It looks like you're offline.
Open Library logo
additional options menu
Last edited anonymously
July 16, 2010 | History

Hakif Bajrami

TË DHËNA BI0BIBLIOGRAFIKE PËR PROF. DR. HAKIF BAJRAMIN

Prof. Dr. Muhamet Pirraku

“E vërteta mund të plaket, por ajo kurrë nuk vdes”- Volter-i

Profesor Doktor Hakif Bajrami, pa asnjë krahasim, është historiani shqiptar më produktiv, me një origjinalitet historiografik filozofik e dokumentar që tejkalon kornizat e asaj që është ngulitur të thuhet – “Shkollë historiografike e Ali Hadrit”.
U lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar, me sukses shem¬bu¬llor, e kreu në Besianë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shko¬¬¬lli¬¬min e mesëm, në gjimnaz. Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padë¬shi¬ruar potencial për regjimin”. Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëko¬hësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Koso¬vës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shken¬core dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.
Në periudhën e ngritjes profesionale në fushë të dijes histo¬rio¬grafike, gjatë viteve të ‘70-ta të shek. XX, Profesor Hakif Bajrami, me financim familjar dhe shoqëror, hulumtoi në Bibliotekën Kombëtare të Serbisë, në Arkivin e Institutit Ushtarak, në Arkivin e Serbisë, në Arki¬vin e Jugosllavisë dhe në Arkivin e Sekretariatit të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë në Beograd, si dhe në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin e Kroacisë, në Zagreb, dhe në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë, e nisi të shquhet si gjurmues e ndriçu¬es veçanërisht i historisë shqiptare të Kosovës nën robërinë e Mbre¬të¬risë Jugosllave dhe të Luftës së Dytë Botërore, për çka do të deko¬rohet, më 1980, me dekoratën më të lartë të kohës në Kosovë, me ”Shpërblimin e Dhjetorit”.
Kjo i hapi rrugë që në një kohë shumë kritike për shkencën historiografike shqiptare të Kosovës, pikërisht nga shkurti i vitit 1981 deri në mars të vitit 1990, të mbante postin e drejtorit të Arkivit Shtetëror të Kosovës, porse një kohë i “pa dëshiruar”, meqë ishte nënshkrues i të ashtuquajturit - “Apeli 215” të vitit 1989 – “...për Repu¬bli¬kën e Kosovës në Kudër të Jugosllavisë!” Si pasojë, më 1990, do të pushohet nga detyra e drejtorit, e për faktin se do t’i bashkohet, me gjithë qenien, “Lëvizjes Gjithëpopullore Shqiptare për Faljen e Has¬më¬rive”, në shkurt të vitit 1991, me policë të armatosur do të nxirret nga ndërtesa e Arkivit, për t’u kthyer vetëm pas Fitores së Luftës Çlirimtare të UÇK-së. Profesor Hakif Bajrami nuk do të lakohet dhe, do t’u përkushtohet përpjekjeve për ta forcuar unitetin politik kombë¬tar shqiptar për Luftën Çlirimtare Shqiptare nga robëria serbo-jugos¬lla¬ve, për çka, më 1991, është dekoruar nga Klubet e Diasporës Shqi¬p¬tare në Zvicër.
Historiani ynë, Dr. Hakif Bajrami, në shekullin e tij të veprimtarisë shkencore i arriti të gjitha gradat shkencore, në afatet ligjore, deri në “Këshilltar shkencor”, ekuivalent me gradën “Profesorit ordinar”, dhe me kohë u propozua nga kolegët në kolektivin punues, kandidat për akademik të ASHAK-së, por nuk e plotësoi kushtin kryesor – “Të përshtatsh¬më¬risë politike jugosllave”. Për vlerat e veprës së tij historiografike fletë edhe “Dekorata e Posaçme Kombëtare”, ndarë, më 1997, nga “Minis¬t¬ria e Shkencës dhe Kulturës” dhe “Akademia e Shkencave të Shqi¬pë¬risë”, pikërisht në një kohë kur i ashtuquajturi “Pushtet Paralel” i LDK-së nuk urdhëronte që Prof. Dr. Hakif Bajrami të punësohej në Institutin Alba¬nologjik, ku, sipas deklarimit tim me shkrim, do t’a ndanim, përgjysmë, “rrogën” time prej 40 markash!?!, qartë për faktin se nuk e plotësonte kushtin politik të përkatësisë Lëdëkëiste, pasi në vitet 1995-1999 ishte anëtar i “Partisë Parla¬mentare”, dhe shquhej si prouçëkëistë e në vitet 1998/99 i përkiste “Timit” të Këshilltarëve politiko-diplomatikë në Zyrën e Përfaqësuesit Politik të UÇK-së, Liderit kombëtar, Zotëri Adem Demaçi, me seli legale publike në Prishtinë, sfidë kjo më e prekshme për pushtuesin!
Në fushë të diturisë historiografike Profesor Doktor Hakif Bajra¬mi është një det që ka thellësi dhe gjerësi ende të pa reflektuar në letër. Asnjë shënim biobibliografik për Hakifin nuk i përmban titujt e rreth 630 studimeve, punimeve fejtonistike historiografike dhe të përqasjeve politike të botuara në gazeta ditore dhe në revista shkencore shqip e serbokroatisht. Për këtu t’i rikujtojmë, së paku, vetëm titujt e Veprave të Profesor Hakif Bajramit:
1. Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;
2. Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;
3. Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;
4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;
5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;
6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);
7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;
8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;
9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;
10. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;
11. Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;
12. Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);
13. Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;
14. Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;
15. Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166;
16. Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;
17. Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;
18. Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;
19. Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;
20. Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;
21. Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;
22. Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;
23. Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;
24. Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;
25. Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;
26. Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;
27. Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;
28. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462;
29. Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedure për botim në libër);
30. “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;
31. Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.
Vlerë që nuk mund t’ia caktosh çmimin për rëndësinë shkencore e politike, janë një vistër i botimeve të dokumenteve arkivore historiografike, të siguruara nga Profesor Hakif Bajrami e të cilat, mjerisht, matrapazët e historisë, të cilët nuk kanë shkelë Derën e Arkivit, i vjelin si “Në bahçe te Babës!?!”
Të përmendim këtu vetëm disa syresh: “Konventa Jugosllave -Turke 1938” për dëbimin e shqiptarëve në Turqi, botuat më 1980; “Prememorjen e Gj. Bisakut, Sh. Kurtit dhe L Gashit, e vitit 1930, për gjenocidin ndaj Shqiptarëve në Jugosllavi, botuar më 1989; “Marrveshjen Xhentelmene Tito – Kyprili të vitit 1953, për dëbimin e shqiptarëve në Anadoll, botuar më 2002; “ Gjenocidi serb në Kosovë 1844-1999, botuar më 2002 dhe dorëshkrimi:
Duke përmbyllur pasqyrimin Biobibliografik për autorin e veprës: “Epoka e Adem Demaçit”, të cilën po e hapim për diskutim pu¬b¬lik, sot, do t’u mbetja borxh, kolegut tim dhe Juve, po të mos kon¬s¬tatoja: Profesor Doktor Hakif Bajramin e shqoi, në të gjitha situatat, guximi civil i pashoq në mbrojtje të dinjitetit të kombit shqiptar. Mori pjesë në shumë kongrese, simpoziume e konsulta shkencore e poli¬tike kombëtare e ndërkombëtare dhe, për e rreth historisë shqip¬tare, po¬le¬mizoi me shumë historianë serbë, kroatë, maqedonas, francezë, ma¬lazezë, rumunë, rusë e të tjerë. Meqë dëshmitë historiografike ish¬in, në të gjitha kohët, dëshmi për hisen shqiptare në Lirinë e prokla¬mu¬ar në Jugosllavinë Avnojiste, Dr. Hakif Bajrami ishte avokati më i merituar i Lirisë së shqiptarëve nën Jugosllavinë, jo pa rreziqe për je¬tën e tij. Për këtë fakt është dëshmi vepra historiografike e Hakifit, nga shkrimi i parë deri të vepra e sapo botuar, që na shërbeu për për¬qa¬sjen tonë publike historiografike e politike të sotme.
Libri: “Epoka e Adem Demaçit”, ka Parathënien dhe 17 krerë tematik historiografik, politik e polemizues, kurse në rolin e pasthënies paso¬j¬në dy vlerësime shumë afirmative për përmbajtjen e tekstit të librit, të botuar, fillimisht, në gazetën “Kosova Sot”.
