendence është shundi. Ajo siç të them, plotësisht shndërrohet në pleh letërar dhe kështu mbaron historia e saj.
Në letërsi ekziston një platformë ideo - estetike. Letërsia jonë ësshtë e madhe për nga vlerat ideo-estetike, pikërishst sepse është letërsi e cila është e jetës dhe jetësore, e shprehë atë dhe shkruet për të. Këto qëndrime vlejnë për të gjitha sferat e krijimtarisë, dhe gjithësesi edhe për poezinë.
P ë r m b a j t j a
Nga autori ----------------------------------------------------
Rreth jetës së autorit ------------------------------------------------
Pos skriptum -----------------------------------------------------
Parathënie ---------------------------------------------------------
P j e s a e p a r ë
Jul Variboba ----------------------------------------------
Voskopoja dhe roli i saj kulturor --------------------------
Theodor Kavalioti ----------------------------------------------
Mjeshtër Danili -------------------------------------------------
Gjon Buzuku -----------------------------------------------------
Muhamed Çami -----------------------------------------------------
Jeromin De Rada ----------------------------------------------------
Fan Stelian Noli -----------------------------------------------------
Konstatin Kristoforidhi ------------------------------------------------
Naim Bej Frashëri ---------------------------------------------------
Gjergj Millosh Nikolla - Migjeni --------------------------------------
Nga letërsia arabe -
Muhamed ibn Sulejman Fuduli ---------------------------------
P j e s a e d y t ë
Klasicizmi ------------------------------------------------------------------------------
Sentimentalizmi -----------------------------------------------------------------------
Romantizmi --------------------------------------------------------------------------------
Zhorzh Gordon Bajroni --------------------------------------------------------------
Viktor Hygo ---------------------------------------------------------------------------------
P j e s a e t r e t ë
Gjinitë letrare ---------------------------------------------------------
Lirika --------------------------------------------------------------------
Poezia epike -----------------------------------------------------------
Karakteristikat kryesore të epeve ------------------------------------
Llojet kaluese epiko lirike: poema - balada - romanca ---------------
Poezia epike në prozë ------------------------------------------------
Llojet e poezisë epike në prozë -------------------------------------------
Kompozicioni i veprës epike ----------------------------------------------
Stili dhe gjuha në veprën letërare ------------------------------------------
Klasifikimi dhe llojet e stilit ---------------------------------------------------
Si fitohet një stil i bukur ------------------------------------------------------
Gjuha letërare -------------------------------------------------------------------
Metafora -----------------------------------------------------------------------------
Metonimia ---------------------------------------------------------------------------
Sinedocia --------------------------------------------------------------------------
Përgjësimi -------------------------------------------------------------------------
Anedomani ------------------------------------------------------------------------
Funksioni jetësor i poezisë ----------------------------------------------------
Përmbajtja ------------------------------------------------------
Përpunimi teknik kompjuterik
gjuhësor, lekturimi dhe kompletimi
i dorshkrimit:
Prof. Ymarane Sulejmani
2011- ARCH-ST-FYROSLM

Classifications

Library of Congress KF639 .T9 1876

The Physical Object

Format Paperback
Pagination 120 p.
Number of pages 123
Dimensions /// x /// x /// inches
Weight /// grams

ID Numbers

Open Library OL6289622M
LC Control Number 33012933
OCLC/WorldCat 1907948

Read

No readable version available.

Borrow

Buy

Add an ISBN to link to booksellers

Lists

You could add A treatise on the lteratury to a list if you log in.

History Created April 1, 2008 · 7 revisions
Download catalog record: RDF / JSON / OPDS

February 22, 2012 Edited by 79.125.235.87 Rreth autorit Kushe di sa e sa breza shkencëtarësh i kushtuan orë të panumërta tempullit shkencor, lëximeve të ndryshme, studimeve dhe analizime të veprave nga shkrimet e famshme, nga fjalët e folura të shkrimeve shkencore, të cilët ndikuan fuqishëm në botën ku jetojmë, krijuan përcaktimin e moralit dhe të gjitha drejtimeve dhe shkencave të tjera. Në këtë tempull të privilegjuar veprojnë edhe njëmijë ngjyra të bukura të veprave të Sejfedin Sulejmanit, të cilat kurrë nuk vdesin. Këta vepra do të ndihmojnë miliona njerëz nëpër kohët e ndryshme për të qënë në frymën e diturive. Rreth autorit Kushe di sa e sa breza shkencëtarësh i kushtuan orë të panumërta tempullit shkencor, lëximeve të ndryshme, studimeve dhe analizime të veprave nga shkrimet e famshme, nga fjalët e folura të shkrimeve shkencore, të cilët ndikuan fuqishëm në botën ku jetojmë, krijuan përcaktimin e moralit dhe të gjitha drejtimeve dhe shkencave të tjera. Në këtë tempull të privilegjuar veprojnë edhe njëmijë ngjyra të bukura të veprave të Sejfedin Sulejmanit, të cilat kurrë nuk vdesin. Këta vepra do të ndihmojnë miliona njerëz nëpër kohët e ndryshme për të qënë në frymën e diturive. not note
February 22, 2012 Edited by 79.125.235.87 Added new cover
February 11, 2012 Edited by Anand Chitipothu Reverted bad edits.
February 8, 2012 Edited by 79.125.239.33 Edited without comment.
April 1, 2008 Created by an anonymous user Initial record created, from Scriblio MARC record.