Për hir të së vërtetës shkencore më duhet të konstatoj se autori dorëshkrimin e ka ngritur para disa vitesh, me një frymë krijuese e me një guxim intelektual konstant në shërbim të Lirisë së kombit, por në tekst ka ndërhyrë sapo mori vendim për ta publikuar, për t’ia dhënë edhe frymën e kërkesave aktuale të Kosovës dhe të ko¬m¬bit në përgjithësi, në një kohë, kur katërçipërisht shqiptarët po ndje¬hen të tradhtuar nga “liderët” partiak e “shtetëror” dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare e përçarë dhe, në vijimësi, mikluese e stimuluese për apetitet koloniale të gjakësorit serb, që kreu gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë, nën dri¬tën e Reflektorëve të KS të OKB-së dhe të NATO-s!?! Ngase tashti Pro¬fesor Hakif Bajrami ishte i rraskapitur nga një lëngim i gjatë, nuk ka arritur që t’i harmonizojë ndërhyrjet në dorëshkrimin e her¬shëm, e si rrjedhojë ndodhën përsëritje dhe ndonjë kundërthënie evidente. Këto mangësi krejt lehtë do t’i evitonte një dorë redaktoriali i stërvitur në fushë të dijes, e që i mungon këtij publikimi shumë të rëndësishëm për Mendimin historiografik politik shqiptar. Profesor Hakif Bajrami gjithsesi është i vetmi historian yni që ka argumente, guxim e dije teorike për të ndriçuar problema¬tikën historiografike politike, të themi, bashkëkohore, për të shërbyer si far për në të ardhmen e dinjitetshme të kombit shqiptar të sunduar nga shumë lider me specie të hidrës.
Realisht, vlera e librit “Epoka e Adem Demaçit” mund të shihet më qartë nëse Lexohet si parahyrje në leximin e veprës kapitale: “Dosja Demaçi”. Madje, po te shkelet teksti me laps do të shihet qartë se Profesor Hakif Bajrami sikur nuk e ka shkruar librin vetëm me qëllime parësore, të ndriçonte veprën e Madhorit historik të kombit shqiptar, as vetëm për të ndriçuar “Epokën e Adem Demaçit”. Shihet se pati një qëllim largvajtës: Duke nxjerrë para vetës një personalitet shqiptar, të pashoq midis të gjallëve, duke ia bashkuar personalitetet e kohës së tij e të më vonshëm, që u flijuan për lirinë edhe për të ardhmen e dinjitet¬sh¬me të popullit shqiptar, u përpoq të vijëzoj Liderin që i duhet kombit shqiptar, edhe aktualisht i copëtuar e i nëpërkëmbur nga armiqtë she¬ku¬llor dhe nga paaftësia e pavendosmëria e miqve aktualë të kombit shqiptar.
Në këtë drejtim, Profesor Hakifi, do të konstatojë: “Lideri është personi komplet që ka karakter të pathyeshëm, që e njeh detyrën deri në pro¬fe¬sion të përkryer, që ka kompetenca dhe ambicie për t’i realizuar vizionet, i cili nuk merret fort me faktin se si të punojë, por me impe¬rativin çka të punojë, duke e vërejtur realitetin me një guxim që vroj¬ton jo vetëm me sy, por vëren dhe punon me syrin e mendjes dhe të shpirtit për të bërë ndryshime kolosale në dobi të kombit dhe të njerëzimit”.
Shumë nga këto virtyte të Liderit për ta vë popullin në lëvizje për një të ardhme të denjë, natyrore, të kombit shqiptar, historiani Hakif Bajrami, veprimtar i shquar i çështjes shqiptare, i gjeti në të kaluarën jetësore të Adem Demaçit, i cili në rrugën e prijësit ideologjik kombëtar shqiptar me një mendje – Për një luftë të gjatë, me sakrifica individuale e kolektive të pa çmim, por e cila paevitueshëm do të kurorëzohet me fitoren e kombit. Për vendosmërinë e Adem Demaçit për t’a kurorëzuar jetën e vet me jetën e lirisë së kombit, flet qartë Betimi i Demaçit i saktësuar në një roman autobiografik: “Nxora bllokun nga xhepi i setrës dhe lapsin nga xhepi i brendshëm dhe mbi letrën e bardhë shkrova emrin e mbiemrin tim. Mora shkrepsën, të cilën, mëzi pas tri fërkimesh e ndeza dhe vura letrën mbi flakën e vogël. Letra mori flakë”. Vendosmëria e çelikosi, Adem Demaçin, për të qenë i papushtueshëm, inspirim për patriotët e gatshëm të sakrifikojnë për lirinë e kombit.
Vërtet, historiani i frytshëm, Hakif Bajrami është i vetëdijshëm se Li¬de¬ri është edhe farkëtim i kohës, megjithatë ndihet i dëshpëruar skajshmërisht: ”E them me kompetencë, se sot shqiptarizmi është mbushur me demagogë dhe per¬so¬nalitete të korruptuar, saqë edhe një herë po të lindte Demaçi, nuk do të kishte çka të bënte. Çështja shqiptare i ngjason asaj vjershës së Vaso Pashës....”!?!
Edhe Unë ndihem i frustruar, ndaj këtë paraqitje do ta përmbyllja me një kërkesë sublime të krahut tim, të përhershëm, edhe kur nuk mund ta shihja as fundin e Greminës në buzë të së cilës jetoja krenar: “...Ka ardhur koha që idealin e ardhmërisë mos ta shprehë vetëm Lideri, por atë ideal ta shprehë populli për t’u bërë kombi shqiptar ai që është dhe duhet të jetë!”
Suksese të reja në dije, Profesor Hakif!

Prishtinë, 2010

41 works Add another?

Sorting by Sorted by: Most Editions | First Published | Most Recent | Top Rated | Reading Log | Random

Showing all works by author. Would you like to see only ebooks?

  • Cover of: Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë, 1919-1941

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Met Podjeva-Babloku, 1888-1976

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht)

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Ismail Hasan Ajeti-Bushi
    First published in 1999 1 edition

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Aradhja Partizane “Bajram Curri

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Epoka e Adem Demaçit
    First published in 2009 1 edition

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Aradhja Partizane e Shalës

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Tragjedia e Tivarit
    First published in 1993 1 edition

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Bedri Pejani 1885-1946
    First published in 1994 1 edition

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Dosja Demaçi
    First published in 2003 1 edition

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2)

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Programi Kombëtar politik i shqiptarëve,

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1)

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today
  • Cover of: Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj

    My Reading Lists:

    Create a new list

    Check-In

    ×Close
    Add an optional check-in date. Check-in dates are used to track yearly reading goals.
    Today

History

Download catalog record: RDF / JSON
July 16, 2010 Edited by 67.252.181.162 Edited without comment.
July 16, 2010 Edited by 67.252.181.162 Added new photo
August 18, 2008 Edited by an anonymous user fix author name
April 1, 2008 Created by an anonymous user initial import